BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Sali Berisha përgjoi 821 herë Ilir Metën me anë të Visho Likës, 70 herë Edi Ramën, zhduken transkriptet e bisedave

Sali Berisha përgjoi 821 herë Ilir Metën me anë të
Zbardhen detaje të tjera rreth historisë së skandalit të përgjimeve në Shqipëri me protagonistë kryesorë Sali Berishën dhe dy ndihmësit e tij, përkatësisht, kreu i spiunazhit shqiptar, Visho Ajazi Lika dhe kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili ka firmosur të gjitha kërkesat e kryespiunit Visho Lika, për përgjimet parandaluese, në kundërshtim flagrant me nenin 6 të ligjit për Shërbimin Informativ Shtetëror. I vetmi zyrtar i lartë dhe personazh me interes në Shqipëri, që nuk figuron i përgjuar, është vetëm Sali Berisha, arkitekti, organizatori dhe truri i përgjimeve dhe survejimeve  në Shqipëri. Sipas burimeve nga njerëzit që kanë hapur letrat e Visho Likës, njeriu më i përgjuar dhe i survejuar nga Sali Berisha në Shqipëri, rezulton të jetë kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, faktori dhe aktori i dytë më i rëndësishëm i koalicionit në pushtet. Ilir Meta është përgjuar plot 821 herë për llogaritë politike të Sali Berishës. Gjatë vitit të fundit të mandatit qeverisës PD-LSI, Berisha e ka përgjuar sistematikisht Ilir Metën me anë të Visho Likës. Por, Meta është përgjuar deri në korrik të vitit 2014, për të mos thënë se përgjohet edhe aktualisht. 821 bisedat e Ilir Metës mësohet se janë transkriptuar vetëm për llogari të Sali Berishës. Vetë Meta deklaroi dje se ndjehet mirë dhe i vlerësuar që është përgjuar nga Berisha, për të cilin pohoi se i ka pasion përgjimet. Por, përtej humorit dhe shakasë, Meta shtoi se Visho Lika do të mbajë përgjegjësi ligjore për përgjimet e paligjshme. Nuk dihet me saktësi se cili ka qenë interesi i madh dhe parësor i Sali Berishës dhe i Visho Likës, për përgjimin e kryetarit të Kuvendit, pas largimit të tij nga koalicioni me PD, zgjedhjeve të 23 Qershorit dhe konstituimit të qeverisë së re. Gjithsesi, Meta rezulton se ka qenë objekti kryesor dhe qendror i makinerisë misterioze të përgjimeve të Sali Berishës. Ndërkaq, deputetë të Komisionit të Sigurisë kanë nisur një betejë me kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe kreun e SHISH, Visho Lika, për të hyrë në nuklin dhe celulën e përgjimeve në prokurori. Ka një rezistencë nga kryeprokurori dhe kreu i SHIH, për të mos lejuar deputetët, duke përdorur argumente dhe alibi të ndryshme. Nga ana tjetër, kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka pohuar se orkestruesit e përgjimeve kanë rënë në kurth, por ka një heshtje dhe tërheqja nga kryeministri Rama në raport me historinë e përgjimeve. 
 
Si u përgjua Edi Rama 
 
Kryeministri Edi Rama, është përgjuar me dhjetëra herë, por më pak se sa Ilir Meta. Sipas burimeve të sigurta, Edi Rama është përgjuar me intensitet të lartë para zgjedhjeve të 23 Qershorit dhe para zyrtarizimit të marrëveshjes me LSI. Kryeministri Edi Rama është përgjuar plot 70 herë. Gjurmët e përgjimit kanë mbetur në nuklin e survejimit. Interesi i Berishës konsistonte në informimin e planeve të Ramës, sa i takon aleancave dhe taktikave elektorale. Sipas burimeve, Rama dhe Meta nuk janë përgjuar duke folur me njëri-tjetrin, por me persona të tjerë. Adriatik Doçi 
 

Më të lexuarat