BREAKING NEWS
Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...
x
BREAKING NEWS
Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’
x
BREAKING NEWS
Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi
x
BREAKING NEWS
Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...
x
BREAKING NEWS
Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK
x
BREAKING NEWS
Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet
x
BREAKING NEWS
Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë
x
BREAKING NEWS
Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...
x
Serwer: Evropa ka qasje raciste ndaj shqiptarëve, nuk mund të ketë ndarje të Kosovës dhe as bashkim me Shqipërinë
Shkruar nga SOT.COM.AL 18 Prill 2015
Eksperti për çështjet në Ballkan, profesori Daniel Serwer, gjatë një ligjërate që pati me studentët e Kosovës që po qëndrojnë në një vizitë studimore në Washington Spring School, është shprehur se “Evropa ka qasje raciste ndaj shqiptarëve”.
Ai ka bërë këto komente duke folur për vonimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, proces ky i cili sipas tij, është i stërvonuar dhe i pajustifikueshëm nga Evropa. Gjithashtu ai ka komentuar edhe mbi idenë e ndryshimit të kufijve në Ballkan, gjë të cilën ai e konsideron hapje të “Kutisë së Pandorës”.
“Nuk mund të ketë as ndarje të Kosovës dhe as bashkim me Shqipërinë. Ndryshimi i kufijve është hapje e 'Kutisë së Pandores' dhe kjo nuk i duhet Amerikës dhe aleateve tanë në Evropë”, tha Serwer.
Duke folur për Gjykata Speciale, ka vlerësuar se Gjykata Speciale është rezultat i dështimit të sistemit gjyqësor te Kosovës, në njërën anë, dhe përkushtimit dhe insistimit serb tek ndërkombëtaret që kjo të bëhet, në anën tjetër.
“Zhvillimi i Kosovës varet nga përgjegjësia që marrin qytetarët e saj për fatin e tyre dhe nga vendosmëria e tyre për te çuar në vend idealet që kanë pasur”, tha ai, duke shtuar se "Çështja shqiptare sot nuk është prioritet në Washington. Fatkeqësisht, ka shume prioritete më të mëdha me të cilat ballafaqohet politika e jashtme amerikane tani – si: ISIS, Korea e Veriut, Irani, etj.”
“Prandaj, sot më shumë se kurrë shqiptarët duhet të punojnë intensivisht në Washington që të mbesin sa më lartë në agjendën Amerikane dhe të kenë përkrahjen e Washingtonit në vazhdimësi…”, është shprehur Server.