BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

SHBA paralajmëron Berishën si në ’96: Qeveria e korruptuar në çdo qelizë, gjykatat të kapitulluara, institucionet në duart e familjes

SHBA paralajmëron Berishën si në ’96: Qeveria e korruptuar

Ndërsa KQZ është kthyer në mollë sherri mes SHBA dhe Sali Berishës, Departamenti Amerikan i Shtetit përvëlon dhe fundos qeverinë shqiptare. Shteti më i fuqishëm i planetit konstaton se qeveria e Sali Berishës është e korruptuar në çdo qelizë, ndërsa sistemi i drejtësisë shqiptare ka kapitulluar përballë ministrave të zhytur në korrupsion dhe afera. Më konkretisht, ky është konstatimi tronditës i Departamentit Amerikan të Shtetit, i shprehur në raportin vjetor për të drejtat e njeriut. Vetëm dy muaj para zgjedhjeve, DASH ka nxirë përfundimisht qeverinë Berisha, duke i rrëzuar kartën e duarve të pastra. Ashtu siç edhe kanë konstatuar organizmat e tjera ndërkombëtare, edhe Departamenti Amerikan i Shtetit deklaron se qeveria Berisha është e korruptuar në çdo degë të saj. Në raport thuhet gjithashtu se Sali Berisha është një rrezik për demokracinë, pasi ka marrë të gjitha institucionet, ndërsa po instalon një shtet policor dhe dhune. Në raport, SHBA, ashtu si në vitin 1996, e paralajmërojnë Berishën të mos prekë zgjedhjet e 23 Qershorit. Në ’96 amerikanët i kërkuan Berishës të përsëriste zgjedhjet në 40 zona zgjedhore, pasi kishte manipuluar me dhunë votat. Berisha nuk e mori parasysh këtë kërkesë dhe e çoj vendin drejt trazirave për të mbajtur karrigen. Asokohe reagimi i amerikanë ishte fatal për Berishën, pasi e larguan me luftë nga pushteti. Në të njëjtën situatë jemi edhe tani. SHBA i thanë Berishës se nuk mund të ketë zgjedhje me këtë KQZ. Ndërkohë, Berisha i bën thirrje opozitës të mos i sjellë po të dojë anëtarët.“Korrupsioni i kudogjendur në të gjitha degët e qeverisjes, e sidomos në sistemin e drejtësisë, mbeti një problem serioz. Axhenda e reformave, në veçanti lufta kundër korrupsionit, faktikisht ngeci teksa partitë politike e zhvendosën vëmendjen e tyre tek zgjedhjet kombëtare të vitit 2013. Institucione shtetërore thellësisht partiake, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, minuan të drejtat e qytetarëve për të sfiduar drejtpërdrejt ligjet dhe për të marrë pjesë plotësisht në qeverisjen e tyre. Konsolidimi i vazhdueshëm i pushtetit në duart e partisë në pushtet gërryejti më tej besimin publik në pavarësinë e institucioneve të vendit. Mënjanimi dhe abuzimi i bashkësive rome dhe egjiptiano-ballkanike ishin probleme të rëndësishme të të drejtave të njeriut. Probleme domethënëse ishin edhe rrahja nga policia dhe keqtrajtime të tjera të të dyshuarve gjatë ndalimit dhe marrjes në pyetje, hera-herës për t’u nxjerrë rrëfime”, konstaton raporti.

Korrupsioni

Departamenti Amerikan i Shtetit deklaron se njerëzit e zyrtarët e lartë të korruptuar lëvizin nga një post në një post tjetër, duke sfiduar drejtësinë. Raporti konstaton se sistemi i drejtësisë ka kapitulluar para bajlozëve të korrupsionit. “Përpjekjet e qeverisë për të ndjekur penalisht zyrtarët që kryenin abuzime ishin sporadike dhe jokonseguente. Shumë zyrtarë të qeverisë dhe politikanë në përgjithësi, ashtu si dhe gjykatës, gëzonin imunitet nga ndjekja penale, dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ia dilnin të shmangnin ndjekjen penale. Disa zyrtarë të niveleve më të ulëta u ndëshkuan për abuzime. Disa zyrtarë të qeverisë që ishin të implikuar qartësisht në raste abuzimesh u lëvizën dhe iu dhanë poste të tjera në qeverisje pa ndonjë ndëshkim”, thuhet në raport. Po ashtu, raporti konstaton edhe probleme të tjera. “Probleme të tjera përfshinin dhunën në familje dhe diskriminimin kundër gruas, abuzimin e fëmijëve, si dhe diskriminimin mbi bazë orientimi seksual dhe identiteti gjinor. Vazhduan të raportoheshin raste të trafikimit të personave”, thuhet në raport.

Liria e medias

Sa për lirinë e medias, duke nënvizuar edhe njëherë se ligjet e vendit njohin lirinë e shprehjes, raport i Departamentit të Shtetit shton se ka patur forma presioni direkte dhe indirekte ndaj medias. Një ndër to DASH përmend shpërndarjen e reklamës shtetërore, ndërsa rendit edhe rastin gjobës ndaj Top Channel për rastin e denoncimit të ish-ministrit të Kulturës, Ylli Pango. Raporti nënvizon edhe kontrollin e plotë të qeverisë mbi linjën editoriale në Radio-televizionin Publik.

DASH, zgjedhjet e 2009 jashtë standardeve  

Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar se zgjedhjet e 2009 nuk i plotësuan standardet e kërkuara edhe pse u vlerësuan nga OSBE. “Republika e Shqipërisë është një demokraci parlamentare. Kushtetuta ia vesh autoritetin legjislativ parlamentit me një dhomë (Kuvendi), i cili zgjedh si kryeministrin ashtu edhe presidentin. Kryeministri kryeson qeverinë, ndërkohë që presidenti ka pushtet të kufizuar ekzekutiv. Në vitin 2009, vendi zhvilloi zgjedhje parlamentare, të cilat Zyra për Institucionet Demokratike dhe Të Drejtat e Njeriut (ODIHR) e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE) i përshkroi se kishin bërë përparim krahasuar me zgjedhje të mëparshme, por nuk realizuan plotësisht angazhimet e OSBE-së. Forcat e sigurisë raportojnë pranë autoriteteve civile”, thuhet në raportin e DASH. Në raport thuhet gjithashtu se e gjithë vëmendja është zhvendosur tek zgjedhjet e 23 Qershorit, duke shtuar se qeveria ka harruar qeverisjen e vendit.

DASH: Ina Rama u hoq para mbarimit të mandatit

Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin për Shqipërinë, ka deklaruar se mazhoranca qeverisëse e ka shkarkuar kryeprokuroren Ina Rama para se t’i mbaronte mandati. Në raport thuhet se qeveria sfidoi kryeprokuroren, duke u hakmarrë ndaj saj. “Më 7 dhjetor, Kuvendi miratoi kandidaturën Presidenti Nishani për Prokurorin e Përgjithshëm, duke hequr nga detyra Prokuroren Përgjithshme Ina Rama para përfundimit të mandatit të asaj. Shumë dijetarë ligjore argumentuar se mandati i saj kushtetues mbaronte më vonë. Vëzhguesit vërejtën se ishte një veprim për sfiduar aftësinë e Prokurorit të Përgjithshëm për të hetuar zyrtarë të lartë të qeverisë”, thuhet në raport. Në raport trajtohet edhe çështje e pronave. “Një numër i madh të kërkesave për pronën private dhe fetare të konfiskuara gjatë epokës komuniste, mbetën të pazgjidhura. Disa ekspertë pohojnë se, duke pasur parasysh ritmin e ngadaltë të kthimit, qeverisë do t’i duhet 30 vjet për të përfunduar procesin”, thuhet në raport. Adriatik Doçi