BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

SHBA-Rusi luftë të ftohtë në Tiranë, dy ambasadorët në garë për të fituar mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën

SHBA-Rusi luftë të ftohtë në Tiranë, dy
Beteja mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë për Ukrainën ka përfshirë edhe Republikën e Shqipërisë. Edhe pse Shqipëria njihet për rolin e saj modest në politikën ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë nisur një fushatë lobimi në vendin tonë, për të fituar sa më shumë mbështetje për politikat e tyre në Ukrainë. Ambasadori amerikan dhe ai rus në Tiranë kanë nisur një fushatë intensive lobimi për të fituar mbështetjen e Shqipërisë sa i takon përplasjes për Ukrainën. Ndonëse Shqipëria konsiderohet ndër vendet më pro-amerikane në planet, Rusia ka shfrytëzuar të gjitha rrugët dhe burimet diplomatike, për t’i paraqitur Shqipërisë versionin e saj për çështjen e Ukrainës dhe Krimesë. Nga ana tjetër, edhe pse influenca amerikane dominon në Shqipëri, SHBA u ka kërkuar Shqiptarëve që të mbështesin lirinë e Ukrainës. Kështu, ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka postuar një video- mesazh në faqen e internetit të ambasadës, duke u bërë thirrje shqiptarëve që të mbështesin pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës. Arvizu thotë se shqiptarët janë të përkushtuar fort pas demokracisë, ndaj duhet të mbështesin zgjedhjet presidenciale të 25 majit në Ukrainë. “Miqtë e mi jam këtu për t’ju kërkuar që të bashkoheni me mua dhe të gjithë Ambasadën Amerikane, si dhe me SHBA-të në mbështetje të demokracisë. Unë ju kërkoj që të bashkoheni me ne për pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës, për të nënvizuar rëndësinë jetike për zgjedhje presidenciale të lira dhe të drejta në Ukrainë, më 25 Maj. Gjatë qëndrimit tim këtu në Shqipëri unë kam qenë dëshmitar i përkushtimit të fortë dhe të palëkundur që shqiptarët kanë për demokracinë. Prandaj dhe unë besoj se kjo çështje është e rëndësishme për të gjithë ju. Ju e dini vlerën e demokracisë, sepse ju keni jetuar shumë vjet në mungesën e saj. Ju e dini çmimin e lirisë, sepse ju keni luftuar për të”, ka theksuar Arvizu. 
 
Ambasadori rus 
 
Ambasadori rus në Tiranë, Leonid Grigorieviç Abramov, ka publikuar një material në gjuhën shqiptare, ku denoncon padrejtësitë që u janë bërë rusëve në Ukrainë. Ambasadori rus liston me dhjetëra denoncime dhe akuza ndaj autoriteteve të Ukrainës, me qëllim për të bindur shqiptarët se Rusia ka të drejtë. Leonid Grigorieviç Abramov propozon që faktet e tij të botohen në media. 
 
Arvizu kërkon mbështetje
 
Ambasadori amerikan bëri thirrje për një qëndrim të unifikuar për Ukrainën. “Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të vendosë për t’i dhënë popullit ukrainas që të vendosë vetë për të ardhmen e tij dhe t’i japë atij mundësinë e të marrit frymë nëpërmjet një procesi demokratik. Kjo është arsyeja se përse ne kërkojmë nga ju, populli shqiptar që të bashkoheni me ne dhe aleatët tanë ndërkombëtarë. Të bashkoheni me ne në mbështetje të zgjedhjeve të 25 Majit në Ukrainë. Të bashkoheni me ne në mbështetje të demokracisë. Një zë i përbashkët SHBA, Shqipëria dhe aleatët tanë. Të bashkuar për Ukrainën. Të bashkuar për demokracinë. Të bashkuar për lirinë”, tha ai. 
 
Pjesë nga dokumenti i ambasadorit rus 
 
-1 prill- Profesori i Filologjisë ruse të universitetit shtetëror të Karkovit, doktor i shkencave filologjike, 77 vjeçari A.Mihilev u detyrua të jepte dorëheqjen nga puna nën trysninë e drejtorisë së universitetit. E detyruan të jepte leksione dhe të shkruante punët shkencore dhe filologjike të gjuhës ruse vetëm në gjuhën ukrainase.
-2 prill- Në Jug-Lindje të Ukrainës Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SHSU), organizon gjuetira kundër përkrahësve të federalizimit të vendit. U arrestua aktivisti esmer i “antimaidanit” nënshtetas i Letonisë Benes Aion.
-2 prill- Rojet kufitare të Ukrainës në mënyrë të përsëritur nuk lejuan grupin e xhirimit të televizionit rus RenTv. Gazetarit R.Superi dhe operatorit P.Kasikin në pasaportë iu vunë vulat “ i ndalohet hyrja në Ukrainë”.
Vetëm për një javë nga 26 marsi deri në 2 prill nga Kievi, Donjecku dhe Odesa janë deportuar 8 grupe xhirimi të televizioneve ruse.
-3 prill- Në qytetin e Lvovit rreth 50 përfaqësues lokalë të “vetëmbrojtjes së maidanit” mësynë në zyrën e drejtorit të drejtorisë rajonale ??? B.Mishakut dhe e detyruan të shkruajë deklaratë për dorëheqje.
 
- Natën e 6 duke u gdhirë 7 prill- në fshatin Novofedoroskvoe të krahinës së Sakskit të Republikës së Krimesë një grup ushtarakësh ukrainas rreth 10 veta sulmuan pikën e kontrollit të kalimit (PKK) të njësisë ushtarake ruse dhe kapanonin e garnizonit. Sulmuesit hodhën gurë dhe thyen xhamat e PKK-së, pastaj u drejtuan kapanonit ku ndodhi përplasja e tyre me punonjësit e ruajtjes së rendit dhe me ushtarakët të patrullës së garnizonit rus.
- 7 prill- Shërbimi i sigurisë së Ukrainës detyroi kryetarin e degës misionare të dioqezës së kishës ortodokse të Ukrainës të patriarkatit të Moskës Oleg Morjakun të lërë vendin.
- 7 prill- Në Kiev rreth 100 aktivistë të “vetëmbrojtjes së Maidanit”, “Sektorit të djathtë”dhe “Automaidanit”bllokuan ndërtesën e Gjykatës së Lartë të Ukrainës ku duhej të zhvillohej kongresi i gjykatësve të Ukrainës. Aktivistët nxorën prej andej rreth 70 nëpunës dhe gjyqtarë nën thirrjet “ turp” dhe “lustracion”. Në dalje të ndërtesës së Gjykatës së Lartë disa radikalë sulmuan ish ministrin e drejtësisë së Ukrainës A.Lavrinovicin.
-7 prill- Autoritetet e Kievit vendosën të shtypin me forcë lëvizjen për federalizmin e vendit. Presidenti i Ukrainës, kryetari i Rades së Lartë A.Turcinov në daljen e tij njoftoi për fillimin e “ masave antiterroristike” kundër “separatistëve të armatosur” në krahinat e Donjeckut,Luganskit dhe Kharkovit. Me urdhër të ministrit të brendshëm të Ukrainës A.Avakovit në krahinat Jug-Lindore të vendit janë dërguar njësitë speciale të policisë nga Perëndimi i Ukrainës, trupat e “Sektorit të djathtë” të cilët janë të “ gatshëm të zgjidhin detyrat operative pa i kushtuar vëmendje veçorive në vend”.
-Natën- e 7 duke u gdhirë 8 prill- komentatori i stacionit televiziv “Zvezda” Maksim Dodonov u ndalua nga rojet kufitare të Ukrainës në aeroportin e Doneckut. Gazetarin e mbajtën shtatë orë në të “ashtuquajturën” dhomë pushimi, derisa rrobat dhe dokumentet e tij u kontrolluan nga punonjësit e shërbimeve special. Pas kësaj atij i propozuan të blinte vetë biletën e kthimit në biznes klas. Sipas fjalëve të gazetarit kur policia kufitare e shoqëroi në bordin e avionit asnjë nga ekuipazhi nuk u habit, më mbrapa bashkë me të u bashkuan edhe kolegë gazetarë të “Stacionit televiziv të pestë” të Shën-Petërburgut”, gjithashtu dhe të stacionit televiziv “ Podmoskovie”.Gjithashtu po atë ditë nga territori i Ukrainës u depërtua gazetari i stacionit televiziv “Life plus”.
 
-8 prill- Në qytetin Odesë persona të paidentifikuar njollosën monumentin në kujtim të viktimave të Holokaustit që është i vendosur në sheshin Tulbihin. Në monumentin bardhë e kuq ishte vizatuar kryqi i thyer gjithashtu dhe simboli neonazist “ grepi i ujkut” Gjithashtu u njollosën edhe disa dhjetëra varre të hebrenjve në varrezat e Tairovskit: me ngjyrë të zezë ishin vizatuar kryq i thyer Në gardhin e varrezave ishin shkruan mbishkrime: “ Vdekje hebrejve”, “ Sektori i djathtë”, “Lavdi Ukrainës”.
- 8 prill- Në qytetin Lvov disa dhjetëra përfaqësues të “Sektorit të djathtë” pushtuan ndërtesën e prokurorisë së qarkut të Lvovit që t’i kërkonin dorëheqjen të emëruarit nga qeveria e Kievit prokurorit V.Guralja, i cili arriti të fshihej.
- 8 prill Në Kiev pranë ndërtesës së Rades së Lartë marshuan patrulla të neonazistëve me kërkesën “ burg për mbajtje të shiritave të georgevskit dhe simboleve të tjera ruse”.
- 8 prill- Deputetët e Rades së Lartë miratuan amendamente në kodeksin penal të Ukrainës, që rriste dënimin për “separatizëm”, gjithashtu dhe ligjin për lustracionin e gjykatësve.
145 deputetë do t’iu nënshtrohen hetimeve për përfshirje në ndalimin e zhvillimit të protestave masive në Maidan dhe në nxjerrjen e pjesëmarrësve të tyre para përgjegjësisë.
Kërcënime të vashdueshme nga përfaqësuesit e regjimit të Kievit në adresë të banorëve të Jug-Lindjes të Ukrainës, që kërkojnë federalizimin e vendit, të cilët i quajnë “separatista” dhe “brumbuj”
 
-8 prill- Andrej Malishkin, gazetar i Ria Novosti u zbrit nga treni i Moske-Lugansk nga rojet kufitare të Ukrainës. Gjithashtu atij ju refuzua hyrja në territorin e vendit me frazën “ pamjaftueshmëri e mjeteve financiare për qëndrim në territorin e Ukrainës”.
-8 prill- Punonjësit e administratës shtetërore të qarkut të Karkovit nuk e lejuan gazetarin e Ria Novostit në ekskursionin e organizuar për gazetarët në lidhje me lirimin natën të godinës administrative nga mbështetësit e protestuesve të federalizmit. Gazetari i Ria Novostit ju refuzua në fletëhyrjen me motivacionin që ai përfaqëson shtypin rus.
- 9 prill- Aktivistët e “Sektorit të djathtë” deklaruan se ata kanë qëlluar me veze kandidatin për president të rajonit Oleg Carev në Nikolaev dhe bënë me të “punë sqaruese fizike”. Në Nikolaev “Sektori i djathtë” e pengoi Carevin të organizonte provokacione antiukrainase.
- 10 prill- Drejtori i Radiot televizionit të Qarkut të Luganskut u shkarkua nga detyra me vendim të Komitetit shtetëror të Ukrainës për transmetimet radiotelevizive.
- 10 prill- Rojet kufitare ukrainase vazhdojnë të mbushin listat e gazetarëve rus si “persona non grata”. Nga treni që po shkonte në Donjeck zbritën gazetarin special të gazetës “Komersant”Andrej Kolesnikov dhe fotoreporterin e gazetës Dimitrij Azarov.
 
 

Më të lexuarat