BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Shenasi Rama: Ja pse Sokol Olldashi u hoq qafe nga vëllazëria kriminale e Tiranës

Shenasi Rama: Ja pse Sokol Olldashi u hoq qafe nga vëllazëria
Shenasi Rama, Lideri i Lëvizjes së Dhjetorit ’90, njohës i thellë i dramës së pluralizmit shqiptar, është i qartë, i prerë dhe i drejtpërdrejtë në komentin dhe qëndrimin e tij sa i takon raportit të prokurorisë, për vdekjen misterioze dhe enigmatike të Sokol Olldashit. Shenasi Rama, jo vetëm mendon se Sokol Olldashin e kanë hequr qafe, por parashtron edhe disa arsye se pse Olldashi u eliminua nga vëllazëria kriminale e Tiranës. “Mbyllja e hetimeve për rastin e Sokol Olldashit është një pikë tjetër kritike në rrugën e krimit të parisë së Tiranës. Është një fakt i pakontestueshëm që Sokol Olldashi është hequr qafe, e meqë në Tiranë ka një omerta, besë gjaku e vëllazërie kriminale midis të gjithë palëve të parisë, fajtore për vrasjen e për mbulimin e gjurmëve e të hetimit është e gjithë paria e Tiranës. Të dhimbset e ëma dhe vuajtjet e familjes, mirëpo në politikë nuk ka balancë midis vuajtjeve tuaja e përgjegjësive që merr përsipër. Kur hyn në politikë ose i shërben popullit tënd, ose një grupi që ka interesa të caktuara. Ky është standardi dhe më e lehta që mund të thuhet është se Olldashi zgjodhi të mos i shërbente popullit të vet. Megjithatë, ky rast është tejet domethënës edhe për arsyet e mëposhtme”, pohon Rama. 
 
Arsyet e eleminimit të Olldashit 
 
Shenasi Rama liston disa arsye se pse Olldashi u hoq qafe. “Së pari, Sokol Olldashi ishte një pikë lidhjeje kritike midis segmenteve të caktuara të parisë së Tiranës, edhe pse i përdorur nga Sali Berisha, nga një anë me një grup në PD që shihte një mundësi me dalë si më vete, e nga ana tjetër me Edi Ramën dhe koalicionin e ngjalave që kishte interes jetik më e copëzuar PD-në si mjet presioni. Gabimi i tij ishte se ai mendonte se mund të luante kundër të gjithëve e me të gjithë, dhe kur të gjithë u bënë bashkë ta hiqnin nuk pati askënd që me e mbrojtur sepse as nuk u lidh me popullin e vet, as me të drejtën, por me interesat e gabuara e me njerëz të pabesë e pa vlera. Së dyti, ajo që e lidhte me të gjithë palët ishte trafiku dhe veset si kumari, korrupsioni dhe interesat e klaneve të fuqishme të krimit me të cilat ai kishte lidhje të forta dhe që e mbajtën në politikën e zvetënuar të Tiranës”, thekson ai. 
 
Pabesia 
 
Rama shton se reagimet pas vdekjes së Olldashit tregojnë se sa të lidhur janë palët e parisë së Tiranës. “Së treti, ky rast tregon se sa të lidhur janë palët e parisë që e qanë me ligje, bënë ca shkrime të neveritshme ku na dolën miq e vëllezër të tij dhe e mbyllën rastin pa e zgjidhur aspak.  Së katërti, kjo tregon se deri ku shteti jonë kontrollohet nga politika, dhe nuk kanë farë pavarësie, por është një shtet i kapur, i kapur nga të gjithë anët dhe në të gjithë anët është krimi në krye të të cilit është paria e Tiranës. Së pesti, ky rast është një shenjë tjetër se duhet ndërruar sa më shpejt që të jetë e mundur rruga e krimit ku jemi futur, se duhet të bëjmë shtetin tonë, me ata njerëz të pastër që kemi, e që nuk janë pak dhe ti japim popullin fillimin e ri që meriton. Ndryshe do të vazhdojmë të ecim në këtë rrugën drejt ferrit e në fund, mbas të gjithë të këqijave do të gjejmë të keqen më të madhe, sepse e keqja nuk ka fund”, tha ai. Adriatik Doçi 
 

Më të lexuarat