BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Shenasi Rama: PD shportë karavidhesh në shërbim të interesave të Trustit të Gështenjave të Tropojës

Shenasi Rama: PD shportë karavidhesh në shërbim të
Z. Basha do ta vazhdojë sa të mundet që të rrijë mbi ujë e do e mbyllë karrierën si njeriu i Berishës, por edhe i Metës, varet se si e shohin këta të dy vendin e tij në lojë dhe gjithnjë e ka një rrugë për Bashën të dalë personalisht i padëmtuar anipse politikisht i djegur. Mirëpo, në lidhje me këto reformat që përmendni, PD është një shportë karavidhesh politike dhe klanesh mafioze lokale, Berisha është strumbullari dhe shpirti i PD dhe nuk ka shanse që Basha të bëjë një parti të vetën sa të jetë Sali Berisha gjallë. Përpjekjet e tija për të ndërtuar një parti në dukje moderne, me struktura cilësore janë të dënuara që të dështojnë sepse as nuk bëhet bukë me krunde por edhe pse pushtetin Saliu ia jep me pikatore e duke ndërtuar alternative në të gjithë degët etj. 
 
Por, përtej Bashës, në nivel të shtetit, duhet thënë se janë tre përpjekje për të ngritur të djathtën shqiptare. Njëra është përpjekja e parisë së Tiranës për të ndarë ata që nuk janë pjesë e saj dhe për të përdorur ndasitë shoqërore që mbajnë bashkë mbështetësit e tyre; partitë që janë vijuese të PPSH-së kanë shumicën e mbështetësve dhe duke u vetëquajtur të majtë, i klasifikojnë të tjerët si të djathtë. Edhe pse këta janë të gjithë të organizuar në klane të ndryshme prapë e ruajnë identifikimin me shtresën nga vijnë. E dyta, është përpjekja e PD-së që me ndërgjegje mbështet këtë projekt të pandryshuar të parisë, por që përpiqet që të mbledhë rreth vetes të përndjekurit politikë të sistemeve të mëparshme, militantët politikë, të pakënaqurit e të gjithë llojeve dhe armiqtë e familjeve të palës tjetër, ata që përfituan nga qeverisja e saj dhe të indoktrinojë sa më shumë që të mundet nga brezi i ri në shërbim të interesave të familjes Berisha dhe të Trustit të Gështenjave të Tropojës. Alternativa e tretë e të djathtës nuk është e pranishme në politikën e përditshme në shtetin shqiptar, dhe natyrisht nuk i jepet fare vend në mediat e kontrolluara nga paria e Tiranës. Por, kjo është një alternativë moderne, ideologjikisht e konsoliduar, e mbështetur në nevojat e vërteta të shqiptarëve dhe që ofron zgjidhjet e duhura në këtë kohë e në kushtet që jemi. Kjo alternativë është kombëtarizmi shqiptar. Pavarësisht daljes së disa sharlatanëve e demagogëve që u munduan të përfitojnë për vete, dhe që e përdorën këtë alternativë për qëllime arriviste e të momentit, shihet qartë se me njerëzit e duhur, në kohën e duhur dhe vendosmërinë e duhur, kjo alternativë ofron zgjidhjen e nevojshme. Alternativa e vërtetë e të djathtës nuk janë njerëzit, por ideologjia dhe parimet kombëtariste. Njerëzit gabojnë, parimet nuk gabojnë dhe ne kemi përvojat e kombeve të tjera që kanë qenë të suksesshme pikërisht për këtë gjë, sepse ndoqën pikërisht këtë rrugë.
 
Ka ardhur koha për një fillim të ri. Nevoja për ndryshim është e pashmangshme dhe forcat e reja politike që do lindin, duhet të kuptojnë mirë se cilat janë rrugët e ndryshimit të vërtetë. Ndryshimi duhet mbështetur në vlerat e vërteta të një populli si shqiptarët, dhe në një projekt të ri modernizues, të balancuar, dhe të mbështetur në themelet e forta. këtë mund ta bëjmë vetëm duke ndërtuar një shoqëri që do të mbështetet në parimet e mëposhtme. Së pari, në identitetin e padiskutueshëm të shtetit-komb. Së dyti, në një sistem politik demokratik, me një sistem zgjedhor proporcional por me shtrëngesa të forta ligjore që nuk lejojnë tepritë në sjelljen e politikanëve e që nuk pengojnë qeverisjen e mirë. Së treti, në një administratë shtetërore të pakorruptueshme e të mbështetur në ligj me shtrëngesa shembullore e drastike. Së katërti, në një ekonomi tregu të institucionalizuar ku i jepet përparësi prodhimit kombëtar dhe ku sukseset dhe arritjet e njerëzve më të zotë, ndihmojnë në rritjen e zhvillimin e njerëzve të mirë. Së pesti, në një politikë të jashtme të bazuar në interesin shtetëror-kombëtar. Së gjashti, në luftën e pakompromis kundër krimit e kundër të keqes në çdo formë që të materializohet e keqja shoqërore brenda llojit. Së shtati, në krijimin e në kultivimin e vlerave të vërteta të një shoqërie që krijon mundësi për të gjithë shqiptarët e qytetarët me aq sa i kemi mundësitë e kushtet. Së teti, në kultivimin e vlerave të një shoqërie civile efektive që është baza dhe shtrëngesa kryesore mbi të keqen, shoqërinë dhe strukturat institucionale. Së nënti, në ndërtimin dhe konsolidimin e strukturave të shërbimeve shoqërore si edukimi, shëndetësia, e mbrojtja e fëmijëve dhe e pensionistëve. Së dhjeti, ndërtimi i një sistemi përfaqësues politik që të funksionojë për zgjedhjen e udhëheqësive që do të mbahen nën kontrolle të forta nga shoqëria e nga strukturat administrative institucionale.
 

Më të lexuarat