BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Sherr në Komisionin për Dekriminalizimin, PS hedh poshtë paketën e PD, LSI kundër mbylljes së komisionit, s’ka konsensus

Sherr në Komisionin për Dekriminalizimin, PS hedh poshtë
Mbledhja e dytë e Komisionit të posaçëm të Dekriminalizimit është karakterizuar nga debate dhe nga mungesa e gjuhës së kompromisit mes dy palëve politike. Ashtu si në mbledhjen e parë,  deputetët e mazhorancës dhe opozitës nuk ranë dakord për paketën që do të pastrojë politikën shqiptare nga njerëzit e krimit. Ndërsa qeveria prezantoi dje paketën e saj për pastrimin e politikës nga të inkriminuarit, deputetët e majtë në Komisionin e Dekriminalizimit hodhën poshtë paketën e Partisë Demokratike, duke e vlerësuar atë si në kundërshtim me propozimet e Komisionit të Venecias. Po ashtu, deputetët diskutuan edhe një herë mbi të drejtën e komisionit të përkohshëm për të bërë ndryshime në Kushtetutë. Në debat u përfshi edhe deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho që kërkoi prezantimin e paketës së qeverisë në komision. 
 
Qëndrimet e kundërta
 
Deputeti i Partisë SocialisteTaulant Balla deklaroi dje në nisje të diskutimeve se, komisionit të përkohshëm i ka mbaruar afati dhe nuk ka të drejtë të bëjë ndryshime kushtetuese. “Ky komision e ka ezauruar mandatin e tij dhe është Kuvendi që duhet të shprehet mbi variantin e duhur të një ligji për legjitimitetin e personave që zgjidhen. Komisioni nuk mund të shqyrtojë as ndryshimet kushtetuese”, tha Taulant Balla. Ndaj kësaj deklarate replikoi kryetari i komisionit, Oerd Bylykbashi i cili tha se mazhoranca po i shmanget dekriminalizimit. Ai tha se e majta duhet të respektojë marrëveshjen e dhjetorit të vitit të kaluar, që riktheu opozitën në Kuvend. “Kjo punë do të vazhdojë përpara, siç është rënë dakord dhe me partnerët ndërkombëtar, ku do të kërkojmë zgjidhje përfundimtare me kompromis sipas asaj që përcakton Komisioni i Venecias dhe jurisprudenca e Strasburgut”, deklaroi Bylykbashi. Nga ana tjetër, anëtari i LSI në këtë komision, Spartak Braho tha se ky komision duhet të vijojë punën, edhe pse sipas tij, nuk ka tagër për të bërë ndryshime kushtetuese. “Ne nuk kemi mandat për të bërë ndryshime kushtetuese, dhe me këtë bini dakord dhe ju. Mandati i komisionit ka mbaruar përsa i përket procedurave për ndryshimet kushtetuese”, theksoi Braho. Në vijim, deputeti i LSI theksoi se ligji për dekriminalizimin duhet të forcohet. Ai kritikoi ministren e Shtetit, Ermonela Felaj se duhet të kishte paraqitur paketën e saj për pastrimin e politikës në komision ditën e djeshme. “Duhet forcuar ligji për dekriminalizimin, Felaj duhet ta sillte sot në Komision projektligjin e qeverisë. Nuk mund të ketë ligj për dekriminalizimin pa ndryshime kushtetuese”, tha anëtari i LSI. 
 
Spartak Braho: Ka deputetë që kanë pirë drogë
 
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho ka shprehur habinë për disa pika të paketës së dekriminalizimit të Partisë Demokratike. Një ndër to është propozimi për testin e drogës. Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho ka deklaruar dje gjatë diskutimeve për dekriminalizimin se testi i drogës nuk duhet të merret në diskutim. Ai tha se politikanë, si të Partisë Socialiste, ashtu edhe të Partisë Demokratike, janë përdorues të lëndëve narkotike. “Nuk është gjë testi drogës”, tha Braho duke shtuar se janë shumë politikanë që e kanë përdorur nga të gjitha palët e politikës. “Ka shumë që e kanë përdorur. Ka shumë që kanë përdorur drogë nga ju edhe nga ne”, tha Braho gjatë diskutimeve në Komisionin e posaçëm të Dekriminalizimit. 
 
Debatet dhe replikat në Komisionin e Dekriminalizimit
 
Taulant Balla: Ne e kemi vullnetin politik të shprehur sot përmes Këshillit të Ministrave për ti sjellë parlamentit një projekt ligj të plotë, që nga emri i jep zgjidhje përfundimtare çdo lloj abuzimi. Ky komision i posaçëm e ka ezauruar mandatin e tij pasi është Kuvendi dhe seanca plenare që duhet të shprehet mbi variantin e duhur të ligjit. 
 
Oerd Bylykbashi: Parlamenti ka të kriminalizuar dhe ky është fakt. Ka një rezolutë, ne jemi në detyrën tonë për të vazhduar përpara.
 
Eduard Halimi: Nuk ka asnjë surprizë. E kupton dhe një fëmijë 7 vjeç. Kjo sjellje e mazhorancës është bërë si telenovelat indiane që e përsërisin serinë nga 20 herë në ditë. 
 
Spartak Braho: Ne nuk mund të bëjmë ligj për dekriminalizimin pa pasur në dorë ndryshimet kushtetuese.
 
Oerd Bylykbashi: Propozimi i qeverisë është kopje e elementëve thelbësore të propozuar nga PD.
 
Spartak Braho: T’i bëjnë ndryshimet kushtetuese sipas rregullave. Do bëj dispozita që ky ligj të bëhet edhe më i fortë.
 
Ulsi Manja: Për ndryshimet kushtetuese na duhen 95 vota. Të dalim me draft të përbashkët. Këto dy drafte t’i finalizojmë në këtë komision se kemi 8 muaj që mblidhemi dhe t’i drejtohemi seancës plenare për votim.
 
Spartak Braho: Duhet forcuar ligji për dekriminalizimin, Felaj duhet ta sillte sot në Komision pr/ligjin e qeverisë. Nuk mund të ketë ligj për dekriminalizimin pa ndryshime kushtetuese.
 
Eduard Halimi: Diskutimi është ky nuk fillojmë me diskutimin tuaj pa parë ligjin që ka sjell kryeministri. Tani ne si komision e kemi detyrë të posaçme të hartojmë ligjin për dekriminalizimin. E kemi ne si detyrë të posaçme. Ky komision ka vetëm një detyrë: hartimin e nismave ligjore për diskriminimin.
 
Vasilika Hysi: Të mos diskutojmë kemi vullnet apo jo. Vullneti ekziston. Uluni bashkë edhe me konferencën e kryetarëve, diskutoni nismat.
 
Strazimiri: Ndryshimet kushtetuese janë ndryshime ligjore. Kemi detyrimi të sjellim ndryshimet ligjore për dekriminalizimin, të marrim nismat e duhura ligjore, ju thoni po bëni propaganda.
 
Oerd Bylykbashi: Sot po e mbyll këtë mbledhje për ta vazhduar me diskutime konkrete për mënyrë sesi ky komision dot bëjmë propozimet për në seancën plenare.
 

Më të lexuarat