BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Shkëlqim Cani lajmëron hapjen e dosjes për Ridvan Boden, fshehu mbi 1 miliardë USD borxh nga buxheti

Shkëlqim Cani lajmëron hapjen e dosjes për Ridvan Boden, fshehu
Pas ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, tashmë radhën duket se e ka ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, për të shkuar në prokurori. Një doje voluminoze dhe me shkelje të rënda po përgatitet në Ministrinë e Financave për Ridvan Boden. Lajmi është konfirmuar dje nga ministri i Financave, Shkëlqim Cani, i kërkoi Sali Berishës që të mos ta marrë në mbrojtje bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë. Ministri Cani paralajmëroi se po përgatitet dosje penale për Boden, për fshehjen e borxhit, të cilit do t’i japë përgjigje ish-ministri se ku kanë përfunduar. Gjatë diskutimeve në Kuvend për projektbuxhetin e 2014, Cani replikoi me ish-kryeministrin Sali Berisha, duke e paralajmëruar se do të japë përgjigje ministri i tij për fshehjen e 1 miliard dollarëve borxh. “Berisha ka merita të mëdha në fushën e ekonomisë. Meqenëse ke qenë koti e do jesh më kot së koti nuk do të debatoj dot, se s’ka burrë nëne që ta del se ke marr një çështje që as s’ia ke haberin. Vazhdo e dinë shqiptarët, çfarë ke parashikuar ka dalë e kundërta, ne na shtohen vetëm virtytet. Unë kam një merak. Luajte pjesën apo the të vërtetën është puna juaj, thatë çfarë janë këto borxhe. Nuk e dinit?! Do t’i çertifikojmë. Bëtë mirë. Dolët kundër FMN, sot u zbythët dukshëm por s'jua mbajti, tani kam një shqetësim kur të dalin shifrat e vërteta të borxheve a do ikësh. Me këtë maskaradë që ua ke lënë 1 miliardë borxhe shqiptarëve. Do ta lësh Bodes të përgjigjet penalisht për këto borxhe? Unë e di këtë punën e patates, nuk e di nga e ke gjetur, por di që mban në dorë kastravecin”, iu drejtua Cani, Berishës. 
 
Buxheti
 
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, deklaroi se projektbuxheti i vitit 2014 nuk është buxhet krize, por një paketë optimiste për ta nxjerrë ekonominë nga e keqja. “Jemi bazuar mbi realizmin dhe japim një paketë me buxhet optimist. Ne shohim me optimizëm, sepse e keqja ka kaluar, ekonomia vitin që vjen sheh drejt më së mirës. Rritja ekonomike është 5-6 herë më keq nga ç’ishte në dy dekadat e fundit. Të ardhurat e buxhetit janë 320 miliardë lekë, keni dhënë komandon prapa ktheu 3 vite më pas. Do hyni në histori me atë që s’ka ndodhur ndonjëherë që thesari i shtetit kishte afro 100 milionë dollarë, me mijëra fatura shërbimesh e faturash të pashlyera. Ky është buxheti më i madh në historinë e Shqipërisë, është buxheti i kthesës së madhe, me sytë nga qytetari dhe biznesi”, deklaroi ministri Cani. Sipas ministrit të Financave, ky buxhet mbron shtresat në nevojë, nxit punësimin, ul taksat për 97% të të punësuarve, shlyen 350 milionë dollarë detyrime të prapambetura, ul çmimin e barnave, kontrolli shëndetësor falas dhe rikthen shpresën tek shqiptarët. “Ne marrim 300 milionë dollarë borxhe nga FMN për të shlyer borxhet tuaja dhe i marrim me 2% maksimumi 2.5 %. Borxhi juaj ishte marrë me 12.8 % , 5 herë më i shtrenjtë nga borxhi që marrim ne. Qeveria me këtë buxhet i kthehet punës dhe me këtë buxhet i kthehet rilindjes”, tha Cani.
 
Projektbuxheti 2014
 
Buxheti i shtetit për vitin 2014 është 459.5 miliardë lekë, më i madhi në historinë e financave shqiptare por dhe me borxhin më të madh. Sipas draftit të buxhetit, rezulton se rreth një e katërta e tij do të financohet me borxh. Kështu të ardhura nga tatimet dhe doganat qeveria shpreson që të vjelë 360 miliardë lekë, ndërsa 100 miliardë të tjera do të vijnë në formën e borxhit.
 
Bode: Paketa e re fiskale, do rëndojë xhepat e qytetarëve
 
Demokratët deklarojnë se me paketën e re fiskale qytetarët do të paguajnë më shumë. Sipas ish ministrit të Financave, Ridvan Bode, qëllimi i ndryshimit të sistemit të taksave është mungesa e programit nga ana e qeverisë. “Më në fund në këtë seancë plenare mblidhemi për të diskutuar rrëzimin e një sistemi taksash një koncepti zhvillimor për vendin. Për të debatuar një projekt që dëmton rëndë perspektivën e zhvillimit ekonomik të vendit. Krijon një perspektivë të zymtë, i jep goditjen fatale ekonomisë sonë për ta zhytur në honet e recensionit dhe krizës. Ky ishte një akt i pritshëm pasi prej kohësh qeveritarët kanë marrë një fushatë agresive për të dëmtuar ekonominë e vendit. Kjo ka pasur një qëllim të përcaktuar. Qeveria Rama e ndodhur pa një program të saj koherent për t’i dhënë një përgjigje kishte marrë ndërkohë vendimin për të vepruar me të hyja duart njërën dorë ta zhyste në xhepin e qytetarëve dhe dorën tjetër për të boshatisur arkat e bankave duke marrë një borxh të pa imagjinueshëm”, u shpreh Bode. 
 
Braçe: Qeveria ul taksat për biznesin e vogël
 
Deputeti socialist, Erion Braçe, deklaroi se me paketën e re fiskale parashikohet ulje e tatimit për të ardhurat nga rrogat, si dhe tatimi mbi fitimin për biznesin e vogël. “Kush merr më pak të ardhura përfiton nga ulja e tatimit. Do të përfitohet një pagë e plotë për ta. Ata që përfitojnë edhe pak më shumë përfitojnë një 80 % të rrogës. E ata që marrin një rrogë 40-50 mijë lekë përfitojnë 50% të pagës në vit. Kështu po mbajmë premtimin për punëtorët shqiptarë. Premtuam të lehtësojmë bizneset e vogla nga tatimet, dhe tatohet në varësi të premtimit. Tani na akuzoni pse mbajmë premtimet. Po vendosim një normë të re, më të vogël, mbi tatimet e biznesit të vogël. Po ulim tatimin për të ardhurat nga rrogat, po kështu po ulim tatimin mbi fitimin e bizneseve të vogla, po heqim tatimin për ilaçet. Po ulim kostot e sistemit të gjobës për bizneset, duke reduktuar burokracitë”, tha Braçe. Eneida Jaçaj
 
 
 
 
 

Më të lexuarat