BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Shkëlqim Ganaj dëshmi kundër Nishanit dhe Çefës: Mbrojtën pasurinë e paligjshme të Gjin Gjonit, asnjë zyrtar nuk do t’i shpëtojë kontrollit

Shkëlqim Ganaj dëshmi kundër Nishanit dhe Çefës:
Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Shkëlqim Ganaj, ka deklaruar se Bujar Nishani dhe Elvis Çefa kanë mbrojtur pasurinë e paligjshme të Gjin Gjonit. Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Ligjeve për progres-raportin e fundit të Komisionit Europian në vendin tonë, Ganaj pohoi se në tryezën e KLD ka pasur dosje të “rënda” të zyrtarëve që kanë fshehur pasurinë dhe raste të konfliktit të interesit, e megjithatë nuk është marrë asnjë masë ndaj tyre.
 
Një ndër rastet e denoncuara nga ILDKP ka qënë edhe gjyqtari i Apelit Tiranë, Gjin Gjoni, i cili është kallëzuar edhe në prokurori për fshehje të pasurisë 2 milionë euro. Në këtë kuadër, Ganaj theksoi se nga marsi i këtij viti deri më sot ILDKP ka dorëzuar 70 kallëzime në Prokurori. Po sipas tij, në të njëjtën periudhë janë kontrolluar 1400 zyrtarë, ndërsa 300 janë ndëshkuar . “Nga marsi deri më sot, ILDKP ka adresuar 70 kallëzime penale në Prokurori. Kjo shifër është më e lartë se 10 vitet e kaluara. Kemi kallëzuar gjyqtarë, ambasadorë, zyrtarë,etj. Janë kontrolluar 70% e zyrtarëve të pakontrolluar në 10 vite”, shtoi ai. 
 
Memorandumi
 
Duke u ndalur te Këshilli i Lartë i Drejtësisë, kreu i ILDKP deklaroi se ka pasur raste të rënda të shkeljes së Kushtetutës dhe konfliktit të interesit. Ganaj theksoi se në progres-raportin e KE, rekomandohej një memorandum bashkëpunimi mes KLD dhe ILDKP, i cili sipas Ganajt nuk është mundësuar për faj të KLD. “Memorandumi i bashkëpunimit nuk është realizuar për faj të KLD. Memorandumi është shumë i dobishëm. Unë që kur kam marrë detyrën nuk kam zhvilluar asnjë takim dhe nuk e di se pse KLD nuk e dëshiron këtë memorandum”, theksoi Ganaj. I pyetur drejtpërdrejtë nga deputeti Spartak Braho nëse ka pretendime ndaj organit të akuzës, Ganaj u përgjigj se në 3 mujorin e parë të vitit tjetër do të jepen statistika dhe do të mbahet qëndrim i qartë për bashkëpunimin me Prokurorinë.
 
ILDKP
 
Shkëlqim Ganaj risolli edhe njëherë në vëmendjen e deputetëve situatën në të cilën e gjeti institucionin e ILDKPI nga paraardhësja e tij, Zana Xhuka. Ai tha se nuk është ndërtuar regjistri bazë për konfliktin e interesit dhe deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë masë për ta ndërtuar atë. Ganaj theksoi se në periudhën kur ka marrë detyrën, ka gjetur një institucion të degraduar, pasi siç tha ai, ishin zhdukur arkivat.“Nuk është ndërtuar as regjistri bazë për konfliktin e interesit dhe kemi marrë masat ta ndërtojmë atë. Kemi gjetur institucion të degraduar, janë zhdukur arkiva. Kemi filluar të përcaktojmë si element edhe numrin e kartës së identitetit”, tha Ganaj.  Joana Tafa
 

Më të lexuarat