BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Shkallon Sali Berisha në Kuvend: Rama zhuls dhe pervers, e lanë në shatërvan, 5 gra e braktisën pasi qelbej erë

Shkallon Sali Berisha në Kuvend: Rama zhuls dhe pervers, e lanë
Lajthit dhe shkallon Sali Berisha në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërsa mazhoranca kishte futur në rendin e ditës ligjin që parashikon konfiskimin e pasurive të paligjshme të pushtetarëve, Sali Berisha ka shpërthyer në fyerje, ofendime dhe sharje ordinere ndaj kryeministrit Edi Rama. Berisha pohoi se Rama ishte një zhuls, njeri ordiner dhe i palarë. Madje, sipas Berishës, Ramën e kanë lënë 5 gra pasi nuk lahej. Ndërsa Berisha shante dhe akuzonte, Rama tundte kokën dhe nënqeshte. “Këtij personi ne duhet t’i japim ujë të lahet pa paguar, sepse kalon nga një grup punonjësish tek një tjetër, duke i thënë kokëpalarë, por harron se e kanë nxjerrë jashtë nga mbledhjet sepse qelbej erë, sepse nuk lahej. Je një zhuls që vetëm ti e di, dhe shfrytëzon postin e Kryeministrit si një ordiner. Dinjiteti i punonjësve është parësor, janë djem nënash ata që t’i i fyen nga mbledhja në mbledhje. Por të tregoj unë se ç’më ka thënë doktor gjilpëra për ty, shqiptarët mahniten. Kur ishe ti sportist nuk të ofrohej askush se ishe i palarë, vetëm doktori pranonte të ishte në një dhomë me ty. Të tregoj unë kur të gjenin nga liqeni majë gomarit apo lakuriq, shqiptarët mahniten. Të gjetën lakuriq në plazh. Je i padenjë për Kuvendin dhe je një ordiner rruge. Parlamenti nuk është vendi ku shahet ulur, por vendi ku debatohet, përplasen idetë, por zërat e brendshëm ty të thotë të hipësh lakuriq mbi një gomar ose të dalësh plazheve ashtu sikundër nuk del njeri”, u shpreh Berisha. 
 
Berisha-Ramës: Mos ngatërro shqiptarët me Ngjelën
 
Ish-kryeministri nuk ka ndalur akuzat dhe fyerjet ndaj kreut të qeverisë, duke e cilësuar si ordiner rrugësh dhe mashtrues. Berisha theksoi se kreu i qeverisë nuk duhet të trajtojë shqiptarët ashtu si trajtoi Spartak Ngjelën. “Sa i përket gjuhës shqipe. Shko e pyeti fermerët për naftën, shoferët, sigurisht ti nuk paguan asnjë qindarkë për naftën dhe sikur çmimi të shkojë 400 mijë lek, ata që paguajnë çdo një prej tyre. Të pretendosh të trajtosh shqiptarët siç trajtove Spartak Ngjelën, jo kjo nuk bëhet. Gjithçka në psikikën tënde është perverse. Ti ke krijuar një model të zi në mendjen tënde, ti kudo që shkon sheh hajdutin, të palarë, sheh gjithë patologjinë e mendjes tënde dhe pastaj paske hall për shqipen. Po shqipja nga i bazon fjalët, nga dalin fjalët e gjuhës sonë. Deputet po nis ti, përmende litarin kur ti do më falësh ti, por njëra pas tjetrës të kanë ndarë 5 gra. Cili është litari tani”, theksoi Berisha. Sipas tij, shqiptarët u gënjen nga Rama, për shëndetësinë falas, heqjen e taksave, çmimin e energjisë, ndërsa ka shtuar se kreu i qeverisë, nuk e meriton të jetë në Parlament. “7 dekada Zoti mi dhuroi me shëndet të plotë”, tha Berisha.
 
Prokurimet publike
 
Ish-kryeministri Berisha  ka kërkuar transparencën e prokurimeve publike, ndaj mediave, qytetarëve, pasi me një urdhër të Kryeministrit po mbahet një sekret i plotë përsa i takon procedurave të prokurimeve. “Xhepi i kryekreut po dikton çdo tender që fitohet kundrejt ryshfetit, ndaj dhe ai ka urdhëruar bllokimin e publikimit të çdo tenderi. Kodi i heshtjes për prokurimet është kodi i kleptokracisë”, akuzoi Berisha.
 
Debatet në Kuvend
 
-Berisha: Kur ishe në skuadrën e basketbollit askush se pranonte në dhomë sepse qelbej në erë. Ai doli nga mbledhja e parë e themelimit të PD-së sepse qelbej në erë. Ai është një zhuls që vetëm ai e di. U gjende lakuriq në plazh pa të mbathura. Çfarë kryeministri je ti. Ti je ordiner.
 
-Meta: Duhet të ruajmë etikën në Parlament. Aq më tepër që sot është Dita Ndërkombëtare e Lumturisë.
 
-Berisha-Metës: E dini ju, që atë zotërinë aty e morën e futën në shatërvan për ta larë? Po po, se qelbej erë.
 
-Topalli-Metës: Unë ju shoh shumë të lumtur sot dhe gëzohem. Nuk e shoh kryeministrin shumë të lumtur. Kemi 6 muaj që ndjekim programin tuaj. Në 20 vite i ka zhvilluar seancat të paketën dy herë në javë. Për shkak të bojkotit të opozitës së asaj kohe është kthyer në një herë në javë mandatin e fundit. Mosnjohja e ligjeve e bën këtë Parlament jo thjesht një noter por një institucion që ka në rend të ditës të hajë me radhë çdo institucion. Në qoftë se ku Kuvend kthehet në aferë të kryeministrit, merr kompetencat e presidentit dhe ha institucionet përgjegjësia bie mbi ju.
 
-Meta-Topallit: Unë jam i lumtur se mungonte dikush këto dy javë në parlament. Ti e kupton. Ne nga ju presim që të jeni model edhe i etikës parlamentare për shkak të eksperiencës që keni. Nëse ne bëjmë ndonjë gabim ju nuk duhet të bëni gabimet tona. Ftoj të gjithë kolegët të ruajnë etikën dhe të respektojmë njëri-tjetrin.
 
-Berisha: Rama të ketë të qartë se do të ketë të gjitha përgjigjet e merituara. T’u thotë doganierëve kokëpalarë dhe të shajë punonjësit, ne nuk do ta lejojmë.
 
-Noka: Në CV e tij ka shumë gjëra për të cilat ne mund të kapemi. Bëjini kurs etike kryeministrit. Kur ne flasim për rritje çmimesh ai zotëria aty qesh, nxjerr llapën, kur ne flasim për një çështje tjetër, ai nxjerr llapën, u bë si Ver Llapa. I mësoni etikën, mos nxjerrë llapën, të ikë nga roli i Shaban Qoses e Ver Llapës. Mban llapën nxjerrë, ja e nxori llapën.
 
-Rama: Për ata që kanë ardhur në Tiranë pas viteve 1990 dhe nuk e kanë njohur dua të shpjegoj se dikur ishte një personazh i njohur i rrugëve të Tiranës që quhej Shaban Qosja. Ky u bë i famshëm se kur nuk merrej njeri me të i turrej njerëzve e u thoshte ca keni me mua. Jeni bërë si Shaban Qosja, merrni fjalën.
 
-Xhafaj: Është e turpshme. Nëse do vazhdojmë kështu të ndërpritet seanca të mbledhin grupet parlamentare . Nuk kanë borxh qytetarët të kenë mungesën e etikës në parlament, Jeni atje të vendoset një etikë. Një deputet i thjeshtë mund të dalë përjashta e të mos hyjë dy javë në parlament. Dy standard nuk mund të ketë. Turp për parlamentin të vazhdojë me këtë gjuhë nuk është e denjë për një njeri të jashtëzakonshëm.
 
-Topalli-Ramës: Çohu në këmbë kur flet.
 
-Braçe-Topallit: Pusho moj ti pusho.
 
-Rama: Mos përmendni më litarin në shtëpinë e të varurit, se të varurin e keni brenda dhe ju mban të varur.
 
-Berisha: Një polic më shkruante dje se piktori e kishte hequr nga puna.
 
-Braçe: Thoshte polici kështu ë? Se mos e thua ti dhe jo ai? 
 
-Berisha: Do ta botoj. Mos qeshni fare.
 
-Meta: Z. Berisha po flet në emër të grupit.
 
-Berisha: Publikoni marrëveshjen me FMN.
 
-Rama: Flit për naftën ti. Dëgjove? Flit për naftën.
 
-Berisha: Shko dhe pyet shoferin për naftën.
 
-Topalli: Flisni për marrëveshjen ju.
 
-Rama-Topallit: Pusho ti!
 
-Berisha: Gjithçka në psikikën tënde është perverse. Ti ke krijuar një model të zi në mendjen tënde, ti kudo që shkon sheh hajdutin, të palarë, sheh gjithë patologjinë e mendjes tënde dhe pastaj paske hall për shqipen.
 
-Rama: O plak budalla!
 
-Miranda Rira: Qeveria “Berisha” ka fyer të përndjekurit politikë. Ndër personat që duhet të dëmshpërbleheshin ishte dhe i ndjeri Gjergj Ndreca.
 
-Pollo: Është gjallë Ndreca. Informohuni mirë.
 
-Rama: Lëreni të flasë. Është deputete dhe ajo si Berisha. Apo atë ta dëgjojmë ne? Është femër, lëreni të flasë.
 
-Albana Shtylla: Po shkelni etikën.
 
-Rama-Shtyllës: Je mirë? I ke trutë?
 
-Rama: Tashmë kemi garant shtetin e së drejtës që ngritëm këta gjashtë muaj dhe për të cilën jemi krenarë. Në 8 vjet qeverisje dhe pushtet të së djathtës , kanë dalë pronarë në bregdet, pronarë teatrosh antikë, pronarë kishash e xhamish. Joana Tafa 
 
 

Më të lexuarat