Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport
  • Milani u rikthehet fitoreve, Menez show në San Siro, Inzaghi mund të marrë frymë “lirisht”
  • Barcelona mposht Villarrealin, një pikë e ndan nga Reali
  • Situata dramatike e përmbytjeve në Fier, bllokohen në stallë 6 barinj, ngordhin disa bagëti të imëta
  • Tjetër ultimatum për Mustafën, Limaj: Deklaratat e Jabllanoviç fyese për vendorët e ndërkombëtarët. Pse hezitoni ta shkarkoni?
  • Mattarela në ditën e parë të detyrës, konsulta me 2 paraardhësit për shqetësimet që mbart statusi i Presidentit
  • Përmbytjet në Gjirokastër, lumi i Kardhiqit dëmton disa biznese të peshkut, mbulohen tokat bujqësore në fshatin Plesat, probleme dhe në fshatin Zhulat
  • Leskaj sheh nga afër situatën në Novoselë: MM hap repartin e Bunavisë, evakuohen 18 familje, kemi garantuar vend për ta
  • Nuk paguanin në kohë tatimet, 800 mijë euro borxh nga interesi bizneset e Kosovës

Shkrihet SHIU i Sali Berishës, përgjoi krerët e PS dhe ambasadorët, shkarkohen militantët e PD që u punësuan për fushatë

Shkrihet SHIU i Sali Berishës, përgjoi krerët e PS dhe ambasadorët, shkarkohen militantët e PD që u punësuan për fushatë
Bie një tjetër shërbim spiunazhi i Sali Berishës. Shkrihet Shërbimi Informativ i Ushtrisë, struktura famëkeqe e përdorur nga Arben Imami dhe Ylli Zyla për të përgjuar krerët e Partisë Socialiste, drejtues të institucioneve të pavarura, gazetarë, botues mediash, biznesmenë, deputetë dhe figura të dyshimta të PD për llogari të një njeriu, Sali Berishës. Një pjesë e spiunëve të Sali Berishës në këtë shërbim janë shkarkuar, ndërsa shumë të tjerë janë përfshirë në skemën e pritjes. Shërbimi Informativ Shtetëror, i quajtur ndryshe me ligjin e ri, Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes, po i nënshtrohet tashmë një reformimi të thellë dhe radikal, sa i takon burimeve njerëzore. Katër muaj pas marrjes së detyrës, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në kuadër të reformës në piramidën e Ushtrisë, ka hapur dosjet e rekrutimeve të dyshimta dhe të paligjshme në Agjencinë Inteligjente të Mbrojtjes. Kështu, shumë kamikazë të Partisë Demokratike, të rekrutuar gjatë fushatës elektorale, si pjesë e Shërbimit Informativ të Ushtrisë, mësohet se kanë kaluar në listë pritje, për t’u larguar më pas gradualisht nga ky shërbim kyç për Forcat e Armatosura.
 
Sipas burimeve, dhjetëra militantë të rekrutuar me urdhër të Arben Imamit në SHIU, për llogari të qarta elektorale dhe klienteliste, janё në shënjestër të fshesës. Gjithçka ka ardhur pas degradimit të Shërbimit Informativ të Ushtrisë pas ngjarjeve të 21 Janarit, por edhe pas disa shqetësimeve të shërbimeve partnere. Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes ka hapur dyert për rekrutime të reja, ku dhjetëra kandidatë të rinj do t’i nënshtrohen trajnimeve për t’u bërë më pas pjesë e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes. Punonjësit ushtarakë të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes përzgjidhen nga komisioni i testimit në bazë të përmbushjes së kritereve të përgjithshme dhe të veçanta. Por, pranimi në Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes mund të kryhet pa konkurrim, në raste të veçanta, me propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm dhe me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes. Mazhoranca po aplikon të dyja format për të nxjerrë këtë shërbim nga duart e Sali Berishës. Por, si ra SHIU në duart e Berishës? Në kushtet kur amerikanët nuk e lejuan Berishën të kapte Shërbimin Informativ Shtetëror duke shkarkuar Bahri Shaqirin, Berish6a e zëvendësoi SHISH me SHIU. SHIU doli jashtë misionit, duke marrë kompetencat e SHISH, për interesa të Berishës. 
 
Roli i ministrit 
 
Sipas nenit 8 të ligjit për “Për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes”, ministri i Mbrojtjes, brenda drejtimeve kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore dhe bazuar në misionin e Forcave të Armatosura, drejton, nën përgjegjësinë e tij, veprimtarinë e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes. Ministri i Mbrojtjes përcakton politikat e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, në përputhje me politikat shtetërore, duke siguruar bashkërendimin ndërmjet kësaj agjencie dhe komponentëve të tjerë të inteligjencës në fushën e mbrojtjes dhe në Forcat e Armatosura, si dhe në marrëdhëniet me institucionet e tjera brenda dhe jashtë vendit. Adriatik Doçi 
 
 
 
Saturday, February 8, 2014 - 10:56
Total votes: 27