BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Shoqata e Komunave: Ndarjes territoriale ti shtohen 28 njësi të reja vendore

Shoqata e Komunave: Ndarjes territoriale ti shtohen 28 njësi të reja
Shoqata e Komunave i është drejtuar me një propozim konkret komisionit të Reformës Territoriale, kreut të Kuvendit, kryeministrit Rama dhe ministrit për Çështjet Vendore, Çuçit. Sipas propozimit të bërë nga Shoqata, në bazë të studimit mbi ndarjen territoriale dhe diskutimeve të shumta për këtë çështje propozohet që ndarjes aktuale, miratuar nga komisioni me 61 njësi vendore, ti shtohen edhe 28 njësi të tjera, të ndara sipas zonave të caktuara.
 
"Shoqata e Komunave të Shqipërisë, si organizata në të cilën janë antarë të gjithë komunat e Shqipërisë, pa dallime politike të kryetarëve dhe këshilltarëve të tyre, si një nga grupet kryesore të interesit, në fushën e forcimit të qeverisjes vendore të pushtetit vendor, ka mbështetur dhe mbështet parimisht dhe praktikisht reformimin e drejtë dhe transparent të pushtetit vendor, ndarjen territoriale dhe ndarjen administrative. Shoqata e Komunave ka bërë studime mbi ndarjen territoriale dhe mbi përmbushjen e4 funksioneve nga njësitë vendore, duke angazhuar ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj. Bazuar në analizat dhe në njohuritë tona, në informacionet dhe konsultimet me të zgjedhurit vendorë, duke e ndjekur këtë proces hap pas hapi dhe bazuar në propozimet e ardhura nga komuna, komunitete e grupe interesi në qarqe të ndryshme, propozojmë që hartës me 61 bashki ti shtohen edhe 28 njësi të reja vendore. Shoqata e Komunave i propozon Parlamentit të Shqipërisë që harta e re e ndarjes administrativo-territoriale të jetë me 89 njësi të qeverisjes vendore.
 
I- Në qarkun e Beratit propozojmë të shtohet 1 njësi vendore
1- Bashkia Shpirag (Sinjë, Velabisht dhe Terpan)
 
II- në qarkun Dibër propozojmë të shtohen 3 njësi të reja vendore
1- Bashkia Maqellarë (Maqellarë dhe Melan
2- Bashkia Kastriot (Kastriot, Fushë Cidhen, Sllovë dhe Kalaja e Dodës)
3- Bashkia Arrëz ( Arrëz, Selishtë, Muhurr, Lurë, Zall Dardhë dhe Rec)
 
III- NË Qarkun Durrës propozojmë të shtohet 1 njësi vendore
1- Bashkia Ishëm ( Ishëm, Maminas, Manëz dhe Sukth).
 
1V- Në qarkun Elbasan propozojmë të shtohen 2 njësi të reja vendore
1- Bashkia Shpat ( Shushicë pa fshatin Hajdaran, Gjinar, Zavalinë, Tregan, Gjergjan).
2- Bashkia Papër ( Papër, Bradashesh, Funar, Gracen)
 
V- Në qarkun Fier propozojmë të shtohen 4 njësi të reja vendore
1- Bashkia Levan ( Levan, Frakull, Cakran)
2- Bashkia Dushk ( Dushk i Madh, Ballgat, Golem dhe Terbuf)
3- Bashkia Ardenicë ( Kolonjë, Libofsh, Bubullimë, Mbrostar)
4- Bashkia Fratar ( Fratar, Selitë, Greshicë, Hekal, Kutë)
 
VI- Në qarkun Korcë propozojmë të shtohen 3 njësi të reja vendore
1- Bashkia Voskopojë ( Voskopjë, Voskop dhe Lekas)
2- Bashkia Leskovik ( Leskovik, Bermash, Qendër Leskovik dhe Crashov)
3- Bashkia Vithkuq ( Vithkuq, Mollaj, Drenovë )
 
VII- Në qarkun Kukës propozojmë të shtohen 2 njësi të reja vendore
1- Bashkia Shishtavec ( Shishtavec, Zapod, Topojan)
2- Bashkia Bicaj ( Bicaj, Bushtricë, Ujmisht, Kalis, Grykë Cajë)
 
VIII- Në qarkun Lezhë propozojmë të shtohen 3 njësi të reja vendore
1- Bashkia Bregu i Matët ( Shënkoll, Zejmandhe fshati Barbullojë e re)
2- Bashkia Orosh ( Orosh, Fan, Kacinar, Ungrej)
3- Bashkia Zadrimë(Balldre, Dajc, Kallmet, Blinisht)
 
IX- Në qarkun e Shkodrës propozojmë të shtohen 2 njësi të reja vendore
1- Bashkia Velipojë ( Velipojë, Dajc, Bërdicë, Ana e Malit)
2- Bashkia Dukagjin ( Postribë, Pult, Shalë, Shllak, Teman dhe fshtra nga komuna Rrethinë)
 
X- Në qarkun Tiranë propozojmë të shtohen 5 njësi të reja vendore
1- Bashkia Petrelë ( Petrelë, Baldushk, Bërzhit, Krrabë dhe fshatra që mbeten nga Komuna Farkë) duke supozuar me të drejtë që pjesa më e madhe e fshatrave të Komunës Farkë duhet të jenë për zgjerimiun e Bashkisë Tiranë.
2- Bashkia Dajt ( Shëngjergj, Zall Bastar, Zall herr dhe fshatra që mbeten nga Komuna Dajt) duke supozuar me të drejtë që pjesa më e madhe e fshatrave të Komunës Dajt të jenë për zgjerimin e Bashkisë Tiranë.
3- Bashkia Ndroq ( Ndroq, Pezë, Vaqarr dhe fshtra që mbeten nga Komuna Vaqarr) 
4- Bashkia Kryevidh ( Kryevidh, Luz i Vogël dhe Lekaj)
5- Bashkia Kashar ( fshatrat që mbeten nga komuna Kashar, duke supozuar me të drejtë që disa zona kryesisht urbane të komunës Kashar duhet të jenë për zgjerimin e Bashkisë Tiranë dhe Komuna Burxull).
 
XI- Në qarkun Vlorë propozojmë të shtrohen 2 njësi të reja vendore
1- Bashkia Kote ( Kotë, Brataj dhe Sevaster)
2- Bashkia Novoselë ( Novoselë Shushicë)".
 
 
 

Më të lexuarat