BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Shpërthen Edi Rama, paralajmëron fund të hidhur për politikanët kriminelë, takim urgjent me Metën, Tahirin, Llallën dhe Brahon për akuzat e rënda

Shpërthen Edi Rama, paralajmëron fund të hidhur për
Mazhoranca shqiptare, por edhe klasa politike në tërësi, ka kaluar 24 orë të jashtëzakonshme, me akuza të pazakonta, tashmë jo më korrupsion dhe trafiqe, por për vrasje me pagesë, plane për eliminime fizike, kërcënime të koduara, takime me vrasës, shantazhe, përbetime, përjashtime etj. Artikulues të akuzave dhe objekt i tyre janë krerët më të lartë të shtetit shqiptar, deputetë dhe ministra. Nuk mund të tronditeshin ndryshe themelet e mazhorancës shqiptare. Ndaj, edhe lëvizjet e krerëve të shumicës i përgjigjen sikletit, nervozizmit dhe kostos së pritshme të akuzave bombastike. Një ditë pas akuzave të deputetit Tom Doshi, i cili akuzoi kryetarin e Kuvendit, ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e Përgjigjëm të Policisë kishin planifikuar vrasjen e tij, kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar gjuhën, teksa ka paralajmëruar dje një fund të hidhur për tufën e politikanëve kriminelë. Rama ka thirrur në një takim në zyrën e tij, në Kryeministri, kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe kryetarin e Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, ndërsa ka dhënë sinjale për një përgjigje të fortë ndaj çdo deputeti që shantazhon qeverinë dhe mazhorancën. Nuk dihet me saktësi përmbajtja e bisedës mes katër aktorëve kryesorë të shtetit shqiptar, por nuk ka dyshim, se objekti i takimit, ka qenë vetëm një; akuza tronditëse të deputetit Tom Doshi. Kryeministri Rama duket se ka shqyrtuar me aleatin kryesor, Ilir Metën, strategjinë politike që do të ndiqet për të tejkaluar këtë moment shumë të vështirë dhe delikat për mazhorancën, në prag të zgjedhjeve lokale. Ndërkaq, kryeprokurori Llalla dhe ministri Tahiri kanë raportuar për ecurinë e hetimeve, rreth pretendimeve të deputetit Tom Doshi, tashmë i përjashtuar nga Partia Socialiste. Një tjetër shqetësim për kryeministrin vijon të mbetet përmbajtja e videos që pretendon se disponon Tom Doshi. Për këtë video 37 minutëshe ka shumë polemika, kureshti dhe spekulime. Gjithsesi, personi më i fituar politikisht nga kjo histori, duket se është Edi Rama, i cili me përjashtimin e Doshit u afrua më shumë me Ilir Metën, me ndërkombëtarët, u distancua nga shantazhi dhe mobilizoi grupin parlamentar socialist. 
 
Paralajmërimi i Ramës 
 
Një ditë pasi propozoi përjashtimin e Tom Doshit nga PS, kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar gjuhën. Kryeminsitri ka paralajmëruar një fund të hidhur për të gjithë politikanët e inkriminuar. “Mediat duan sa më shumë akuza për të jetuar. PD sa më shumë shpifje për të mbijetuar. Ndërsa njerëzit e ndershëm të këtij vendi të mbajtur kaq vjet peng në gjithë llumin e akuzave dhe shpifjeve të kthyera rëndom në telenovela, duan vetëm të vërtetën. Dhe të vërtetën që ata duan sot, mund ta thotë vetëm një hetim i plotë i organeve të drejtësisë. Jam i bindur se telenovela e shëmtuar që ka nisur dje, duke bërë bashkë për të sulmuar qeverinë dhe shumicën parlamentare, një tufë politikanësh kriminelë që duan të përfitojnë prej dritëshkurtësisë së njëri-tjetrit, do të ketë padyshim një fund të palumtur për ta”, ka deklaruar Rama. 
 
Hetimet 
 
Kryeministri i ka konsideruar akuzat si bombastike, por ai ka pohuar se këto akuza e kanë edhe një anë të mirë, pasi do të nxjerrin se kush janë politikanët e lidhur me krimin. “Le të presim me durim hetimin e plotë të akuzës bombastike. E cila është padyshim e shpifur sa s'ka, por edhe shumë e mirëseardhur! Sepse ka çelur një fazë të re të betejës për çlirimin e opinionit publik nga makthi i vjetër se politikanët janë të gjithë njësoj. Njësoj në fakt janë vetëm ata që nuk dinë ku është kufiri mes politikës dhe krimit. Vajmedet PD? ku je katandisur se të tjerët aq dinë aq bëjnë! Çfarë tufe”, ka deklaruar Rama. 
 
Mesila Doda: Gjykatë speciale për dënimin e politikanëve 
 
Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, ka reaguar tejet e revoltuar pas akuzave për vrasje mes politikanëve. Doda ka kërkuar instalimin e një gjykate speciale për dënimin e politikanëve të inkriminuar. “Ende askush nuk po sillet vertetësisht. Tom Doshi, nuk ndryshoi brenda ditës, ky ishte edhe para 5 vitesh, edhe në 21 Janar edhe para pak ditësh, edhe sot, ndaj askush nuk ka pse të ndryshojë sjellje nga nje ditë ne tjetrën. Do kërkoja nga Departamenti Amerikan i Shtetit të ndërhynte për të sjelle një njësi speciale task force për të hetuar të gjithë politikanët shqiptarë. Hetim, ngritje akuze dhe gjykatë speciale të instaluar në vend nga aleatet, një zinxhir fillim fund ndryshe nga gjithë kjo fëlliqësirë që po na mbyt. Është e vetmja rrugëzgjidhje për një Shqipëri normale dhe shprese për një të ardhme të fëmijëve tanë....gjithë pjesa tjetër është retorike”, tha zonja Doda. 
 
Berisha: Rama presion Llallës për të mos hetuar 
 
Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka konsideruar si një presion për të mbyllur hetimet, takimin e kryeministrit Rama me kryeprokurorin Adriatik Llalla. Në postimin e tij, ish-kryeministri i ka bërë thirrje Prokurorit Llalla të hetojë çështjen dhe i ka bërë thirrje qytetarëve të ngrihen për t’i shpëtuar ‘krerëve të krimit’, siç i cilësoi ai drejtuesit e Parlamentit dhe qeverisë. "Këshilli i vrasjeve me porosi thërret Prokurorin e Përgjithshëm në kryeministri me temën: heto po deshe! I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm që në këto momente kritike për shoqërinë shqiptare të hetojë dhe të ndjekë penalisht të gjitha ata zyrtarë të lartë të implikuar në një projekt makabër që do të zhyste vendin në një konflikt civil të paparë. Ju bëj thirrje qytetareve të ngrihemi fuqishëm për të shpëtuar vendin, shoqërinë tonë nga krerët e krimit që drejtojnë sot Parlamentin dhe qeverinë e Shqipërisë”, përmbyll postimin e tij Berisha.
 
Përjashtimi i Doshit pa votim 
 
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste nuk ka hedhur në votim dje përjashtimin e deputetit Tom Doshi. Propozimi i Ramës është konsideruar si i miratuar, pasi asnjë deputet nuk ka dalë kundra. Edhe deputetit Koço Kokëdhima, partizani më i zjarrtë i variantit për pajtim, nuk ka kundërshtuar. Kokëdhima ka kërkuar të flasë, por mbledhja është mbyllur. Ai nuk ka mundur dot ta marrë fjalën pas debatit Rama-Blushi, pasi Gramoz Ruçi e ka mbyllur mbledhjen. Të gjithë deputetët e Partisë Socialiste e kanë braktisur në unison Tom Doshin. Pas një fjale të gjatë para deputetëve, Rama ka propozuar përjashtimin e Tom Doshit, duke i kërkuar këtij të fundit që të shkojë të provojë akuzat e papranueshme para drejtësisë. Rama u ka kërkuar deputetëve, që në fillim të mbledhjes, një qëndrim të prerë dhe të ashpër ndaj Tom Doshit, duke i konsideruar sulmet e tij të papranueshme dhe për arsye personale. 
 
Shkëlzen Berisha sqaron raportet e krimit me politikën 
 
I biri i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, ka sqaruar raportet e krimit me politikën, nisur nga akuzat e ditëve të fundit të deputetit Tom Doshit. “Deputeti Tomë Doshi akuzon publikisht Ilir Metën dhe Edi Ramën se kanë dashur ta ekzekutojnë atë dhe deputetin Mëhill Fufi, me vrasës profesionistë. Kjo është një akuzë shumë e rendë, por plotësisht e besueshme, pasi jo më larg se dy muaj me parë, njerëz të botës së krimit, që u lanë të lirë, me urdhër të Ramës dhe Tahirit, kërcënuan me jetë liderin e opozitës. Në një vend ku krimi përdoret nga pushteti si armë ndaj kundërshtarëve nuk mund të ketë, as demokraci, as drejtësi dhe as siguri sepse krimi nuk ofron favore të tilla gratis. Pushteti e përdor atë ndaj kundërshtarëve dhe në këmbim, krimi përdor pushtetin për të vjedhur e dhunuar qytetarët”, ka deklaruar Shkëlzeni.  Adriatik Doçi 
 
 
 

Më të lexuarat