BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Shpërthen revolta në bazën e PD, kandidatët që humbën në kryesitë e degëve u katapultuan në Këshillin Kombëtar, nisin largimet masive

Shpërthen revolta në bazën e PD, kandidatët që
Zgjedhja e Këshillit të ri Kombëtar është pasuar me një pakënaqësi dhe revoltë të përgjithshme në strukturat bazë të Partisë Demokratike. Sipas tyre, lista fituese e anëtarëve në Këshillin Kombëtar nuk përfaqëson vullnetin e bazës dhe delegatëve të Partisë Demokratike. Burime për gazetën “Sot”, kanë bërë me dije se, kandidatët që humbën në Kryesitë e degëve janë katapultuar në Këshillin Kombëtar nga dyshja Berisha-Basha. Revolta ka shpërthyer në PD e Beratit, Shkodrës, Durrësit dhe Dibrës.
 
Degët e Partisë Demokratike nuk kanë propozuar kandidatë për Këshillin Kombëtar, por emrat janë caktuar me urdhër nga lart. Për këtë arsye, shumë delegatë kanë bojkotuar votimin në Kongresin Kombëtar dhe shumë prej tyre janë larguar të zhgënjyer nga anëtarësia e degëve të PD që përfaqësojnë. Strukturat drejtuese kanë shpërthyer ndaj kryetarit Lulzim Basha, duke deklaruar se po anashkalon bazën dhe po riciklon mëkatarë, të cilët sollën humbjen e PD më 23 qershor të vitit 2013. Kështu, burime nga dega e PD së Beratit, kanë deklaruar se Lefter Maliqi nuk mori vota për të fituar në Kryesinë e PD, Berat, por befas fitoi në Këshillin Kombëtar. Sipas burimeve, Maliqi në Kryesinë e Beratit mori vetëm 50 vota, pra doli humbës, ndërsa pjesë e Këshillit të ri Kombëtar është bërë me ndihmën e Genc Pollos. “Humbja e PD i faturohet ndër të tjera edhe Lefter Maliqit. U zgjodhën 150 anëtarë dhe kishte 280 kandidatë, që duhet të ishin të paktën 400 kandidatë. Është turp të përfaqësohet PD e Beratit nga Lefter Maliqi, që vjen nga e majta dhe të gjithë këtë e ka bërë Pollo”, shprehen burimet. 
 
Në Këshill, njerëz të afërt të dyshes Berisha-Basha
 
Baza e revoltuar, ka deklaruar se Këshilli i ri Kombëtar i Partisë Demokratike përbëhet nga njerëzit e afërt të Bashës, si edhe personat e afërt të Sali Berishës. Pra, lista prej 150 kandidatësh janë individë, të cilët i përgjigjen interesave të Bashës, si edhe ish-drejtorët e Berishës të cilët i ka mbajtur afër edhe pas dorëheqjes. Në listë, përpos njerëzve që mbrojnë interesat e deputetëve që janë pro linjës së kryetarit, bien në sy edhe ish-deputetët e Berishës si Enkelejd Alibeaj, Adriana Gjonaj, si dhe Arenca Trashani e njohur si njeriu i Jozefina Topallit. Veç këtyre edhe ish-drejtorët dhe ish-zëvendësministrat e Berishës janë bërë pjesë e Këshillit Kombëtar të PD-së. Konkretisht emra si Alfred Rushaj, ish-zëvendësministër i financave, Arben Ibroja, ish-drejtori i OST-së në Durrës aktualisht drejtor i financave në PD, Arqile Goreja ish-drejtori i Postës Shqiptare etj janë bërë pjesë tani më e këshillit të PD-së. Ibroja dhe Goreja janë emëruar nga Basha në poste të larta në PD ku njëri është drejtor i financave dhe tjetri drejtor i logjistikës. Ibroja është emër i njohur pasi është presoni i cili shpërndante 5 mijë lekëshat te greva e urisë së ish-të përndjekurve politike. Krahas këtyre edhe Arben Qirjako, ish-drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave u bë pjesë e Këshillit të PD-së duke bërë një ribashkim të ish-drejtorëve të Berishës brenda në struktura.
 
Zgjedhja e sekretariateve funksionalë
 
Pas dy javësh, Këshillit i duhet të zgjedhë mes dy kandidaturave për nënkryetarët e partisë, sekretarin e përgjithshëm, drejtuesin e departamenteve dhe sekretarët funksionalë. Ndërkohë që grupi parlamentar zgjedh Kryesinë e grupit, ku përfshihen kryetari, nënkryetari, sekretari dhe zëdhënësi, gjithashtu zgjedh kryetarët apo nënkryetarët e komisioneve të përhershme parlamentare që i përkasin Partisë Demokratike. Ndërkohë pjesë e kryesisë së Partisë Demokratike, janë dhe kryetarët e organizatave partnere si forumi rinor dhe organizata e grave.  Eneida Jaçaj
 

Më të lexuarat