BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Shpërthen Taulant Balla: Ilir Meta të argumentojë pse refuzoi Lleshin, shkeli hapur Kushtetutën

Shpërthen Taulant Balla: Ilir Meta të argumentojë pse refuzoi

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar ditën e djeshme vendimin e Presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm. Gjatë një prononcimi për një media, numri dy i socialistëve i dërgoi një mesazh të qartë kreut të shtetit, duke i kërkuar argumente shteruese që e çuan atë në refuzimin e kandidaturës së Lleshit. Madje, Balla e akuzoi Presidentin Ilir Metën se me mosdekretimin e Lleshit, shkeli hapur Kushtetutën e vendit.

“Shpresoj që Meta të gjejë kapjen e boshllëkut që ka krijuar duke sjellë në Kuvend dekretin dhe nëse do, le ta shoqërojë me një mesazh siç thotë neni 92 ku kërkon mosbotimin e këtij dekreti për 1, 2, 3. arsye. Por kjo gjë nuk ka sens. Nuk ka as kuptim kushtetues as bazë kushtetuese”, deklaroi ai. Më tej, kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është shprehur i sigurt se Sandër Lleshi do jetë ministër i Brendshëm. Sipas tij, Kushtetuta ka instrumente të tjera që mund të përdoren dhe pas refuzimit të dekretit të presidentit Ilir Meta. “Sandër Lleshi do jetë ministër pasi Kushtetuta ka instrumente të tjerë por nuk është momenti për t’i përdorur”, u shpreh ai.

Ndërsa sa i përket shprehjes së përdorur nga kryeministri Edi Rama se politika është një lojë shahu, deputeti Balla u shpreh se kjo lojë u ka mësuar diçka politikanëve, “Kurrë në politikë mos bëj lëvizjen e fundit të parën dhe në politikë mos thuaj fjalën e fundit të parën”, tha deputeti i Partisë Socialiste. Ndërkohë nga ana tjetër Balla komentoi edhe dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga ministër i Brendshëm. “Ku keni parë ju që dikush të mbahet në detyrë me zor kur jep dorëheqjen se këtu i bie të tallemi me ata që na kane votuar. Jemi në këtë situatë pasi zoti Xhafaj ka paraqitur dorëheqjen. Kjo dorëheqje është pranuar”, nënvizoi kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndër të tjera në fjalën e tij, ditën e djeshme.

Më të lexuarat