BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Shqipëria për herë të parë me një muze online, Harito: Krijuam një qoshk "multimedia monitor" në Muzeun Historik të Shkodrës

Shqipëria për herë të parë me një muze online,
Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, inauguroi sot muzeun e parë të dixhitalizuar plotësisht, Muzeun Historik të Shkodrës, ku pjesëmarrës ishte edhe Zëvendës/Kryeministri dhe njëherësh Ministri për Teknologjinë e Informacionit të Malit të Zi, Vujica Lazovic.
 
Dixhitalizimi i Muzeut të Shkodrës u realizua në kuadër të zbatimit të Projektit ndërkufitar “Promovimi i Lidhjes së Internetit të Shpejtë në Zonën Kufitare të Bjeshkëve të Namuna”, i financuar nga Bashkimi Evropian, Programi Ndërkufitar IPA Shqipëri - Mal i Zi. 
 
Dixhitalizimi i muzeut të Shkodrës prek 1230 artifakte të  fondit etnografik të Muzeut Historik të Shkodrës, të cilat i janë nënshtruar procesit teknologjik dhe një pjesë e tyre i përkasin zonës së Bjeshkëve të Namuna.
 
Krijimi i një website për muzeun, së bashku me integrimin e imazheve dixhitale në një tabelë të dhënash për imazhet, ka pasuruar dhe ka bërë më të prekshëm informacionin rreth Muzeut Historik të Shkodrës, duke krijuar mundësinë për përdorimin e teknologjive të reja për të nxitur interesin e të rinjve, turistëve vendas e të huaj, dhe në të njëjtën kohë për të nxitur turizmin kulturor në qytetin e Shkodrës. 
 
“Jemi sot duke hedhur themelet e modelit të parë të një muzeu online në Shqipëri, duke ndërmarrë kërkime studimore dhe duke krijuar një audio guidë në shqip dhe anglisht, e cila është në dispozicion të vizitorëve, si dhe duke krijuar  një qoshk “multimedia monitor” tek i cili prezantohen koleksionet e fondit etnografik  dhe shumë informacione të tjera mbi muzeun dhe historinë e Shkodrës”, tha ministrja Harito gjatë fjalës së saj.
 
Një nga synimet e projektit “Promovimi i Lidhjes me Internet BroadBand në Zonat Kufitare të Bjeshkëve të Namuna” është  promovimi i trashëgimisë kulturore të Muzeut Historik Shkodër, duke e bërë më të disponueshëm informacionin për qytetarët, turistët dhe dashamirësit e trashëgimisë kulturore. 
 
Në kuadër të bashkëpunimit mes dy shteteve, përfaqësuesit e dy qeverive, Harito dhe Lazovic nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për vijimin e projekteve të përbashkëta ndërkufitare, duke pasur në fokus projektet në fushën e teknologjisë së informacionit. 
 
“Është hera e parë që institucionet qendrore, në partneritet me njëri-tjetrin dhe me sektorin privat bashkëpunuan e patën si qëllim promovimin e praktikave më të mira në një zonë gjeografike të zgjedhur. Të nxitur nga kjo nismë e parë dhe si shenjë e dëshirës dhe angazhimit të rritjes së bashkëpunimit me shtetet e rajonit dhe veçanërisht, në këtë rast, me shtetin tonë fqinj Malin e Zi, nënshkruam sot marrëveshjen e bashkëpunimit, e cila do na udhëheqë në shtrirjen e projekteve të përbashkëta”, u shpreh Harito. 
 
Zëvendës/Kryeministri dhe njëherësh Ministri për Teknologjinë e Informacionit të Malit të Zi, Vujica Lazovic, i cili përshëndeti punën e bërë për dixhitalizimin e muzeut të Shkodrës, theksoi angazhimin e shtetit të tij për vijimin e bashkëpunimeve të mëtejshme mes dy shteteve. 
 
 
 

Më të lexuarat