BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Shtatë deputetë bllokojnë ligjet e mazhorancës, kusht shkarkimi i Tahirit, reformat rrezikohen të shtyhen në shtator

Shtatë deputetë bllokojnë ligjet e mazhorancës, kusht
Është shënuar krisja e parë serioze në mazhorancën qeverisëse, e dalë nga zgjedhjet e 23 Qershorit. Bëhet fjalë për një vullkan të heshtur në Partinë Socialiste, i shfaqur që pas javëve të para të konstituimit të qeverisë. Tashmë kriza në selinë rozë është zhvendosur në punimet e Kuvendit. 7 deputetë të mazhorancës kanë bllokuar dje votimin e projektligjeve që kërkojnë 84 vota, duke munguar në seancën e djeshme plenare. Shtatë deputetët u kanë dhënë dje një sinjal të qartë dy aktorëve kryesorë të shumicës në pushtet, Edi Ramës dhe Ilir Metës, ndërsa projektligjet me 84 vota rrezikojnë të shtyhen në shtator. Por çfarë fshihet pas kësaj lëvizjeje, e cila ka turbulluar ujërat në shumicën në pushtet? Gjithçka lidhet me ministrit e Brendshëm, Sajmir Tahiri. Deputetët mësohet se i kanë kërkuar kryeministrit, Edi Rama, shkarkimin e ministrit Tahiri për çështjen e emërimeve dhe arrogancës me ligjvënësit. Sipas burimeve, paraditen e djeshme , kryeministri Rama ka negociuar për disa orë me radhë me deputetët, për t’i bindur që të votojnë projektligjet.  Por, negociatat nuk kanë prodhuar asnjë marrëveshje. 
 
Deputetët 
 
Në seancë mungonin qëllimisht deputetët Tom Doshi, Armando Prenga, Pjerin Ndreu, Parid Cara, Mark Frroku, Andrea Marto dhe Vangjel Dule. Bllokimi i projektligjeve vjen pas kritikave dhe sulmeve të deputetit socialist, Tom Doshi, ndaj ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, për ligjin e ri për “Policinë e Shtetit”, ndërsa deputetët Cara, Ndreu, Frroku, dhe Marto kanë shfaqur rezerva për Reformën Territoriale. Ndërkaq, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, nuk ka marrë pjesë në votim pasi ndodhej në një vizitë në Greqi. Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, është detyruar që për shkak të mungesës së deputetëve të mazhorancës, të shtyjë projektligjet për miratim në seancën e ardhshme plenare. Kështu, Kuvendi shtyu votimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”. Gjithashtu, Kuvendi shtyu për votim disa shtesa në ligjin “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, si dhe ndryshimet në ligjin “Për Gjykatat Administrative”. 
 
Tom Doshi, kundër Tahirit
 
Tom Doshi, prej dy ditësh, ka lëshuar një lum deklaratash dhe akuzash të forta në adresë të Sajmir Tahirit. Duket se disa deputetë të majtë, me në krye Tom Doshin, i cili vendosi të ngrejë zërin publikisht kundër ministrit të Brendshëm, të cilësuar nga Rama si ministri më i suksesshëm i kabinetit qeveritar, po kërkojnë “kokën e Tahirit”. Disa deputetë të majtë janë të pakënaqur me performancën e ministrit Tahiri dhe duket se ai do të jetë ministri i parë që do të ndryshojë në kabinetin e Ramës. Kështu, akuzat e forta të Tom Doshit nuk janë thjeshtë qëndrime të një deputeti, por opinion i një grupi të madh deputetësh në PS. Ndërkaq, shpërthimi i Doshit vjen pas kërkesës së 12 deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim për shkarkimin e Sajmir Tahirit. Akuzat e Doshit lidhen me emërimet nepotike dhe krahinariste në Ministrinë e Brendshme nga ministri Tahiri, duke shmangur në bllok deputetët, strukturat dhe forumet e partisë. Në Komisionin parlamentar të Ligjeve, deputeti Doshi e ka akuzuar ministrin Tahiri se ka arrestuar njerëz për qejfin e tij, ka mbajtur njerëz në rajon për tekat e tij, ka mbushur policinë me tepelenas etj. “Arrestohen njerëz sipas qejfit të ministrit. Kanë mbajtur në polici për 24 orë, njerëz për teka të Tahirit. Kjo gjë ka ndodhur dhe me ministrin e mëparshëm. Ndalohen njerëz që nuk kanë dokumente me vete. 3 mijë makina te Rezervat e Shtetit, se i teket policit. Shoqërohen në polici, shitësit e qumështit”, tha Tom Doshi. Sipas deputetit socialist, kjo ka ndodhur edhe me ministrin e mëparshëm, por kjo praktikë po vijohet nga Sajmir Tahiri. Eneida Jaçaj
 

Më të lexuarat