BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Skandal në Portin e Durrësit, gjermanët vendosin tarifa korrupsioni në terminalin e trageteve, dyfishohet kostoja për bizneset

Skandal në Portin e Durrësit, gjermanët vendosin tarifa
Skandal i paprecedentë dhe me pasoja penale në Portin e Durrësit, i shitur nga Sali Berisha pak para se të largohej nga pushteti. Koncesionari gjerman, pas të cilit fshihen njerëz pranë Partisë Demokratike, ka vendosur tarifa të paligjshme korrupsioni në Terminalin e Trageteve, duke grabitur bizneset, në shkelje flagrante të kontratës me shtetin shqiptar. “Albanian Ferry Terminal Operator”, kompania gjermane që fitoi tenderin vitin e kaluar, ka vendosur disa tarifa të pamiratuara nga bordi i Portit të Durrësit, duke rritur koston mbi bizneset, çka pritet të reflektohet edhe në rritjen e çmimit të mallrave në vend. Bëhet fjalë për një tarifë ekstra prej 500 lekësh për çdo paletë si dhe për dhënie me qira të lefterakut të portit në terminalin e trageteve. Operatorët tashmë duhet të kalojnë në një mekanizëm rrjepës korrupsioni, i cili funksionon nën hundën e prokurorisë, gjykatave dhe Ministrisë së Transporteve. Menaxheri gjerman i Terminalit të Trageteve (AFTO shpk) z. Simon Alexander Harm është arkitekti i këtyre tarifave, duke shpërfillur me arrogancë sovranitetin e shtetit shqiptar me penalizimin ndaj agjentëve të tjerë privatë në port, duke aplikuar një tarifë deri 4 herë më të lartë. Që në muajin mars, operatorëve privatë që kërkojnë shërbime për përpunim ngarkesash me leftarak (vinç pirun) në terminalin e trageteve, u është dashur të paguajnë një tarifë prej 500 lekë për një paletë. Kjo tarifë nuk figuron në librin përkatës të APD-së, të miratuar dhe me Udhëzimin e përbashkët nr. 581ë1, datë 6.2.2013 “Për përcaktimin e tarifave të shërbimit në Autoritetin Portual Durrës” të Ministrisë së Financave dhe [ish-] Ministrisë Punëve Publike dhe Transportit [sot Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës]. Ndërkaq, Autoriteti Portual Durrës ka konfirmuar se tarifa nuk figuron në librin e tarifave. “Duke marrë shkas nga kërkesa lidhur me një tarifë (500 lekë/paleta), e cila aplikohet nga operatori AFTO në terminalin e Trageteve sqaroj se në librin e tarifave në kapitullin 2 “Tarifat e përpunimit të pagueshme nga pronari apo agjenti i anijes apo mallit” dhe kapitullin 3 “Tarifat e përpunimit te anijeve me mallra”, në pike 3.11/b të saj, që bën fjalë për: 1.1 “Tarifat e përpunimit të automjeteve [1] dhe makinave (mallra Ro/Ro), dhënia me qira e lefterakut të portit në terminalin e trageteve për përpunimin e mallrave në bord të anijes, njësi orë 24 euro, nuk ka një tarifë të tillë”, thuhet një reagim. Por, këtë tarifë e gjejmë dhe në faqen në internet të koncesionarit të Terminalit të Trageteve. 
 
Vendosja e tarifës 
 
Vendosja e paligjshme e tarifës është bërë me arrogancë, duke sfiduar jo thjesht APD-në, por sovranitetin e shtetit shqiptar, që ka investuar dhe do të paguajë edhe kredinë rreth 22 milionë euro për ndërtimin e tij. Në të vërtet, “mëkëmbësi” i administratorit Christian Baumberger (FRS Chartering Beteiligungsgesellschaft MBH) i AFTO-s Simon Alexander Harm ka kërkuar zyrtarisht aplikimin e tarifës “500 lekë për një paletë” më 5 shkurt 2014.  Por drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i kompanisë shtetërore të Autoritetit Portual, z. Selim Belortaja, i ka bërë të ditur, më 14 shkurt 2014 se “në Kontratën e Koncesionit për Menaxhimin, Operimin dhe Mirëmbajtjen e Terminalit të Trageteve të Portit të Durrësit të lidhur në datë 22 gusht 2013, në pikën 2.6.2. g, parashikohet që “APD ka të drejtën që në çdo kohë, nëpërmjet marrëveshjes me shkrim me koncesionarin, të ndryshojë pjesërisht ose tërësisht tarifat e publikuara në përputhje me legjislacionin në fuqi në momentin e ndryshimit” dhe se “sipas përcaktimeve në ligj..., tarifat e reja apo ndryshimet e propozuara nga ndonjë operator që punon në port, Autoriteti Portual pas këshillimeve me Këshillin Konsultativ të portit cakton një kufi”.
Belortaja njofton se është ngritur një grup pune për këtë qëllim, prandaj “AFTO nuk mund të aplikojë asnjë tarifë të re apo të ndryshuar, për të cilën nuk nënshkruhet marrëveshje dhe nuk ndiqen hapat e lartpërmendur”.
 
Dyfishohet kostoja 
 
Sipas urdhrit të punës për lefterakun, ky i fundit ka punuar për një kamion nga ora 16:30 deri në orën 17:00, pra 30 minuta ose gjysmë ore; sipas tarifës në fuqi, automjeti i përpunuar në traget, duhet të paguante gjysmën e tarifës prej 24 euro, d.m.th. 12 euro; me një kurs mesatar euro/lek prej 139,9 lekë, gjithsej 1 678.94 lekë; por u faturuan jo në euro, por në monedhë shqiptare, 6 000 lekë (12 paleta x 500 lekë) ose 42, 8 euro; shihet se AFTO-ja ka kërkuar 3,6 herë më shumë. 
Siç shihet, vetëm për një kamion për gjysmë ore, gjermano-shqiptarët fituan një diferencë të pataksuar prej 6 000-1 678.94 = 4321.06 lekë ose 30,8 euro! Me këtë tarifë të paligjshme në qindra kamionë, me lefterakun e portit, koncesionari fiton me qindra mijë euro qyl në kurriz të transportuesve dhe shtetit shqiptar.
 
Heshtja shtetërore 
 
Nuk dihen hapat që do të ndërmarrë shteti shqiptar (Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës dhe APD-ja), pasi rasti kërkon veprime ligjore në prokurori dhe gjykatë.  Së pari, shteti shqiptar (Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës dhe APD-ja) detyrohet ose të dëmshpërblejë operatorët që kanë paguar një tarifë 3-4 herë më të lartë se ajo ekzistuese ose të bëjë padi civile ndaj AFTO-s. Së dyti, shteti shqiptar (Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës dhe APD-ja) detyrohet të kallëzojë krimin fiskal, pasi për diferencën në tarifë, AFTO-ja nuk ka paguar detyrimet sipas kontratës së koncesionit. Së treti, shteti shqiptar (Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës dhe APD-ja) detyrohet të dërgojë në prokurori AFTO-n për shkelje të sovranitetit, madje, ta padisë në organet kompetente gjermane, pasi ky shtet i BE-së i ndëshkon me ligjet e veta investitorët e saj jashtë shtetit për korrupsion (mënyra se si është fituar koncesioni në kundërshtim me ligjet shqiptare) dhe evazion fiskal. Së katërti, shteti shqiptar (Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës dhe APD-ja) ka detyrimin të anulojë koncesionin (për arsyet shihni faksimilet më poshtë).
 
Skandali me terminalin e trageteve
 
Terminali i trageteve përfundoi së rikonstruktuari vitin e shkuar, ndërkohë që formalisht, kompania “Albanian Ferry Terminal Operator” e cila fitoi dhe tenderin, e mori këtë shërbim për menaxhimin, operimin, ndërtimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin teknik të tij. Në këtë shërbim u hodhën vitin e kaluar 21.9 milionë euro, ndërsa kompania që e mori me koncesion ka ofruar 3.2 milionë euro, ndërsa investimet që do të kryhen, thuhet se do të kapin vlerën e 4.15 milionë eurove. Pra, realisht kompania e mori gati këtë shërbim, pa pasur nevojë të kryejë investime.
 
Shkeljet 
 
Kompania gjermane-shqiptare e Terminalit të Trageteve AFTO shpk u krijua më 14 qershor 2013, një ditë pas skadimit të afatit të paraqitjes së ofertës për koncesionin (faksimile nr. 5);
Nga faqja e parë e ekstraktit historik në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, kompania gjermane-shqiptare është regjistruar më 17 qershor 2013, katër ditë pas skadimit të afatit të paraqitjes së ofertës për koncesionin (faksimile nr. 6);
Nga kopertina e pasqyrave financiare për vitin 2012 të bashkë-koncensionarit të Terminalit të Trageteve, firmës shqiptare “Global Netëorks Albania shpk”, kjo e fundit nuk është marrë ndonjëherë me transport detar, por ka pasur si veprimtari kryesore “Zhvillimin dhe operimin e rrjetave të fibrave optike”. Firma gjermane e ka zgjedhur për partner! Nga Gjergj Thanasi, Thanas Mustaqi
 
 

Më të lexuarat