BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Skandalet e ALUIZNI-t, ja si janë dhënë leje legalizimi në mungesë të dokumentacionit dhe si janë shkelur afatet

Skandalet e ALUIZNI-t, ja si janë dhënë leje legalizimi në

Skandalet e ALUIZNI-t në vend nuk kanë të sosur. Fillimisht u trumbetua me të madhe se ky institucion dhe kryetari i tij do të ndryshonin situatën në 360 gradë, duke i dhënë fund paligjshmërisë dhe vënë në fokus shërbimin ndaj qytetarit. Por pavarësisht kësaj, procesi i legalizimit vijon të hasë shumë probleme, ndërsa qytetarët vazhdojnë të enden dyerve të ALUIZNI-t. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer kontrolle dhe audite në të gjitha drejtoritë rajonale të ALUIZNI-t, ndërsa gazeta “SOT” do t’i zbardhë gjetjet e KLSH ditë pas dite. Pak ditë më parë dolën në pah shkeljet e konstatuara tek ALUIZNI Lushnje, por prapa për nga skandalet nuk mbetet as ALUIZNI Durrës. Sipas auditeve të KLSH, kjo drejtori ka legalizuar objekte, edhe pse nuk kishte portofolin me dokumentacionin e nevojshëm. Ligji i vitit 2006 ka përcaktuar fare qartë të gjitha kriteret, procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm për legalizimin e objekteve pa leje. Por pavarësisht përcaktimeve ligjore, ALUIZNI Durrës ka dhënë leje legalizimi në mungesë të theksuar dokumentacioni. “Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Qarku Durrës në 7 raste, nga 153 praktika të audituara nuk disponon në dosje dokumentacionin që pasqyron periudhën e ndërtimit pa leje, ndryshimet e sipërfaqeve të ndërtimit, kohën e ndërtimit dhe objektet e pa përfunduara. Veprime në kundërshtim me ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar, neni 10 “Procedura për fillimin e legalizimit të ndërtimeve pa leje”, neni 45/ “Dispozita kalimtare” pika nr. 1 ku përcaktohet: “Për ndërtimet pa leje, të ngritura sipas përcaktimeve të pikave 1 dhe 2 të nenit 2, të këtij ligji, ALUIZNI kryen evidentimin faktik të situatës ndërtimore në terren””, thuhet në raportin e KLSH.

Shkelja e afateve

Një tjetër shkelje e konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit tek drejtoria e ALUIZNI-t Durrës është edhe mos-respektimi i afateve për kualifikimin ose s’kualifikimin e objekteve nga procesi i legalizimit. Sipas ligjit, brenda 60 ditësh duhet të merret vendimi nëse për një objekt do të vijojnë procedurat e legalizimit apo do të s’kualifikohet, por ky afat nuk është zbatuar nga ALUIZNI Durrës për 35 raste. “Në 35 raste nga Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Qarku Durrës nuk është respektuar afati 60 ditor për marrjen e vendimit për kualifikimin ose shkualifikimin e praktikës së legalizimit nga data në të cilën është mbajtur procesverbali i konstatimit në terren. Praktika që janë në kundërshtim me VKM Nr. 280, datë 1.4.2015 “Për përcaktimin e kritereve, procedurave e dokumentacionit të zbatueshëm për të kualifikuar ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në lartësi, në ndërtime me leje””, theksohet në auditin e KLSH. As largësia e bazës së objektit që do të legalizohet nga kufijtë e parcelës ndërtimore nuk është përcaktuar siç duhet nga drejtoria e ALUIZNI-t Durrës. Një shkelje e tillë është përsëritur për 90 raste. “Në 90 raste “Proces verbal i verifikimit në terren i të dhënave të ndërtimit pa lejë/shtesë në ndërtimin me leje”, pasqyron kufitarët e parcelës ndërtimore të zënë, por nuk janë përcaktuar largësitë e bazës së objektit nga kufijtë e parcelës. Skicat fushore pasqyrojnë përmasat e objektit informal, por nuk kanë të pasqyruara: ndërtimin në raport me kufizimet dhe situatën ndërtimore rreth tij; largësitë nga objekti te kufiri i pronës; largësitë nga pikat ekstreme të pronës dhe objekteve”, thuhet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Mimoza Ibra

Më të lexuarat