BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Sokol Hazizaj: PD-PS lojë me referendumin, reforma në drejtësi po përfundon në gjueti shtrigash

Sokol Hazizaj: PD-PS lojë me referendumin, reforma në drejtësi po
Juristi i njohur Sokol Hazizaj, gjatë një interviste për gazetën SOT, shpjegon pamundësitë për mbajtjen e një referendumi popullor për reformën në drejtësi. Hazizaj mendon se PD kërkon referendum për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, ndërsa Partia Socialiste po bën lojë me këtë propozim. Sa i takon rolit të Ministrit të Drejtësisë, ai thekson se është pro zbutjes së rolit të ekzekutivit në sistemin e drejtësisë. Duke iu referuar debateve të ditëve të fundit, Hazizaj ka shtuar se, palët po e përdorin reformën në drejtësi për të rrëzuar njëra-tjetrën. Ai shtoi se beteja apolitike nuk ka asnjë lidhje me problemet që duhen adresuar në sistemin e drejtësisë. Juristi Sokol Hazizaj e vë theksin edhe te reformimi i institucioneve, i cili nuk ka lidhje me emrat, por me përgjegjësinë e tyre ndaj shërbimit. Ai thekson se, bazuar në analizën e funksionimit të koncepteve të reja të së drejtës materiale, gjetja e rrugëve më të shpejta për të dhënë drejtësi efektive e prodhon vet detyrimin dhe përgjegjësinë, cilësinë dhe shpejtësinë e gjykimit, duke ndryshuar dhe defekte procedurale në funksionimin e gjykatave dhe ndryshimin e tyre, apo dhe gjenerimin e gjykatave të reja.
 
 
Cili është mendimi juaj për tezën e referendumit, e cila po artikulohet ditët e fundit nga disa aktorë të politikës shqiptare? 
 
Referendumi ka teknikë tjetër. Referendumi është sa kushtetues edhe ligjor. Së pari, duhet të ridraftohet reforma dhe së dyti, duhet të angazhohet Gjykata Kushtetuese dhe Kuvendi. Duhet ridraftuar se çfarë do kalojë me referendum. Ky proces kërkon shumë punë, nuk është kaq e thjeshtë. Nuk mund të kalojnë të gjitha ndryshimet në tërësi. Ndryshimet që i paraqiten Kushtetutës janë ndryshime të mëdha. Shtrohet pyetja: A përbëjnë objekt të rëndësishm ndryshimet në Kushtetutë dhe reforma në drejtësi, a është në përputhje me Kushtetutën? Kjo duhet parë. A përbën reforma në drejtësi një nga parashikimet e Kushtetutës se kur duhet të instrumentalizohet referendumi apo jo? Referendumi ka tre momente kur bëhet: për ndarjen administrative, heqjen e kufijve dhe një moment tjetër themelor. A është reforma në drejtësi pjesë e këtij cilësimi apo jo? Prandaj duhet të shprehet Gjykata Kushtetuese. Sa të vijë referendumi, erdhën zgjedhjet e 2017. Unë kam përshtypjen se Partia Demokratike e kërkon referendumin për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, ndërsa Partia Socialiste e bën për lojë, pa e çuar atë në rikolaudimin me të gjithë aktorët dhe fajtorët e drejtësisë. 
 
 
Palët ndahen tek mënyra e zgjedhjes së gjyqtarëve. Cili do të ishte propozimi më i pranueshëm? 
 
Fryma e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë për të shtyrë palët në kompromis, që në momentin e krijimit të Kushtetutës në 1998 ka qenë formati i shumicës së cilësuar. Ka qenë misioni për t’i çuar palët në kompromis. Partia Socialiste kishte më shumë se 3/5. Sërish futi referendumin kushtetues. Edhe në këtë moment është parashikuar momenti për t’i shtyrë palët në konsensus. Megjithatë, në draftin themelor janë dhënë edhe opinionet e subjekteve politike. Nuk është vetëm 3/5, më pas është kopjuar forma e 2008, që do të thotë me shumicë të thjeshtë të të pranishmëve në Kuvend. Në rastin konkret për gjyqtarët është hequr 3/5. 3/5 në momentin e parë të votimit dhe më pas zgjedhja nga komisioni i emërimit. Pra respektohet komisioni i emërimit. 
 
Roli i ministrit të Drejtësisë është një tjetër moment që nuk ka gjetur dakordësi....
 
Tashmë, sipas kritereve të gjithëpranuara në Bashkimin Europian, roli i ekzekutivit zbutet, është detyrim ligjor. Pra, duhet mënjanuar roli i ministrit të Drejtësisë në pushtetin gjyqësor, sepse ministri është përfaqësues i ekzekutivit. 
 
 
Besoni se partitë politike do ta kalojnë këtë sfidë, apo po e përdorin reformën në drejtësi për të sulmuar njëra-tjetrën?
 
Sot, beteja politike që po bëhet për reformën në drejtësi, nuk ka lidhje fare me atë që çfarë kërkon drejtësia dhe çfarë duhet riparuar në drejtësi. Partitë politike po e përdorin thjesht për të rrëzuar njëra-tjetrën, po e përdorin për debat politik dhe gjueti, ndryshe nga ajo çfarë duhet të manifestojnë ato në ndryshimet themelore të zhvillimit të shoqërisë shqiptare siç është Kushtetuta. Këto janë thjesht ndryshime si në 2008. 
 
 
Si e vlerësoni draftin final të ekspertëve të nivelit të lartë?
 
Drafti i reformës në drejtësi, duke filluar vetëm nga analiza procedurale e veprimtarisë e organeve të drejtësisë, ka sjell si produkt vetëm përpunimin e strategjisë për reformimin e tyre, duke e kthyer reformën vetëm në ndryshime titujsh apo emrash institucionesh. Në të kundërt citoj se koncepti i Reformës në Drejtësi nuk ka dhe nuk mund të ketë në objekt fund dhe krye instrumentin, por të drejtën materiale, pa mohuar përmbajtjen dhe formën e institucionit. Theksoj se provokimi i ndryshimeve apo përmirësimi i cilësisë së koncepteve të së drejtës materiale, sjell në mënyrë të drejtpërdrejtë rritjen e cilësisë së vendimeve të gjykatave. Duhet shkuar te vërtetësia e provës. Ndonëse strategjia e reformës nuk ka asgjë të përbashkët me konceptin e cituar më sipër, shkaku themelor i reformës kjo duhet të ishte. Produkti do të ishte reformimi i institucioneve, që nuk ka lidhje me emrat, por me përgjegjësinë e tyre ndaj shërbimit. Bazuar në analizën e funksionimit të koncepteve të reja të së drejtës materiale, gjetja e rrugëve më të shpejta për të dhënë drejtësi efektive e prodhon vet detyrimin dhe përgjegjësinë, cilësinë dhe shpejtësinë e gjykimit, duke ndryshuar dhe defekte procedurale në funksionimin e gjykatave dhe ndryshimin e tyre, apo dhe gjenerimin e gjykatave të reja.
 
 
Pse shqiptarët nuk besojnë tek sistemi?
 
Sepse është krijuar perceptimi se drejtësia është e korruptuar. Kjo vjen nga njëra anë për shkak të defekteve të gjyqësorit dhe varfërisë konceptuale dhe materiale në shërbimin ndaj publikut, dhe nga ana tjetër për faktin se ligjbërësit dhe zbatuesit e konsiderojnë drejtësinë jo si lojtar në vlerësimin mbi të drejtën ligjore dhe morale, apo si shërbim ndaj publikut, por si privilegj të tyre ndaj publikut dhe të drejtës tyre. Rikonceptimi i pavarësisë së organeve të Drejtësisë vjen si domosdoshmëri kur ndryshon kjo mënyrë e të konceptuarit. Sa kohë politika me qëllim ose jo, nga padija ose jo, përdor, pengon apo intimidon institucionin për ta vendosur në shërbim jo të individit qytetar, por në shërbimin e saj, këtu në vendin tonë nuk do të kenë kuptim institucionet. 
 

Më të lexuarat