BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Spartak Braho: Nuk trembemi nga kërcënimet e Putinit, mbrohemi nga Europa dhe SHBA

Spartak Braho: Nuk trembemi nga kërcënimet e Putinit, mbrohemi nga
Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, deklaron se kërcënimet e Moskës se do të mbrojë me ushtri interesat e saj në Maqedoni nga rreziku i shqiptarëve, nuk duhen marrë seriozisht.
 
Ndërsa ish-drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, në një linjë me senatorin amerikan, ka pohuar se Rusia nuk bën shaka kur kërcënon, Spartak Braho pohon të kundërtën. Braho thekson se Rusia është e shqetësuar për interesat e saj për gazin, por shton se kërcënimet e kryediplomatit rus Lavrov nuk janë shqetësuese. Braho thekson se Ballkani ka pas Evropën, ndërsa i konsideron shaka deklaratat e përfaqësuesit të Moskës. “Bën shaka ministri i Jashtëm, Lavrov. Nuk e ka seriozisht se nuk ka qenë ndonjëherë serioz. Në luftën midis Gazpromit dhe TAP-it, Ballkani sado që kërcënohet nga Putin, ka mbrapa Europën dhe SHBA, ndaj ne nuk kemi pse të trembemi fare”, nënvizoi kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare. 
 
Dashamir Shehi
 
Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, shprehet në të njëjtin qëndrim si Braho sa i përket kërcënimeve të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Në një reagim për gazetën “Sot”, Shehi deklaroi se Rusia është një histori që i përket të kaluarës së Ballkanit dhe Shqipëria nuk ka pse trembet pasi ndodhet nën mbrojtjen e NATO-s. “Shqipëria tashmë është nën ombrellën e NATO-s dhe se nuk ka pse trembet nga kërcënimet, por shteti shqiptar duhet të mbajë një qëndrim serioz dhe të palëkundur për të mbrojtur interesat e veta. Unë mendoj që shteti shqiptar ka për detyrë të mbrojë interesat e qytetarëve të saj dhe interesat e shqiptarëve të tjerë në Ballkan. Kjo është detyra e shtetit shqiptar”, the kreu i LZHK. Ndërkaq, sa i përket reagimit të Rusisë për ngjarjet në Kumanovë, Shehi tha se disa shtete, kur ndodhen në vështirësi, gjithmonë mundohen ta bëjnë protagonist shtetin rus. “Gjykoj se Rusia është një histori e kaluar për Ballkanin. Vende që duan ta rikthejnë Rusinë si protagoniste në Ballkan janë vende që janë në vështirësi dhe kërkojnë të gjejnë aleatë”, tha Shehi. Ndërsa vetë Rusia, tha Shehi, nuk ka interesa në Maqedoni, duke shtuar se shteti maqedonas po bën një teatër të madh pasi interesi real është integrimi në strukturat evropiane. “Unë gjykoj që Moska nuk ka ndonjë interes në Maqedoni. Maqedonia është një vend që aspiron NATO dhe komunitetin evropian, ose këtu Maqedonia bën vetë një teatër të madh, ndaj Moska nuk ka pse kërcënon fare”, theksoi kryetari i LZHK-së për gazetën.
 
Marrëdhëniet me Greqinë
 
Kreu i LZHK komentoi edhe tensionimin e marrëdhënieve të Shqipërisë dhe Greqisë, pas emërimit të Shpëtim Idrizit si nënkryetar i Parlamentit Shqiptar. Ai tha se reagimet e Greqisë për Idrizin janë thjeshtë justifikime, duke shtuar se problemet e tyre reale nuk janë marrëdhëniet me Shqipërinë. Sipas Shehit, shteti grek ka problemin e borxhit të brendshëm dhe interesat për naftën në Detin Jon. “Unë gjykoj që grekët kanë shqetësimin e borxhit të vet të brendshëm, kanë problemin me një qeveri së cilës po i mbaron entuziazmi me të cilin u zgjodh, kanë problemin e interesave të naftës në Detin Jon. Grekët janë në vështirësi të brendshme dhe po mundohen ta evitojnë, ta spostojnë vëmendjen e opinionin të brendshëm. Këto gjëra janë fare të pavlefshme për Greqinë dhe të pa rëndësishme për të. Nuk e kuptoj se çfarë i prish Greqisë emërimi i Idrizit si nënkryetar i Kuvendit. Idrizi është shtetas shqiptar dhe si i tillë mund të ushtrojë të gjithë të drejtat e tij politike. Unë nuk kam parë nga ana e Idrizit ndonjë qëndrim anti-grek që të mund të justifikohen qëndrimet e tilla nga Greqia”, theksoi kryetari i LZHK. Erneta Shevroja
 

Më të lexuarat