BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Spartak Ngjela: Amerikanët po na çlirojnë nga gjëma njëzetvjeçare e korrupsionit dhe krimit shtetëror

Spartak Ngjela: Amerikanët po na çlirojnë nga gjëma

Avokati Spartak Ngjela në një postim në “Facebook” vjen sërish më një analizë të gjendjes aktuale politike. Ngjela shkruan se situata politike në Shqipëri është në gjendje të paralizuar pikërisht në kohën kur duhet të jetë më aktive pasi jemi në fushatë elektorale. Më tej avokati shkruan se kjo paralizë vjen nga kërkesa absurde e opozitës për qeveri teknike dhe se amerikanët ishin ata të cilët detyruan politikanët shqiptarë të firmosnin marrëveshjen dhe të votohej vetingu.

“Amerikanët po e çlirojnë Shqipërinë dhe shqiptarët nga gjëma njëzetvjeçare e korrupsionit dhe krimit shtetëror: ky proces tani është i pandalshëm”, shkruan Ngjela.

Reagimi i plotë

Gjendja e sotme politike është e paralizuar.

Dhe e rëndë është sepse është e paralizuar atëherë kur duhej të ishte më aktive: në një fushatë elektorale.

Pse ka ndodhur kjo?

 

I.

Paraliza aktuale erdhi si pasojë e një kërkesë absurde që opozita bëri: ajo donte qeveri teknike dhe largimin e kryeministrit aktual.

 

Për ta ndrequr absurdin, ndërkombëtarët ndërhynë me forcë në një politikë të primitivizuar, sepsre e dinin që gjithçka vinte nga frika që ka Sali Berisha kundrejt Reformës në Drejtësi dhe kundër zbatimit të dispozitave kushtetuese për vetingun.

Amerikanët kurrë nuk mund të lejonin një kryeministër të Sali Berishës në këtë situatë, kur ai është në prag të penalizimit të tij.

Ata e detyruan Saliun me presion nëpërmjet fakteve të inkriminimit të tij që të hynte në Parlament dhe të votonte vetingun. Por, ndërkaq si një kompromis, për të fshehur presionin e hapur që ushtruan ndaj Saliut, ata i dhënë një zv. Kryeministër kukull dhe gjashtë ministra fiktive.

Saliu kokëulur dhe paqësor, duke marrë këta, hyri dhe votoi përfundimin e komisionit të vetingut.

Saliu ndoshta sërish do kërkojë destabilizim me anë të ministrave të tij, të gjithë të paditur, por çfardo që të bëjë, tërheqja do jetë nëpërmjet presionit që i është bërë ndërkohë nga BrianYee. Kjo do të jetë metoda, sigurisht.

Në fakt frika ishte të vetingu, dhe këtë amerikanët e morën me forcën e kërcënimit kundrejt fakteve të abuzimit me pushtetin.

Saliu dhe të korruptuarit e tjerë humbën përfundimisht: sepse ajo që mund të ndodhte ishte drastike kundër tij dhe e menjëhershme.

 

ll.

Por ndërkohë Saliu ka marrë gjashtë ministra pafille, të cilët, edhe pse nuk mund të bëjnë asgjë kundër, e kanë bërë qesharake situatën zgjedhore kur ajo duhej të ishte më serioze se kurrë.

Politika perëndimor e dhe sidomos ajo amerikane, e dinte këtë por, për faktin që kanë marrë vetingun, e kanë të sigurt tani që, të gjithë këta kundërshtarë të Reformës janë të përkohshëm.

Në fakt, zgjedhjet kanë ranë moralisht, por në këto momente ka falimentuar përfundimisht bashkësia e korruptuar e gjyqtarëve. Dhe kjo është fitore. Pas kësaj fitoreje që çel rrugën e sigurt për spastrimin e korruosionit politik shqiptar, gjithçka që mund të ndodhë me pafuqinë e forcës morale të zgjedhjeve të qershorit, është e tolerueshme.

 

lll.

Tani amerikanët duhet të nxitojnë. Shpejtësia në koordinimin e veprimeve, është sekreti i çdo fitoreje. Gjithçka duhet bërë as soon as possible... sa më shpejt që të jetë e mundur.

Tulatja e palëve që shihet në procesin zgjedhor vjen nga marrja e vetingut: tani, siç e shprehëm, zgjedhjet janë në hava, sepse pushteti gjyqësor fillon revolucionin e pastrimit radikal, dhe kjo sigurisht që reflekton tek e ardhmja paszgjedhore.

Pastrimi radikal i gjyqsorit dhe prokurorisë, pasi fillon menjëherë procesin për pastrimin e klasës politike të korruptuar, do të krijojë patjetër arsyen e re politike në Shqipëri.

Në fakt, kjo është arsyeja e tulatjes që po shihet sot, me politikën shterpë që deklaron se PD dhe PS mund të bashkohen pas zgjedhjeve.

Ky është pikërisht shkaku që po i shtyn liderët të flasin përçart dhe sikur të jenë miqësuar me njëri- tjetrin, se mendojnë që kështu mund të intrigojnë amerikanët.

Edhe sikur të bashkohen, edhe sikur të ndahen, asgjë nuk mund të ndalohet më, dhe politika amerikane as që i pyet fare më. Kjo sepse, kudo që mund të ketë një pengesë nga personat përgjegjës në mbrojtje apo zvarritje të korrupsionit, do të përdoret metoda efikase që përdori z. Hoyt Brian Yee para disa ditësh.

Amerikanët po e çlirojnë Shqipërinë dhe shqiptarët nga gjëma njëzetvjeçare e korrupsionit dhe krimit shtetëror: ky proces tani është i pandalshëm.

Më të lexuarat