BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Spartak Ngjela: FBI pakt me kompanitë offshore për paratë e pista të politikanëve shqiptarë, ja rruga që do ndiqet për arrestimet VIP, pas gjyqtarëve radha e politikës

Spartak Ngjela: FBI pakt me kompanitë offshore për paratë e pista

Avokat Spartak Ngjela, mbështetës i flaktë i reformës në drejtësi, ka zbardhur planin për arrestimin e gjyqtarëve dhe politikanëve të korruptuar pas zbatimit të vetingut. Avokat Ngjela

deklaron se vetingu do të kalojë nëpër dy faza: Së pari, në “skanerin” e vetingut do kalojnë gjyqtarët dhe prokurorët që do zgjidhen në prokurorinë speciale dhe gjykatën speciale, së dyti, do kontrollohen gjykatat aktuale dhe prokuroritë aktuale, e më pas vetingu do kalojë te politikanët dhe pushtetarët. Ngjela theksoi se pa kaluar vetingun gjykatat dhe prokurorët, ky proces nuk mund të nisë me politikanët. Pastrimi i korrupsionit duhet të nisë fillimisht me gjykatat dhe prokuroritë, e më pas me pushtetarët. “Fakti që të gjithëve u ka rënë energjia e brendshme, edhe Saliut, edhe djalit të tij, edhe Ramës, edhe ndonjë tjetri, që të gjithë janë në vuajtje shpirtërore. Më rëndë do ta kenë ata të cilët e zvarritën minimumi një vit këtë çështje. Tani, cila ishte arsyeja? Arsyeja ishte se, ata menduan se ne i kapëm këta 3 me 3, nuk ngrihen komisionet dhe s’ka veting. Tani, lind problemi, vajtën e ngritën dhe komisionin. Komisioni hap dyert për institucionalizimin e mëtejshëm të vetingut. Ky veting sot është për gjykatat dhe prokurorët, nuk ka ardhur akoma te politikanët. S’ka si vjen te politikanët në rast se nuk rregullohen gjykatat. Ky veting do kontrollojë të gjithë gjyqtarët që do vijnë dhe prokurorët që do vijnë në prokurorinë speciale dhe gjykatën speciale; do kontrollojë prokurorinë aktuale, gjykatën aktuale për të skartuar gjithë korrupsionin, dhe pastaj do nisë betejën me politikanët dhe pushtetarët”, u shpreh Ngjela.

Marrëveshja e FBI me kompanitë offshore

Avokat Spartak Ngjela paralajmëron politikanët që kanë fituar para në rrugë korruptive, se shumë shpejt po u vjen fundi. Ngjela deklaroi se brenda disa muajve, do zbatohet marrëveshja mes FBI dhe kompanive offshore, që këto të fundit të deklarojnë paratë e pista të pushtetarëve. “Pushtetarëve ua kanë gjetur paratë. Shumë shpejt, për disa muaj, do vihet në funksionim marrëveshja që ka bërë FBI me offshore-t, të cilat janë të detyruara të ekspozojnë të gjitha depozitat.Të gjitha këto po t’i konvergojmë në një pikë, krijojnë frikë për korrupsionin. Frika ka dy faza: faza e parë e rrit tensionim e frikës, sepse vjen gjykata e pavarur dhe te e dyta, fillon akuza ndaj tyre për ato që kanë gjetur me gjykatë të pavarur dhe prokurori të pavarur. Kjo është arsyeja që janë disi të çorientuar, por në një mënyrë humoristike edhe paqësor. Flas për grupin e Saliut”, deklaroi Ngjela. Ndërkaq, Ngjela komenton edhe një koalicion të mundshëm mes PD dhe PS. Ai tha se Berisha tërhoqi pas akuzat për ambasadorët që kërkonin fundin e bojkotit dhe zbatimin e vetingut, sepse e detyroi Amerika. Pyetja bëhet? Ku shkoi gjithë ai agresivitet Sali, që nuk la njeri pa sharë, ku shkuan fjalët për ambasadorin amerikan, për ambasadorët e BE?! E shikon sesa e rëndë është sjellja barbare dhe kaq e tepruar në një vend që tenton të hyjë në Europë?! Të gjitha këto krijojnë peshën e rëndë që ju ka zënë gojën. A do ketë bashkim të dy palëve të politikës që të frenojnë reformën në drejtësi? Ata edhe mund të tentojnë, por është ndërmarrje e cila më shumë i dëmton sesa i shpëton. Kush ka futur duart te mjalti i shoqërisë, do t’i shpojnë bletët!”, u shpreh Ngjela.

Eneida Jaçaj

 

Më të lexuarat