BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Spartak Ngjela: Rama zvarrit reformën në drejtësi, mes të tremburve është dhe Kokëdhima

Spartak Ngjela: Rama zvarrit reformën në drejtësi, mes të

Avokat Spartak Ngjela ka reaguar sërish për zvarritjen e reformës në drejtësi dhe personat që ai mendon se nuk e duan këtë reformë, që sipas tij i jep fund një herë e mirë korrupsionit në Shqipëri. Në një shkrim të postuar në rrjetet online, Ngjela shkruan se Rama po dakordësohet me zvarritjet e reformës në drejtësi, dhe sipas tij kjo ndodh për shkak të deputetit Koço Kokëdhima. Megjithatë, avokat Ngjela shprehet i bindur se reforma në drejtësi do të miratohet për shkak të presionit të Shtëpisë së Bardhë dhe shtetit gjerman. “Reforma në drejtësi është destinacion politik për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Të gjithë ata që kanë abuzuar në shpinë të shtetit shqiptar dhe të shqiptarëve janë të trembur, dhe duhet të jenë të tillë. Por, a mund të bashkohen? Berisha dhe Meta, në pagjumësinë e tyre aktuale, sigurisht që duan bashkim. Por, shihet se është Rama jashtë tyre. Rama nuk ka jetë politike me ata të dy, dhe di shumë më tepër nga intencioni amerikan dhe gjerman për reformën. Zvarritet në fakt; se siç duket në të tremburit hyn edhe Koçoja apo ndonjë tjetër pranë tij; por sigurisht që e obsedon Obama, takimi në Shtëpinë e Bardhë”, shkroi avokat Ngjela. Ai shprehet edhe për thirrjet dhe kërcënimet e vazhdueshme të ish-kryeministrit Sali Berisha. “Te gjithë i shoh të tulatur. Sa më shumë afrohen ditët e reformës në drejtësi, aq më tepër acarohet Berisha me taborin e tij, dhe aq më i "paqartë" tregohet Rama. Paqartësia e Ramës e shtyn Saliun të mendojë se ai është i trembur. Dhe e sulmon me "kryengritje". Por me këtë kryengritje Saliu mendon se vë në shqetësim edhe amerikanët. Asnjëherë Sali Berisha nuk ka analizuar dhe vepruar dot jashtë ngarkesave vulgare të një provinciali të largët, që është rritur mes gënjeshtrës dhe kërcënimit”, vijon Ngjela. Me gjithë tablonë jo shpresëdhënëse, avokati shton se reforma në drejtësi do të miratohet dhe korrupsioni do të bjerë. “Rama nuk e zvarrit dot më reformën se nuk ka asnjë rrugë tjetër”, shprehet Ngjela.