BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Statuti i ri përplas demokratët, Harxhi akuza Lulzim Bashës për falsitet, Kadilli u kundërpërgjigjet kritikëve

Statuti i ri përplas demokratët, Harxhi akuza Lulzim Bashës

Partia Demokratike do të miratojë më datë 28 dhe 29 prill në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar statutin e ri. Por ndonëse për shumë demokratë ky është një hap drejt bashkimit për shumë të tjerë ky është një tjetër hap farsë i kreut demokrat. Anëtarja e Këshillit të PD, Edit’h Harxhi e njohur ndryshe si një nga kritikët e kreut demokrat, deklaroi dje gjatë një prononcimi për Zërin e Amerikës se kriza e Partisë Demokratike nuk është statusore, por është lidershipi. Madje ajo tha se PD vijon të mbetet për fat të keq një parti e cunguar ku individët me ide ndryshe largohen nga partia. “Kriza e Partisë Demokratike nuk është krizë statutore, por është krizë politike dhe krizë lidershipi. Madje unë jam një ndër ato anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike që kam vënë dyshim edhe legjitimitetin e kryetarit të partisë për arsye të ngjarjeve që ndodhën në 22 korrik, pasi zoti Basha bëri një ngrirje të pozicionit të tij dhe më pas rikandidoi për kryetar, por pa hapur një garë të plotë e të barabartë për kryetar brenda PD-së. Partia Demokratike, për fat të keq, ka mbetur në funksionet e saj, për fat të keq, një parti e cunguar, ku grupet dhe individët me mendime të ndryshme i largojnë nga partia apo u mbyllet goja, gjë që nuk i përshtatet fare asnjë partie demokratike. Në kongresin e fundjavës do të duartrokitet lideri “suprem”, i cili mendon që mund të jetë i përhershëm, ndonëse në politikë nuk ka njeri të përhershëm”, tha Harxhi. Por pavarësisht kësaj deklarate të bërë nga ana e Harxhit nuk ka ndarë të njëjtin mendim Sekretari i Burimeve Njerëzore në PD, Fatbardh Kadilli. I ftuar në një studio televizive Kadilli duke u ndalur tek akuzat e kritikëve për lider “suprem”, deklaroi se Basha mund të shkarkohet nëse e kërkon Këshilli. Madje, duke u ndalur edhe tek kërkesa e kritikëve për futjen në statut të pikave të dorëheqjes të Bashës, ai tha se dorëheqja është morale dhe se nuk mund të jetë statutore. “Dorëheqja është element etik dhe nuk mund të jetë element statutor. Nuk e ka asnjë prej partive popullore evropiane që ne marrim për referencë. Nuk e ka askush. Kryetarin e zgjedhim me parimin një anëtar një votë. Pra është një referendum. Por sot në statut janë garancitë sesi një grup që pretendon se kryetari i partisë nuk performon apo gabon politikisht i propozon Këshillit”, u shpreh Kadilli. Më tej, Kadilli duke u ndalur tek akuzat e grupit të kritikëve për mospërfillje nga kreu i PD për ndryshimet në statut, u shpreh se ishin këta të fundit që nuk pranuan të negociojnë. “Platforma për ringritjen e PD e propozuar nga një grup ish drejtuesish në PD dhe dokumenti statuti alternativ nga Harxhi dhe Kulluri, u përdorën dhe u shqyrtuan nga grupi i punës dhe madje kemi bërë takime me to. Po ashtu z Malko ka qenë pjesë e diskutimeve dhe debateve por ne nuk u mjaftuam vetëm me atë ndaj kemi marrë kontakte me Patozi, Bode, Mustafaj. Thelbi i debatit ka qenë një statut që do jepte më shumë hapësira dhe më efektive. Nga grupi tjetër, me Harxhin dhe Kullurin nuk pranuan të bisedojmë duke thënë që kemi sjellë propozimin”, u shpreh ai.

Më të lexuarat