BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Strategjia e BE për zgjerimin, reagon Basha: Duam që negociatat të hapen edhe pse vendi ka probleme

Strategjia e BE për zgjerimin, reagon Basha: Duam që negociatat

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar raportin e KE për strategjinë për zgjerim të BE-së, e cila konfirmon vullnetin e unionit për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryedemokrati Basha thekson se forca politike që ai drejton është e angazhuar për integrimin europian të vendit, dhe hapjen e negociatave me BE.

Basha shprehet se raporti flet qartë dhe më forcë për kapjen e shtetit nga interesat private dhe lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes, për probleme të rënda dhe serioze të korrupsionit, për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe lirisë së medias.

POSTIMI I PLOTE


Shqipëria në BE eshtë aspirata më e lartë e gjithë shqiptarëve. Shqiptarët duan të jenë pjesë e vërtetë e Europës. Partia Demokratike e do Shqipërinë në BE. Unë personalisht dhe bashkëpunëtorët e mi kemi lobuar dhe vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë europianë që Shqipërisë t’i hapen negociatat. Ky është investimi ynë ndaj gjithë shqiptarëve dhe të ardhmes sonë të përbashkët.

Ne duam që negociatat të hapen edhe pse vendi përballet me shqetësime të rënda dhe serioze nga një sërë vendesh anëtare të BE-së në lidhje me krimin dhe drogën me origjinë nga Shqipëria dhe me emigracionin e paligjshëm nga bashkqytetarët tanë që kanë humbur shpresën dhe mundësitë të jetojnë në Shqipëri.

Ne shpresojmë që këto probleme të mos ndikojnë në vendimin për negociatat nga vendet e BE-së dhe të mos pengojnë hapjen e tyre. Me këtë rast përshëndes raportin për strategjinë për zgjerim të BE-së e cila konfirmon vullnetin e BE-së për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit.

Por qartësisht përtej këtij vullneti politik, strategjia ngren probleme serioze dhe vë gishtin mbi plagët kryesore që ka vendi ynë.

Raporti flet qartë dhe më forcë për kapjen e shtetit nga interesat private dhe lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes, për probleme të rënda dhe serioze të korrupsionit, për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe lirisë së medias, për ekonomi jokonkuruese që duhet të reformohet thellësisht, për mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe për shtypjen e rolit të opozitës politike.

Ky raport është një radiografi e trishtuar e realitetit shqiptar dhe disa vendeve të tjera të Ballkanit.

Strategjia bën thirrje për ndryshime dhe transformime të vërteta demokratike për daljen nga ky realitet dhe thekson se procesi i integrimit nuk është proces mekanik por proces përqafimi real të vlerave dhe standarteve politike dhe ekonomike europiane.

Me këtë rast dua të theksoj vullnetin e Partisë Demokratike dhe timin për të ndryshuar politikën dhe ekonominë shqiptare duke përqafuar standardet dhe vlerat europiane, me qëllim futjen e Shqipërisë në BE brenda një dekade.

 

Më të lexuarat