BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Strategjia e Berishës si antienverist, alternativë anti-Ramë për të përçarë elektoratin e majtë

Strategjia e Berishës si antienverist, alternativë anti-Ramë
Polemikat monotone të përvitshme për figurën e Enver Hoxhës dhe shfaqjet me portretet e tij,  ndonëse duken të tilla, nuk janë të rastësishme. Nëse më parë, qeveritë e përdornin dhe e donin Enver Hoxhën për të mbuluar dështimet, frikërat për humbjen e pushtetit dhe për të tulatur pjesën e zemëruar të popullit, tashmë edhe opozita kërkon shpëtim dhe strehim tek Enver Hoxha. Njeriu që mban gjallë dhe nxit polemikat dhe debatet prej një çerekshekulli për Enver Hoxhën është Sali Berisha, i identifikuar botërisht si njeriu më i afërt i familjes së diktatorit, si dëshmitar në gjyqet politike të diktaturës, si persekutor i kolegëve të tij si dhe si i besuari i Ramiz Alisë dhe i udhëheqjes komuniste, për të kontrolluar ndryshimet politike në Shqipëri, duke e komanduar në krye të partisë që pretendon se solli pluralizmin.
 
Ditët e fundit, Sali Berisha po fle dhe gdhihet me Enver Hoxhën. I vetëdijshëm për disfatën e radhës që e pret në horizont, i shqetësuar për shthurjen e grupit parlamentar demokrat dhe i trishtuar për pafuqinë e tij përballë dyshes Rama-Meta, Sali Berisha i është rikthyer avazit të vjetër, për të krijuar një krisje në koalicionin qeverisës, duke kompleksuar krerët e mazhorancës me figurën e Enver Hoxhës. 
 
Ethet e zgjedhjeve 
 
Teksa sfida e zgjedhjeve të ardhshme po afron me shpejtësi dhe koalicioni PS-LSI nuk ka shfaqur asnjë simptomë serioze krisjeje, Sali Berisha po përdor pa mëshirë armën e tij të vetme, atë të diversionit dhe përçarjes, me shpresën se do të fragmentarizojë elektoratin e majtë. Pas ofensivës ndaj Ramës në raport me Enver Hoxhën fshihen qartazi llogari elektorale dhe pushteti, për të krijuar një hendek mes Partisë Socialiste dhe elektoratit masiv të saj, që vlerësojnë dhe njohin meritat e Enver Hoxhës. Bëhet fjalë për një grup të madh elektoral, i përbërë nga nostalgjikë, ish-byroistë, radikalë të majtë, komunistë të reformuar etj., votat e të cilëve kanë qenë dhe janë në thesin e votave të Partisë Socialiste. Pas suksesit në vitin 2011, ku Lulzim Basha u katapultua në krye të Bashkisë së Tiranës me votat e komunistëve, Berisha po luan fort me figurën e Enverit, për të krijuar një ndarje në elektoratin tradicional të PS. 
 
Kompleksimi i Ramës 
 
Nëse Ilir Meta është i çliruar nga komplekset për Enver Hoxhën, i thotë troç krimet dhe meritat, mbron hapur vlerat e luftës dhe kërkon me forcë nderimin e figurave të rezistencës, kryeministri Edi Rama vijon të jetë i pushtuar nga komplekset e Enver Hoxhës, komplekse të cilat i demonstron çdo ditë me lëvizjet e tij. Edhe zbulimi i fortesës nëntokësore të udhëheqjes komuniste, reflekton komplekset për Enverin, pasi duke zbuluar këtë bunker, Rama tentoi t’i thoshte ambasadorit amerikan dhe ndërkombëtarëve se akuzat e Berishës, për lidhjet e tij me Enverin, janë të pabaza. Urdhërat e Ramës për të ndalur disa pleq me portretet e Enverit si dhe për heqjen e shallit të kuq nga deputetët, tregojnë se Rama ka një problem në raport me Enverin. 
 
Berisha i pashpresë 
 
Strategjia e Berishës, duket se është e pashpresë. Pasi pavarësisht retorikës së ashpër të Ramës, kupola drejtuese e PS, në realitet, ka një qasje tjetër ndaj veteranëve, komunistëve apo nostalgjikëve të Enverit. Por, edhe nëse Berisha, me anë të goditjeve të përqendruara tek kjo dobësi e Ramës, do të shkaktojë një çarje në elektoratin e majtë, pjesa e pakënaqur do të qëndrojë sërish majtas tek LSI, partia e dytë më e madhe e së majtës dhe e treta në vend. Por, me retorikën dhe teatrin me Enverin, Berisha mund të synojë edhe rifitimin e votave të ish-të përndjekurve politikë, gjë që duket një iluzion, pasi lojës së tij me Enverin dhe antikomunizmin, i ka dalë boja.  Adriatik Doçi  
 

Më të lexuarat