BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, Ahmetaj: Synojmë rritjen ekonomike nëpërmjet reformave

Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, Ahmetaj: Synojmë
Ditën e sotme në qytetin e Elbasanit u zhvillua konferenca "Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim" për periudhën 2014-2020, në të cilën ishte i pranishëm ministri Ahmetaj. Gjatë fjalës së tij ai theksoi se strategjia është një platformë e integruar e të gjithë strategjive sektoriale dhe ndërsektoriale në kuadër të objektivave të qeverisë por dhe në përputhje me kriteret e Bashkimit Evropian për zhvillim ekonomik dhe integrim.
 
Ai shtoi më tej se strategjia është gjithashtu shtylla ku mbështetet sistemi i integruar i planifikimit, i cili garanton planifikimin, buxhetimin dhe monitorimin nga ana e qeverisë të të gjithë strategjive dhe plan aksioneve sektoriale.
 
"Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim” shkon në përputhje të plotë me objektivat e strategjisë “SEE 2020” dhe do të luajë një rol të rëndësishëm për të siguruar që Shqipëria të implementojë objektivat e NERP, pra të Programit të Reformave Ekonomike Kombëtare, i cili në fakt është plan aksioni konkret për zbatimin e të gjithë detyrave, objektivave dhe ambicieve të “Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim”.Dua të ndalem në dy shtylla kryesore që lidhen drejtpërdrejt me punën e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes: “Nxitja e biznesit dhe investimeve të huaja direkte” dhe “Mbrojtja e konsumatorëve dhe mbikëqyrja e tregut”. Ne flasim sot për një model të ri ekonomik për Shqipërinë, një model që t’i përgjigjet ndryshimeve strukturore ekonomike që ndodhin në rajon, por që ndodhin dhe në ekonominë globale", u shpreh Ahmetaj.
 
Ai theksoi se Shqipëria ka përjetuar në 20 vite një mbështetje e zhvillimit ekonomik tek borxhi, mbështetje e zhvillimit ekonomik tek remitancat, pra tek të ardhurat nga emigrantët, si dhe nga zhvillimi diku kaotik dhe diku i strukturuar i ndërtimit, ndërsa sot shtoi ai, fokusi do jetë tek rritja e prodhimit vendas dhe rritja e eksporteve.
 
Fjala e plotë e ministrit Ahmetaj
 
Shqipëria ka një ecuri pozitive përsa i përket fluksit të investimeve të huaja. Vetëm në tremujorin e parë të vitit 2014 investimet e huaja direkte arritën një shumë 226 milionë euro dhe kjo është një e dhënë nga Banka e Shqipërisë. Kjo tregon që sërish Shqipëria do kapë investimet e huaja për vitin 2014 mbi 1 miliardë dollarë dhe ne shpresojmë që të jetë 1.2 miliardë dollarë, i cili është rekord për 22 vite. E theksoj se është rekord pasi nuk përfshin të ardhurat nga privatizimi.
 
Një tjetër element i rëndësishëm në këtë kuadër është nxitja e konkurrueshmërisë së bizneseve. Dua të ndalem tek konkurrueshmëria e bizneseve. Në raportin e fundit të Bankës Botërore ka një element, përtej pozitivitetit të theksuar të raportit i bazuar në fakte dhe i bazuar në ato reforma që ka bërë qeveria shqiptare, i cili duhet të kërkojë vëmendjen tonë, kur thuhet që kur sipërmarrja afron një vend pune, me statistika, vlera e punës është më e madhe se vlera e shtuar. Do të thotë se Shqipëria do të duhet të mendojë seriozisht për konkurrueshmërinë dhe për produktivitetin në mënyrë që të tejkalojë sfidat që vijnë brenda kësaj periudhe që kap dhe Strategjia 2020. Në këtë aspekt, rritja e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve, rritja e produktivitetit të fuqisë punëtore, teknologjia, modernizimi, hapja e tregjeve, janë thelbësore. Në raste të vështira ekonomike, qoftë krizash, qoftë vështirësish ekonomike, vendet, qytetarët dhe ekonomitë shpesh herë gjenden të tunduar për të ndjekur politika populiste. Aty është sfida e vërtetë e një qeverie që të bëjë gjënë e duhur për zhvillimin ekonomik jo thjesht të asaj dite, por të viteve që vijnë, dhe me të gjithë reformat që ne po bëjmë sot si qeveri shqiptare jemi duke menduar jo thjesht për ditën e sotme, por për ditët që vijnë, përtej dhe 2020-ës.
Nëse ju kujtohet, 726 milionë dollarë ka qenë borxhi i papaguar ndaj sipërmarrjes, borxh absurd dhe dhunues ndaj gjithë sipërmarrjes që kishte kryer shërbime publike, por nuk ishte paguar. Sot, me kënaqësi mund t’ju them se deri në 21 dhjetor 2014 ne kemi paguar rreth 340 milionë dollarë dhe kemi sërish këtë vit vazhdimësi pagesash, brenda tre vitesh do të paguajmë të gjithë borxhin e trashëguar ndaj sipërmarrjes për shërbimet publike të papaguara dhe me kënaqësi i referohem qoftë raportit të Bankës së Shqipërisë, qoftë raportit të Bankës Botërore, ku theksohet se pagesa e borxheve ndaj sipërmarrjes ka qenë një nga elementët më kryesorë të zhvillimit dhe rritjes së likuiditetit në treg.
 
Gjetëm një klimë biznesi të ashpërsuar midis qeverisë dhe sipërmarrjes, për arsye të mënyrës se si qeveria ishte mësuar të sillej. Shifra që thashë, 726 milionë dollarë ishte një nga shprehjet e drejtpërdrejta të diktatit absurd të qeverisë ndaj biznesit.
 
Ngritëm Këshillin Ekonomik Kombëtar, si një platformë dialogu me sipërmarrjen dhe sot Këshilli Ekonomik Kombëtar ka mbi një vit që funksionon dhe në këtë Këshill kemi debatuar me sipërmarrjen, kemi rënë dakord, nuk kemi rënë dakord, por ama kemi debatuar miqësisht, thellësisht dhe kjo ka bërë që klima e biznesit të jetë përmirësuar ndjeshëm dhe në të gjitha raportet ndërkombëtare, apo në raportet e Bankës së Shqipërisë, indekset e klimës së biznesit janë të gjitha në rekordet e veta.
 
Kemi ndërruar qasjen ndaj industrive. Kemi ndërruar qasjen dhe është element që do të na dallojë nga të gjitha qeveritë. Të kesh një Strategji është njëra anë dhe të kesh një plan aksioni, një plan veprimi për të promovuar industrinë është një gjë tjetër. Ne po përdorim një instrument të thjeshtë, të domosdoshëm dhe shumë të rëndësishëm, paketa lehtësuese dhe mbështetëse ndaj industrive. 
 
Do t’ju sjell si shembull dy paketa, të cilat kanë funksionuar me sukses qoftë në mënyrën se si janë hartuar, qoftë në zbatueshmërinë dhe rezultatet e tyre. Është paketa e manifakturës, një paketë e cila u bë me industrinë, nuk u bë në zyrat e ministrive, në ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, apo në zyra të tjera, por u bë në një tryezë të hapur me industrinë dhe fakti është që sot ka rritje eksportesh në masën 26 për qind dhe rritje të ndjeshme punësimi. Në të njëjtën kohë, me të njëjtën mënyrë, Ministria e Bujqësisë, së bashku me institucionet e tjera, hartoi paketën me masa mbështetëse për bujqësinë, e cila po funksionon dhe shifrat tregtojnë që jo vetëm ka filluar të mendohet dhe punohet për ekonominë e shkallës dhe modernizimin e zinxhirit bujqësor dhe zinxhirit të vlerës, por janë rritur eksportet bujqësore dhe punësimi në bujqësi.
 
Po me krenari ndaj me ju faktin që viti 2014 shënoi rekordin e përmirësimit të klimës së biznesit ku në renditjen e Doing Business, një raport tejet i rëndësishëm dhe i pa ndikuar nga qeverisja, ne u përmirësuam me 40 vende. Ka qenë një punë e përditshme e institucioneve qeveritare të ndërgjegjshëm që Shqipëria ka nevojë për investime, Shqipëria ka nevojë për investime të huaja, Shqipëria ka nevojë për rivitalizimin e kapaciteteve të brendshme, në mënyrë që të bëjë “kërcimin” ekonomik dhe t’i përgjigjet pritshmërisë së qytetarëve. Rezultati ishte spektakolar, me një vlerësim 40 vende, rekord në rajon. 
 
Thënë të gjithë këto, sigurisht që ka shumë sfida për të kaluar. Do t’i kthehem përsëri momentit shumë të rëndësishëm të modernizimit të sipërmarrjes, të konkurrueshmërisë së sipërmarrjes shqiptare. Çdo ditë që kalon tregu shqiptar ka bërë një hap përpara, diku të vogël, diku të madh, të hapjes ndaj tregjeve të ndryshme, qoftë në import, qoftë në eksport, dhe sfida e ndërmarrjeve shqiptare, sfida e ekonomisë shqiptare është rritja e produktivitetit dhe e konkurrueshmërisë. Krijimi i një infrastrukture për mbështetjen e bizneseve përmes krijimit të inkubatorëve apo klasterave.
Me sekretarin e Përgjithshëm, z. Bach, diskutuam për tre projekte interesante. Një është projekti për skanimin e të gjitha barrierave tarifore apo jo-tarifore, por më shumë të dytat, që pengojnë tregtinë e lirë, jo vetëm brenda vendit, por me rajonin e më tej. Është një projekt që do të na mësojë shumë, është një projekt që do të na bëjë të kapim thelbin e vështirësive të tregtisë, si një nga elementët kryesorë të zhvillimit të ekonomisë dhe të largojmë barrierat. 
 
Të njëjtën gjë po bëjmë sot me Universitetin e Harvardit. Kemi një konkluzion të detajuar dhe shumë interesant për pengesat që ka tregtia e lirë midis Shqipërisë dhe Kosovës, dhe shumë shpejt, në muajin shkurt, do ta kthejmë në një plan aksion konkret për të hequr të gjitha barrierat e mundshme që pengojnë zhvillimin normal dhe të dy tregjet të funksionojnë të hapura totalisht. 
Sigurisht që biznesi nuk ka kohë të na presë ne dhe përshpejtimi i procedurave është një nga sfidat që ne kemi në axhendën e ministrisë dhe në axhendën e qeverisë, në të gjitha institucionet. Krijimi i “One Stop Shop” është sfidë, por edhe detyrim që ne kemi ndaj biznesit. Pra krjimi i një dritareje të vetme, ku sipërmarrja të shkojë të mbarojë punë dhe jo të endet me orë apo ditë të tëra nëpër dritaret e institucioneve shqiptare.
 
Viti 2015 do të jetë një vit i një reforme të thellë dereguluese, e cila fillon me transformimin e sistemit të autorizimeve. Ne synojmë që brenda vitit 2015, nga 52 autorizime, 10 do të eliminohen, 21 do të trajtohen nga sistemi i QKL-së, 11 do të mbeten në përgjegjësinë e ministrive. Pjesa tjetër do të kalojë në një proces vlerësimi. Ndërsa në vitet 2016-2017 do të bëhet rishikimi tërësor i legjislacionit sipas sektorëve me objektiv thjeshtimin e të gjitha procedurave.
 
Kemi menduar bashkimin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit me Qendrën Kombëtare të Licencimit, me qëllim shkurtimin e kohës së regjistrimit nga 24 orë në 8 orë pune, depozitimi online i pasqyrave financiare dhe raporteve të auditit, ulja e vizitave me 30 për qind në qendër dhe 10 për qind në sportelet e rretheve, dhe aplikimi për herë të parë i nënshkrimit elektronik në subjekte në QKR, dhe aplikimi për regjistrim dhe licencim në një ambient të vetëm.
 
Do të vazhdojmë të ndërhyjmë me paketa mbështetëse dhe në turizëm apo në industrinë mekanike dhe po punojmë ndërkohë për industrinë plastike. Shumë shpejt do të prezantojmë dhe Këshillin Kombëtar të Investimeve. Është një projekt me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Këshilli Kombëtar i Investimeve do të jetë dera e parë ku do të trokasin të gjithë investitorët për t’u bërë pjesë e një dialogu aktiv me qeverinë.
 
Po punojmë për ndryshime serioze në ligjin e koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat. Mundësitë e buxhetit të shtetit janë ato që i dimë. Ekonomia dhe qytetari kanë nevojë për shumë më shumë injektim dhe unë besoj që partnerit publik privat është një nga instrumentet kryesorë të zhvillimit ekonomik. Qyteti i Elbasanit, me kënaqësi e ndaj me ju, është një nga shembujt më interesantë të partneriteti publik privat, ku qeveria, bashkia e qytetit, dhe sipërmarrja kanë bërë një projekt për përpunimin, pastrimin e mbetjeve, i cili është një shembull shumë i mirë për të gjithë ne në institucione dhe për sipërmarrjen në shumë fusha.
 
Kemi prezantuar 65 projekte të mundshme, po e korrigjoj, 67 projekte të mundshme, dy të shtuara në arsim së fundmi, të cilat janë në plan në vitin 2015 dhe në fillim të vitit 2016 të avancohen të gjitha, të cilat nëse ne bëjmë gjënë e duhur, do t’i sjellin ekonomisë shqiptare, do t’i avancojnë ekonomisë shqiptare minimalisht 1 miliardë dollarë investime private dhe do t’i avancojnë qytetarëve shqiptarë minimalisht 67 shërbime më të mira, më të shpejta, më moderne, në favor të tyre.
 
Ne jemi duke punuar për përmirësimin e ligjit të zonave ekonomike. Ka një shifër në Maqedoni, 30 për qind e eksportit del nga zonat ekonomike. Nuk ka pse Shqipëria të mos e përdorë këtë element, aq më tepër që logjistikisht është shumë herë më e favorshme dhe besoj se në 6 mujorin e parë të këtij viti do të kemi zonën e parë ekonomike, me partnerë shumë të fuqishëm, ndoshta nga Evropa, ndoshta nga Azia, por kemi interesim të drejtpërdrejt të kompanive shumë serioze. 
 
Në të njëjtën kohë jemi duke punuar dhe besoj se këtë javë do të kalojmë në qeveri ligjin e investimeve strategjike, i cili do të bëjë të mundur mbështetjen e investimeve private dhe deri në garantimin me ligj të kontratave të tyre, në mënyrë që ta heqë një herë e mirë Shqipërinë nga lista e pikëpyetjes për sigurinë juridike dhe sigurinë kontraktuale.
 
Do të flisja gjatë, por do ta shkurtoj pjesën e mbrojtjes së konsumatorëve, që është shumë e rëndësishme. Është shumë e rëndësishme dhe në procesin e integrimit evropian do të jetë primare. Është detyrë e institucioneve shqiptare të vënë veten e tyre për t’i shërbyer konsumatorit me përditshmëri dhe devotshmëri, sepse mund të ketë reforma sa të duash, por nëse konsumatori nuk merr shërbimin e duhur, atëherë nuk kemi bërë gjënë e duhur, nuk i kemi dhënë shërbimin e duhur dhe sigurisht që, reforma dështon për shkak të pakënaqësisë. Shembulli është i drejtpërdrejtë, në industrinë e naftës. Më duhet të ndaloj në këtë pikë madje gjej rastin të falënderoj qytetarët shqiptarë që e dinë vetë shumë mirë kur e fikin ose kur e ndezin makinën, debati për çmimin e naftës. Kemi premtuar që nuk do të rritej çmimi i naftës. Çmimi i naftës u ul, nga 198 lekë në 158 lekë, pra 40 lekë më pak. Ka funksionuar tregu, sepse ulja e çmimit në pjesën elastike të vet, është gati- gati e barabartë me uljen e çmimit botëror. Por çfarë do të duhet të bëjmë më tej? Do të duhet t’i garantojmë qytetarëve sasinë dhe cilësinë. Prandaj ndalova te mbrojtja e konsumatorit. Jemi duke menduar dhe shumë shpejt do të jemi aktivë me një paketë të plotë monitorimit të tregut, monitorimit të tregut të naftës, në favor të qytetarit, që në qoftë se paguan 158 lekë për një litër naftë, të jetë një litër naftë dhe jo gjysmë ujë e gjysmë naftë. Kjo është sfidë dhe është përgjegjësi e qeverisë.
 
Duke e mbyllur, objekti është që jo vetëm të bëjmë një strategji shumë të mirë, por të kemi një rritje ekonomike, e cila të përkthehet në benefite, të përkthehet në të mira materiale për qytetarët. 2.1 për qind besojmë është rritja ekonomike e vitit 2014. A është e mjaftueshme? Nuk është e mjaftueshme. Unë personalisht besoj, por të gjithë në qeveri besojnë, se në qoftë se rritja nuk kalon mbi 4 për qind, atëherë ato benefite nuk duken tek qytetari. Kjo është sfida, që ne të mos jemi të kënaqur me atë që ka ndodhur në vitin 2014, ta konsiderojmë si një vit kthese, 2015-ën dhe 2016-ën t’i konsiderojmë si vite të konsolidimit të rritjes, duke bërë të mundur, nëpërmjet reformave, rritjen ekonomike mbi 4 për qind. 
 

Më të lexuarat