BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Studentët vijojnë protestën, i lënë afat qeverisë deri të martën të plotësojë kërkesat, refuzojnë dialogun me Nikollën

Studentët vijojnë protestën, i lënë afat qeverisë

 Studentët protestuan dje për të pestën ditë radhazi para Ministrisë së Arsimit për të drejtat e tyre dhe për kushte më të mira. Në orën 10:00 të rinjtë e të gjitha fakulteteve u grumbulluan tek Sheshi “Nënë Tereza” për tu nisur më pas drejt godinës së Ministrisë së Arsimit. Gjatë marshimit drejt godinës, grupi studentor kaloi nga zona e Bllokut, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen nga kafenetë dhe të bashkohen me ata. Protesta e tyre vijoi për rreth 7 orë me radhë, ndërsa as shiu i herëpashershëm nuk i ndali studentët. Kryengritja e grupit studentor u shoqërua herë pas here me tensione, ku protestuesit goditën me vezë dhe bidonë drejt Ministrisë së Arsimit. Në krahasim me ditët e mëparshme, dje numri i protestuesve ishte më i vogël, pasi një pjesë e tyre ishin larguar drejt qyteteve të tyre. Po ashtu, në rrethe u protestua vetëm në Shkodër e Kukës. Dje u përkujtua nga politika edhe Lëvizja Studentore e 8 Dhjetorit të vitit 1990, por studentët refuzuan ndërhyrjen e politikës, duke theksuar se ky është një dhjetor i dytë. Studentët vijuan t’i paraqesin kërkesat e tyre ministres së Arsimit, Lindita Nikollës, ku midis të tjerash ata kërkojnë përgjysmim të tarifës së studimit, përmirësimin e kushteve në konvikte, rritje në 50% e votës për zgjedhjen e dekanëve e rektorëve, dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë, pajisjen e studentëve me kartë studenti brenda vitit 2018-2019, etj.

Refuzohen banorët e “Astirit”

Për një moment lëvizjes së tyre kërkuan t’i bashkohen edhe banorët e “Astirit”, por studentët refuzuan duke brohorituar se nuk duan politikë. “Nuk i pranuam banorët e Astirit, pasi nëse do të vinin si prindër do i pranonim. Kanë të drejtë të protestojnë, i mbështes, por këtu jemi studentë, populli ka shumë kërkesa, por ne kemi kauzën tonë. Ne nuk duam politikë”, tha një student. Ashtu si çdo ditë tjetër, grupi studentor mbante në duar pankarta me shprehje ironizuese kundër qeverisë: “Arsimi nuk është plazh nudist që të na zhveshësh nga lekët”, “Kush quan studentët ngelës, është gomar”, “Mos na detyroni të veprojmë si kuksianët”, “Nuk na e bën dot ne z. kryeministër, ja ke bo vetes”, “Ministria e Arsimit, ti ngele”, “Na falni se s’po ju lëmë të vidhni dot të qetë”, etj. Gjithashtu studentët kërkuan gjatë gjithë kohës që ministrja të dilte në shesh dhe të ballafaqohej me ata. Studentët kanë sqaruar se përse nuk pranuan banorët e Unazës së Re, ndërsa kanë ftuar maturantët në protestë.

Refuzohet dialogu

Në një moment gjatë protestës, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla doli nga zyra e saj duke tentuar të hyjë në mes të turmës, e shoqëruar nga disa bodigardë dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit. Por ajo u prit me ovacione dhe ulërima pakënaqësie, çka bëri që të tërhiqet sërish brenda godinës për të shmangur tensionin dhe përplasjet. Studentët nuk pranuan negociata, por vetëm zgjidhjen direkte të kërkesave të tyre, ndaj në momentin kur ministrja e Arsimit tentoi të fliste me ta, ata thirrën: “Turp! Turp!” Ky reagim i tyre erdhi pasi studentët protestues e cilësuan si tentativë provokimi daljen e Nikollës me truporja. “Erdhi me truprojat e saj dhe kaloi mes turmës dhe nga ne u mor sikur erdhi për të nxitur dhe për të thënë që jemi vandalë”, u shpreh një student. Më pas Nikolla u kthye sërish në zyrë, ndërsa studentët i lanë afat qeverisë deri ditën e martë për plotësimin e kërkesave. Në rast të kundërt, ata paralajmëruan edhe grevë urie. “Do të presim deri ditën e martë. Nëse asgjë nuk ndryshon do hyjmë në grevë urie”, tha njëri prej protestuesve. Në orën 17:00 studentët mbyllën protestën, por theksuan se nuk do të ndalen me kaq. Interesant ishte fakti që me tubimin e djeshëm të studentëve u solidarizuan edhe shumë qytetarë, disa prej të cilëve ndaluan mjetet e tyre të qarkullimit dhe shtrënguan duart me të rinjtë./Mimoza IBRA

Më të lexuarat