Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Forecast

Berat, Albania

04/17/2014 - 14:00

RainNorth-northwest, Light air, 1.3 m/s14°C

3.0 mm precipitation

Pressure: 1.0073 bar

Durrës, Albania

04/17/2014 - 14:00

Partly cloudyNorth-northwest, Light breeze, 2.3 m/s13°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0085 bar

Korçë, Albania

04/17/2014 - 14:00

Partly cloudyEast-southeast, Light air, 0.6 m/s7°C

0.1 mm precipitation

Pressure: 1.0079 bar

Kukës, Albania

04/17/2014 - 14:00

Partly cloudyNorth, Light breeze, 1.9 m/s7°C

0.2 mm precipitation

Pressure: 1.0097 bar

Shkodër, Albania

04/17/2014 - 14:00

FairEast, Gentle breeze, 3.4 m/s14°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0084 bar

Tirana, Albania

04/17/2014 - 14:00

Delvis skyetNord-nordvest, Flau vind, 0.6 m/s13°C

0 mm precipitation

Pressure: 1.0081 bar

Vlorë, Albania

04/17/2014 - 14:00

Rain showersWest-northwest, Light breeze, 2.7 m/s13°C

0.5 mm precipitation

Pressure: 1.0082 bar

Weather forecast from yr.no.

Superstruktura e spiunazhit të Ushtrisë, formohen celulat informative në të gjitha rrethet

Superstruktura e spiunazhit të Ushtrisë, formohen celulat informative në të gjitha rrethet

Kryeministri Berisha, nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, po projekton ngritjen  e një superstrukture spiunazhi, me degë në të gjitha rrethet e Shqipërisë dhe jashtë vendit, e cila do të vihet në funksion të interesave të partisë në pushtet, ashtu siç u angazhua Shërbimi Informativ Ushtarak për trazirat e 21 Janarit.  Të paktën kështu parashikon ligji i shumëdebatuar për shkrirjen e Shërbimi Informativ Ushtarak, i cili është miratuar në mënyrë të njëanshme në Kuvendin e Shqipërisë. Konkretisht SHIU, i akuzuar nga opozita për përgjimin e diplomatëve të huaj dhe kundërshtarët politik të kryeministrit, është zëvendësuar me strukturën e re, e quajtur Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes. Opozita e ka kondërshtuar fort këtë ligj me argumentin se struktura e re ishte antikushtetuese dhe në kundërshtim e standardet dhe parimet e NATO, dublonte SHISH dhe merrte rolin e Prokurorisë.

Në Komisionin e Sigurisë u dha alarmi se agjencia e re do t’i konsiderojë si veprimtari armiqësore edhe protestat demokratike ndaj qeverisë. Megjithatë, ligji u kalua, ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes është gati të krijojë qendrat e inteligjencës brenda dhe jashtë vendit. “Në interes të përmbushjes së misionit të saj, Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes krijon qendra inteligjence, me urdhër të ministrit të Mbrojtjes. Qendrat e inteligjencës ngrihen  në mënyrë të përkohshme, në zona përgjegjësie dhe interesi, në përmbushje të misionit të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, në mbështetje të Forcave të Armatosura, pjesëmarrëse në misione dhe operacione ushtarake, sipas legjislacionit në fuqi. Procedurat e funksionimit të qendrave të inteligjencës përcaktohen me rregullore të miratuar nga ministri i Mbrojtjes, me propozimin e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes”, thuhet në nenin 16 të ligjit.

Procedurat specifike
Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes e ushtron veprimtarinë në përputhje me procedurat specifike të inteligjencës, të propozuara nga drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes dhe të miratuara me rregullore nga ministri i Mbrojtjes e prokurori i Përgjithshëm, të cilët kanë të drejtë të ushtrojnë kontroll për zbatimin e këtyre procedurave. Këto procedura përcaktojnë: masat e grumbullimit të fshehtë të të dhënave nëpërmjet përgjimit të komunikimeve mobile dhe statike dhe mbledhjen e të dhënave nga ndjekja dhe/ose vëzhgimi (mbikëqyrja) i personave, mjediseve dhe/ose objekteve, të përcaktuara si objektiv.
 

Kufizimet
Sipas ligjit, ndalohet përdorimi i këtyre procedurave ndaj personave me imunitet, pa marrë më parë miratimin nga organi kompetent. Masat për grumbullimin në fshehtësi të të dhënave zbatohen vetëm në qoftë se të dhënat nuk mund të merren në mënyrë tjetër ose nëse marrja e tyre lidhet me vështirësi të ndryshme. Në rastet kur ekzistojnë mundësi të ndryshme për marrjen në fshehtësi të të dhënave, duhet të zgjidhet mundësia që kufizon sa më pak liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Për rastet e kryerjes së operacioneve të fshehta, pjesëtarë të këtyre operacioneve të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes kanë të drejtë të përdorin identitete të rreme. Procedura për marrjen e këtij identiteti rregullohet me urdhër të përbashkët të ministrit të Mbrojtjes dhe të ministrit të Brendshëm.

Kompetenca e Imamit

1. Përcaktimin e përparësive bazuar mbi politikat shtetërore;
2. Informimin e Kuvendit, Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit për aktivitetin e  Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes;
3. Nxjerrjen e urdhrave dhe udhëzimeve në zbatim të akteve, ligjore dhe nënligjore, në fuqi;
4. Miratimin e programeve të bashkëpunimit dypalësh e shumëpalësh me shërbimet homologe brenda dhe jashtë vendit, në funksion të përmbushjes  së misionit të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes;
5. Përcaktimin e politikave në fushën e inteligjencës, kundërinteligjencës dhe    sigurisë në fushën e mbrojtjes, me propozimin e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes;
6. Miratimin e tabelës së organizimit dhe pajisjeve (TOP) të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes;
7. Emërimin, komandimin, lirimin nga detyra, nxjerrjen në rezervë apo lirim nga shërbimi ushtarak të punonjësve ushtarakë “oficerë”, si dhe emërimin e lirimin nga detyra të punonjësve civilë, ekuivalentë me “oficer”, në përputhje me tabelat e organizimit e të pajisjeve, të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes;
8. Përcaktimin e zonave të përgjegjësisë dhe interesit, si dhe miratimin e krijimit të qendrave të inteligjencës, me propozimin e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes.

Detyrat e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes

1. Grumbullon, përpunon, analizon, prodhon inteligjencë, administron dhe paraqet informacion për veprimtari, të cilat kërcënojnë e rrezikojnë pavarësinë e vendit, tërësinë territoriale dhe rendin kushtetues të tij, planet ushtarake mbrojtëse, realizimin e misionit të Forcave të Armatosura, si dhe për veprimtari, që lidhen me spiunazhin, ekstremizmin, terrorizmin, sabotazhin, diversionin, subversionin në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes e të Forcave të Armatosura.
2. Paraqet informacione dhe vlerësime për gjendjen e sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcat e Armatosura.
3. Përmbush detyrimet respektive që rrjedhin nga statusi i vendit anëtar i NATO-s.
4.   Mbështet me produkt inteligjence kontingjentet pjesëmarrëse në operacionet që zhvillohen jashtë vendit.
4.  Merr pjesë në procedurat për pajisjen me certifikatë sigurie të personelit ushtarak dhe civil të Ministrisë së Mbrojtjes, të Forcave të Armatosura, strukturave vartëse të tyre, personelit të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, si dhe të subjekteve që kërkojnë të hyjnë në marrëdhënie me to.
6.  Arsimon dhe trajnon personelin e vet, si dhe të Ministrisë së Mbrojtjes e Forcave të Armatosura, në kuadër të sistemit arsimor të Ministrisë së Mbrojtjes, për çështje të veprimtarisë së Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes.
7. Garanton sigurinë e veprimtarisë së vet, të të dhënave të personelit, të kontraktuesve dhe të burimeve materiale që ka në zotërim, përfshirë verifikimin e të dhënave të kandidatëve, të të punësuarve e të kontraktuesve.
8.  Kryen veprimtari mbështetëse tekniko - administrative për interes të vet.

Ekspertët e sigurisë kundër agjencisë së re

Ekspertët për çështjet e sigurisë kanë rrëzuar projektligjin “Për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes”, duket e konsideruar si jashtë standardeve të NATO. Eksperti për çështjet e sigurisë, Arjan Dyrmishi, duke iu përgjigjur ftesës së Komisionit të Sigurisë për të dhënë mendim për draftin, deklaron se Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes dublon Shërbimin Informativ Shtetëror dhe shërbimet e tjera të inteligjencës. 

“Në lidhje me misionin dhe detyrat që parashikohet të kryejë Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes. Shumë nga detyrat e parashikuara për t’u përmbushur nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes nuk janë tipike me ato të shërbimeve të ngjashme të vendeve anëtare të NATO-s, krijojnë mbivendosje me detyrat dhe misionin e agjencisë kryesore në vend SHISH si dhe bien ndesh me rekomandime të organizmave ndërkombëtare ku Shqipëria aderon”, deklaron ai. Dyrmishi shprehet gjithashtu se pavarësisht se ka ndryshime nga vendi në vend, në funksion të organizimit të komunitetit të shërbimeve informative dhe ndarjes së roleve me shërbime të tjera, në shumicën e vendeve të NATO-s detyrat kryesore të shërbimeve të inteligjencës ushtarake kufizohen kryesisht në: mbështetjen e operacioneve ushtarake, informimin mbi ushtritë dhe planet ushtarake të vendeve të tjera, parandalimin e akteve të sabotazhit dhe mbrojtjen e planeve dhe burimeve nga spiunazhi, ndjekjen dhe informimin mbi zhvillime të teknologjisë ushtarake në funksion të planeve të mbrojtjes dhe prokurimeve ushtarake, etj.

“Në këtë kuadër sugjerojmë që të rishikohet detyrat e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes me synim për të ruajtur profilin e një shërbimi inteligjence ushtarake dhe shmangien e përfshirjes së kësaj agjencie në detyra të sigurisë së brendshme që, përveç se janë pjesë e mandatit të institucioneve të tjera të inteligjencës dhe sigurisë, shkojnë dhe në kundërshtim më rekomandimet e Këshillit të Europës dhe OSBE për mosorganizimin e shërbimeve të sigurisë në kuadër të forcave të armatosura. Në lidhje me arsyetimin për nevojën e ndryshimit të ligjit. Pavarësisht se motivi kryesor paraqitet harmonizimi i aktivitetit të SHIU-t me standardet e NATO-s asnjë nga referencat dhe standardet e NATO të paraqitura në relacionin për projektligjin nuk është e pasqyruar në ligj, pasi edhe ligji ekzistues nuk pengon përmbushjen e atyre standardeve. Adriatik Doçi

Total votes: 21