BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Tërheqja e Bashës, PS: Do lërë gjurmë në kryeqytet si njeriu që s’bëri asgjë, po i kursen vetes ndëshkimin e merituar me vota

Tërheqja e Bashës, PS: Do lërë gjurmë në kryeqytet
Partia Socialiste ka reaguar pas deklaratave të kreut të PD, Lulzim Basha, se nuk do të kandidojë më për Bashkinë e Tiranës. Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti, ka deklaruar se Basha nuk ka qenë asnjë ditë kryebashkiak i Tiranës, por thjesht një individ që mbajti për katër vjet karrigen e kryetarit të bashkisë. Sipas saj, Basha do të mbahet mend dhe do të lërë gjurmë në kryeqytet si njeriu që s‘bëri asgjë.
 
Deklarata e plotë e deputetes Blerina Gjylameti:
 
Lulzim Basha deklaroi se nuk do të rikandidojë për Bashkinë e Tiranës. Natyrisht, ky nuk është lajm. Vendimin për të mos rikandiduar Lulzim Basha e ka marrë në fakt që në momentin që u emërua në atë post me votat e shpikura nga Arben Ristani, sepse ai nuk bëri asgjë për Tiranën në 4 vjet. Lulzim Basha nuk ka qenë asnjë ditë kryebashkiak i Tiranës, por thjesht një individ që mbajti për 4 vjet karrigen e kryetarit të bashkisë dhe do të lërë gjurmë në kryeqytet si njeriu që s'bëri asgjë. Thjesht asgjë! Zgjedhjen për të mos kandiduar për Tiranën Lulzim Basha, nuk po e bën tani, e ka bërë në katër vjet duke mos u marrë me qytetarët dhe problemet e kryeqytetit. Lulzim Basha po i kursen vetes ndëshkimin e merituar me votë nga qytetarët e kryeqytetit që në këto 4 vite kanë parë sesi ka degraduar nga dita në ditë hapësira e përbashkët ku ata kanë zgjedhur të jetojnë e të punojnë.
 
Lulzim Basha mund të shpikë çfarë arsye të dojë për të justifikuar faktin që sot s’ka guxim t’u dalë përballë banorëve të Kryeqytetit. Por arsyet e vërteta janë krejt tjetër; Premtoi se do të pajiste të gjitha shkollat e kryeqytetit me sistem ngrohje, por sot situata është më keq se ç’e gjeti me 50% të shkollave pa asnjë lloj sistemi dhe me pjesën tjetër me sisteme tërësisht të amortizuara. Premtoi gjelbërim, parqe, kënde lojërash për fëmijët, por s’ka bërë asgjë. Ndërkohë që Plani Urbanistik i Tiranës i Bashës i mori kryeqytetit 16 zona të gjelbra dhe i shndërroi në sheshe ndërtimi. Duke filluar me Lulishten përballë Bibliotekës Kombëtare, atë pas Pallatit të Kulturës, Parkun e Namasgjasë, ku në një rast unik në botë tentoi t’i bashkëngjisë xhamisë një qendër tregtare. Ndër zonat e tjera të gjelbra që do shndërroheshin sipas Bashës në sheshe ndërtimi me planin e tij janë; zona e SHQUP-it, Parku i Fushës së Aviacionit, Qyteti Studenti, Fusha e Sportit prapa Stadiumit “Qemal Stafa”, ish-Shkolla “Kosova”, Zona e Fushave te “Ali Demi”, Ekspozita “Shqipëria Sot”, Zona e Lodrave tek “7 Xhuxhat”, Zona e Lulishteve te Vëllezërit Frashëri, Ndërtime mbi Digë, Zonën e Shkollës së Bashkuar, Zonën e Tregut dhe Zonën e Kinostudios.
 
Premtoi hapësira sportive, por ka lënë të degradojnë edhe ato hapësira që trashëgoi se për ndërtimin e hapësirave të reja as që bëhet fjalë. Premtoi sistemimin e rrugëve e trotuareve, por e ftojmë të bëjë një xhiro me makinë nga treni tek Sheshi Nënë Tereza dhe të numërojë gropat për të parë në ç’gjendje janë sot rrugët. Qytetarët e Tiranës do të jetojnë në një prej qyteteve më të pastra në Europë me sistem të diferencuar mbetjesh, premtoi Luli në 2011. E ftojmë sot të dalë e të na thotë qoftë edhe një gjë të vetme që ka bërë në këtë drejtim. Brenda vitit të parë të mandatit do të çajmë tokën për të nisur punimet për Bibliotekën Universitare Bashkiake të Tiranës, thoshte Luli në 2011.
 
Do të rehabilitohen rrugët pa ndriçim, në shumë zona të qytetit, thoshte Luli në 2011. Do të ndërtohet Parku tjetër i Madh i Tiranës. Do të ndërtohet në çdo Njësi Bashkiake të paktën një qendër rekreative-sportive publike për të gjitha. Do të lehtësohet dhe zgjidhet kaosi i trafikut dhe lëvizje e lehtë, e shpejtë dhe e sigurt e këmbësorëve dhe automjeteve në të gjithë qytetin dhe do të ndërhyhet në nyjen tek Dogana. Ujërat e zeza nuk do të derdhen më në Lumin e Tiranës, por do të përpunohen. Do të ndërtohet një Kampus i ri Universitar për UT në hapësirën mes Fakultetit Ekonomik-Filologjik
 
Do të ndërtohet Korridori Rekreativ i Lumit të Tiranës. Do të çlirohen trotuaret nga zëniet abuzive. Do të eliminohet mësimi me dy turne. Do të ndërtohen të paktën dy nënkalime për të lidhur dy zonat e banimit përgjatë segmentit rrugor nga Zogu i Zi tek Dogana. Do të investohet për ngritjen e qendrave diagnostikuese mobile Do të ndërtohen mbikalime, nënkalime, si dhe parkime nëntokësore. I ftojmë të gjithë qytetarët të shkojnë të parkojnë automjetet e tyre në parkimin nëntokësor tek stadiumi Qemal Stafa. Duke filluar nga vera 2012, Bashkia do të financojë shkolla dhe kopshte verore për të gjithë fëmijët, nënat e të cilëve janë në marrëdhënie pune. Do i jepet përparësi trotuareve, korsive për transportit urban dhe biçikletave dhe do të bëhen përshtatjet për nevojat e individëve me aftësi të kufizuara.
 
Për të kaluar pastaj tek dy premtimet madhore të Lulit Karta Studentore Bashkiake, me të cilën do të ofrohej transport falas dhe tarifa të reduktuara për shërbimet dhe Tramvaji i famshëm, që e ka kthyer Lulin tanimë në një personazh për barsoleta. Natyrisht, të gjithë ne do të donim ta dëgjonim Lulin që krahas vendimit për mos rikandidim të bënte edhe një bilanc të punës së tij. Por bilancin ia kanë bërë tashmë qytetarët. Pas 21 qershorit bashkia e Tiranës do të ketë një kryetar të ri dhe ky makth i quajtur Lulzim Basha do të mbarojë, duke i hapur rrugë mirëqeverisjes, zhvillimit, por edhe normalitetit që kaq shumë ka munguar në këto 4 vjet. 
 

Më të lexuarat