BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Tabaku kërkesë Kuvendit dhe Guvernatorit: Bëni publik raportin për paratë e pista

Tabaku kërkesë Kuvendit dhe Guvernatorit: Bëni publik raportin

Deputetja e PD-së, njëherësh nënkryetarja e Komisionit te Ekonomisë, Jorida Tabaku i kërkoi Parlamentit dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë t’u vënë në dispozicion deputetëve të opozitës raportin e publikuar për paratë e pista.

Raporti që ka bërë departamenti i mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë provon katërcipërisht atë që opozita ka theksuar gjatë një viti, pastrimin e parave”- u shpreh Jorida Tabaku në Komisionin e Ekonomisë, duke vënë në dukje se afera korruptive e Teatrit është shembulli konkret i pastrimit të parave. “Fakti që asnjë zyrtar nuk është në gjendje të përgjigjet, na bën të dyshojmë se kjo kontratë nuk është prodhuar në zyrat e shtetit. Afera e teatrit është shembulli më i fortë, dëshmon se paratë e krimit dhe të drogës janë duke depërtuar në ekonomi.”- tha Tabaku.

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë theksoi se është sektori i ndërtimit fusha ku po pastrohen paratë. Tabaku citoi raportin akoma konfidencial të Bankës së Shqipërisë që thoshte “Në disa raste nuk disponohen dokumente që provojnë burimin e fondeve, të cilat kryesisht mbeten në nivel deklaratash për transaksione të kryera nga klientët me para fizike cash, në llogari individuale tregtare”.

Tabaku citoi edhe një pjesë tjetër të publikuar në media, ku thuhet se “Banka e Shqipërisë me inspektimet e saj me fokus rastet e pastrimit të parave ka gjetur transaksione të pajustifikuara të kryera në këto banka. Janë gjetur mangësi në plotësimin e të dhënave të klientëve në biznes në sistem si edhe klasifikimin e klientëve sipas rrezikut ku konstatohen mangësi në kundërshtim me ligjin e parandalimit të pastrimit të parave“.

Sipas Raportit numri i institucioneve financiare jobankare është dyfishuar. “Janë institucione të cilat janë jashtë sistemit bankar dhe janë duke u përdorur për pastrim parash. Kërkoj informacion për pikat e këmbimit të parave. Sipas të dhënave tona, pikat e këmbimit të parave janë duke u rritur në mënyrë eksponenciale, Exchange të cilat po përdoren njëkohësisht për pastrim parash. Kërkojmë informacion edhe nga Ministria e drejtësisë për kontratat që janë duke u bërë tek noterët. Informacion që ky Raport i Bankës së Shqipërisë, i departamentit të mbikëqyrjes e përmend. Kontratat e dorëzanisë tek noterët janë duke angazhuar shurma fondesh të jashtëzakonshme duke i përdorur këto si burim i pastrimit të parave.”- u shpreh Jorida Tabaku.

Më të lexuarat