BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Tahiri prezanton strategjinë kundër trafikimit të qenieve njerëzore: Mbi 50% e ngjarjeve kriminale janë për motive familjare

Tahiri prezanton strategjinë kundër trafikimit të qenieve
Strategjia për luftën kundër trafikimit të personave është miratuar sot. Strategjia u prezantua nga Koordinatori Kombëtar, Elona Gjebrea, në një konferencë, ku ishin të pranishëm Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, Ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu, Ambasadorja e delegacionit Evropian, Romava Vlahutin, Koordinatorja e Përhershme e OKB në Shqipëri, Zineb Touimi Benjelloun, Ambasadori i OSBE, Florian Rauing, përfaqësues të Policisë, Prokurorisë dhe gjyqësorit.
 
Në fjalën e tij, Ministri Tahiri theksoi punën intensive të MPB, Koordinatorit Kombëtar kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe institucioneve të tjera të përfshira në hartimin e strategjisë së luftës kundër trafikimit të personave dhe planit 2014-2017. Sipas tij, ky fenomen duhet të jetë produkt i vetëdijes së përbashkët, që kërkon koordinim dhe bashkëpunim. “Në qoftë se nuk arrijmë të prodhojmë aksion të përbashkët, i cili i përgjigjet vendimit tonë të përbashkët që e konsiderojnë trafikimin e qenieve njerëzore problem të të gjithëve, shoqërisë, institucioneve, shoqërisë civile, vetëm kështu do ta arrijmë të kemi rezultatet, të cilat mund ta radhisin Shqipërinë ndër vendet që kanë sukses në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore”, theksoi Tahiri.
 
Ai e konsideroi strategjinë një dokument themelor, që adreson këtë problem, duke e konceptuar jo vetëm një problem që lidhet me sigurinë e qytetarëve, por që merret kryesisht me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, dhe që, sipas tij, është hartuar mbi punën dhe angazhimin e mbi 22 institucioneve. Ndërkohë, në fjalën e tij, Ministri i Punëve të Brendshme sqaroi disa elementë të rëndësishëm të kësaj strategjie, si më poshtë.
 
Strategjia bazohet nga 4 shtylla
 
E para, është ndjekja penale, duke siguruar dhe duke vënë si para-kusht ndjekjen penale për ata që marrin përsipër të zhvillojnë këtë aktivitet kriminal nëpërmjet bashkëpunimit më të fortë, ndërmjet policisë, prokurorisë dhe gjykatës. Duhet të arrijmë deri në konsolidimin e sistemit që heq çdo mundësi për të krijuar parajsa ekonomike dhe fiskale, që vijnë si pasojë ose si produkt midis veprimtarisë kriminale nëpërmjet trafikimit. Objektivi ynë duhet të jetë të mbledhim paratë dhe të heqim paratë nga qarkullimi, dhe këtu flas për paranë e pisët, që vjen nga trafikimi i qenieve njerëzore, vetëm kështu mund ta bëjmë këtë aktivitet atraktiv, mund ta bëjmë më pak fitim-prurës, dhe mund të garantojmë  që ekonomia të zhvillohet në mënyrë të drejtë me konkurrencë të ndershme pa elementin kriminal që sot është ende prezent në ekonomi.
 
Elementi i dytë, mbrojtja nga trafikimi i viktimave, duke fuqizuar sistemet mbrojtëse flas këtu për sistemet institucionale dhe jo shtetërore, sigurimi i skemave të kompensimit për viktimat e trafikimit, përfshirja në programet ri-integruese, duke bashkëpunuar me institucione shtetërore dhe jo-shtetërore, me partnerët, si dhe ofrimi falas i shumë shërbimeve që do të ndihmonin viktimat e trafikimit të ri-integroheshin në shoqëri dhe të mos vazhdonin të përjetonin një herë në jetë viktima të trafikimit. 
 
Parandalimi. Na duhet të bëjmë shumë më shumë në aspektin e parandalimit të trafikimit jo vetëm nëpërmjet aktiviteteve sensibilizuese, për të ndërgjegjësuar viktimat potenciale të trafikimit, por edhe duke krijuar aksesin e domosdoshëm në Policinë e Shtetit për të gjithë mekanizmat institucionalë, për të lehtësuar komunikimin dhe bashkëveprimin e qytetarit, nga njëra ana, e viktimës potenciale të trafikimit nga ana tjetër, prej institucioneve me natyrë represive ose ri-integruese, për të bërë të mundur që trafikimi të jetë sipërmarrje pothuajse e pamundur sesa ndëshkimi. 
 
Akoma më shumë, dhe kjo është shtylla e katërt e strategjisë dhe e planit të veprimit, duhet bërë për bashkërendimin dhe koordinimin e punës dhe të gjithë institucioneve në vend dhe nëpërmjet nesh dhe partnerëve nga ana tjetër. 
 
Ndërkohë, ministri i kushtoi një rëndësi të veçantë edhe shfrytëzimit seksual, duke e konsideruar atë një problem mjaft shqetësues për shoqërinë, së bashku me problemin e azilkërkuesve. Sipas tij, duhet dalluar puna reale e institucioneve në parandalimin e këtyre problemeve dhe duhen luftuar më tej, deri në nxjerrjen në dritë të dimensioneve reale të tyre.
 
Një tjetër problem shqetësues për ministrin është çështja e fëmijëve të pashoqëruar, ose e prindërve që shkojnë në BE dhe kthehen, duke lënë fëmijët andej. Ai e ndëshkon këtë vepër, duke e quajtur penale, që sipas tij, çon në ndjekjen penale të këtyre prindërve. Për sa i përket trafikimin të qenieve njerëzore, Tahiri theksoi se vetëm këtë vit mbi 50% e ngjarjeve kriminale me pasojë humbjen e jetës së njeriut, pra vrasjet, janë për motive familjare dhe për motive të çastit.
 
Dhe së fundi, ai pohoi se skllavërinë moderne duhet ta trajtojmë duke e thirrur në emër e duhet ta luftojmë të gjithë bashkë. Strategjia dhe plani i veprimit, që janë miratuar janë një hap i vendosur në këtë drejtim. Ndërsa, mbylli fjalën e tij duke falënderuar Koordinatorin Kombëtar për punën e bërë, si dhe të gjithë institucionet që janë përfshirë në hartimin e kësaj strategjie.