BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Takimi Rama-Hahn, Pollo: Vendim për negociata nuk ka, pengesë dhe për Maqedoninë

Takimi Rama-Hahn, Pollo: Vendim për negociata nuk ka, pengesë dhe

Deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo komentoi vizitën e komisionerit Hahn me kryeministrin si dhe procesin e reformave për hapjen e negociatave.

Ai u shpreh se e vërtëta është ajo që tha dhe komisoneri që ka thënë dhe opozita në parlament, që ndonësa u hap procesi i verifikimit që nuk ka munguar dhe më herët, faktikisht vendim për negociata nuk ka.

Më tej në fjalën e tij Pollo u shpreh se vendi ynë mund të jetë bërë pengesë dhe për Maqedoninë, e cila sipas tij ka bërë progres shumë më të mirë sesa Shqipëria në procesin e reformave për integrimin.

“Unë mendoj se të thuash që ka shumë punë për të bërë dhe që ka shumë kriterë për të përmbushur dhe që para kemi një rrugë të vështirë, është realiste, siç nuk ishte realiste shpallja e më shumë se dy javëve, që patëm sukese dhe u çelën negociatat.

Sot qeveria në prani të KE-së, Rama sidomos u detyrua që ta rrotullojë pak gjuhën dhe të përdori termin formal.  E vërtëta është ajo që tha dhe komisoneri që ka thënë dhe opozita në parlament, që  ndonësa u hap procesi i verifikimit që nuk ka munguar dhe më herët, faktikisht vendim për negociata nuk ka. Vendimi për negociata do merret pas 12 muajsh, si për Shqipërine dhe për Maqedoninë. Ky vendim mund të jetë gjithfarësh, mund të jetë pozitiv mund të jetë negativ, mund të ketë kërkesa shtesë, por ajo betejë për jetë a vdekje, që Rama e shpalli muajn që kaloi, fatkeqsisht për Shqipërinë nuk u fitua. Nëse vendet antare një pjesë duan që të hapen negociatat, ka shqetësim nga vendet e treta, për ndonjë miqësi personale me personazhe të Turqisë të kryeministrit tonë, por me rëndësi në vendin tonë janë arritjet e brendshme.

Këtë gjë komisioni e thotë hapur, siç thuhet se ka problem për krimin dhe korrupsionin. Në një farë mënyre Shqipëria mund të jetë bërë pengesë për Maqedoninë. Maqedonia është më e avancuar se Shqipëria. Edi Rama ka 5 vite në pushtet dhe nëse shihni kushtete janë më të rënda se dy vite me parë dhe janë më të rënda krahasuar me Maqedoninë.

Shqipëria ka, zgjedhjet,  drogën, problem i majisur në 4 vitet e fundit, ka emigratët e paligjshëm, problem këto të cilat Maqedonia nuk i ka. Të flasim drejt, Maqedonia me një vit qeveri pas një regjimi problematik ka avancuar shumë më mirë sesa vendi ynë.

Mesa kemi dëgjuar për Maqedoninë do të ishin të gatshëm, por nuk do të ishte e rekomandueshme, njërit vend ti hapeshin negociatat në rastin konkret Maqedonisë dhe Shqipëriasë jo. Jemi shumë më mbrapa Maqedonisë.”

Më të lexuarat