BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Tension në Pezë, komunistët shkojnë pa u ftuar në ceremoninë e të majtëve, miting me fotot e Enver Hoxhës në duar

Tension në Pezë, komunistët shkojnë pa u ftuar në
Kremtimi i 72-vjetorit të Konferencës së Pezës, në fshatin Pezë e Madhe të Tiranës, është kthyer edhe një herë në mollë sherri mes krerëve të së majtës shqiptare dhe përfaqësuesve të komunistëve në Shqipëri. Saga e përplasjeve mes mazhorancës qeverisëse dhe komunistëve është zhvendosur dje në fshatin Pezë e Madhe të Tiranës. Krerët e të majtës në pushtet, për shkak të kompleksit që kanë në raport me figurën e Enver Hoxhës dhe të kaluarës së tyre komuniste, nuk kanë ftuar krerët e Frontit të Majtë Shqiptar në ceremoninë përkujtimore, në kuadër të 72-vjetorit të Konferencës së Pezës. Por, komunistët kanë shkuar pa u ftuar në ceremoni, duke zënë në befasi, përfaqësuesit e qeverisë, Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Madje, ata kanë organizuar një miting në nder të Enver Hoxhën, duke e tensionuar situatën. Organizatorët janë ndjerë të provokuar, ndërsa komunistët të fyer. Megjithatë, komunistët, me fotografinë e Enver Hoxhës, kanë marshuar duke kënduar këngë në nder të kujtimit të tij. Sipas një përfaqësuesi të majtë të Frontit të Majtë Shqiptar, komunistët nuk janë ftuar asnjëherë në këto aktivitete, nga asnjë institucion shtetëror në veprimtaritë e organizuara kushtuar LANÇ-it! “Turpi është i këtyre! Dhe sot që është 72 vjetori i Pezës, ne nuk ishim ftuar! Po, sigurisht, ne ishim atje dhe i kontribuuam mitingut. Kur njëri nga zyrtarët foli atje dhe mburri Abaz Kupin e Kamber Qafmollën, por, si frikacak, nuk guxoi të përmendte Enver Hoxhen, komunistët e patriotët e vërtetë thirrën në kor: Ore frikacak, kush je ti që i mohon Pezës, Enver Hoxhën?! Dhe populli shpërtheu në duartrokitje!”, u shpreh përfaqësuesi i Frontit të Majtë Shqiptar.
 
Ceremonia 
 
Dje është përkujtuar 72-Vjetori i Konferencës së Pezës në fshatin Pezë e Madhe të Tiranës, një ndër ngjarjet më të rëndësishme që bashkoi të gjithë shqiptarët pa dallim feje dhe krahine në luftën kundër fashizmit. Në kremtimin e kësaj dite të shënuar, para shtëpisë muze ku 72 vjet më parë zhvilloi punimet Konferenca e Pezës, kishin ardhur qindra veteranë të Luftës Antifashiste, banorë të zonës së Pezës, si dhe mjaft qytetarë nga Tirana. Të i pranishëm ishin: zv.Kryeministri i Shqipërisë, z. Niko Peleshi, ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, prefekti i Tiranës Sadi Vorpsi, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, drejtues të organizatave të veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, të pushtetit vendor etj. 
 
Takimi 
 
Ishte kryetari i Komunës së Pezës, Enver Dorzi, i cili hapi takimin. Më pas ka përshëndetur ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e vuri në dukje arritjet e Shqipërisë pas 72 vjetësh. “Një vit më parë kam qenë po këtu në Pezë, në ditën e parë të qeverisë së re. Në këtë vit ne jemi përpjekur të sjellim sigurinë për të ardhmen. Shqipëria sot është anëtare e NATO-s, Shqipëria sot është në rrugën e Bashkimit Europian, ku ajo me të drejtë ka marrë statusin e vendit kandidat”, theksoi Kodheli. Por, ka nënvizuar zonja Kodheli, Shqipëria nuk mund të bëhet ajo që të parët tanë ëndërruan, ajo që për të cilën ju që jeni prezent këtu keni punuar, nëse nuk do të kujtojmë gjakun e dëshmorëve dhe të martirëve. Ata luftuan për një ideal, i cili duhet të mbahet lart dhe të ruhet me krenari, që është lavdia e këtij vendi. “Po e mbyll fjalën time duke iu uruar nga zemra ta gëzoni festën, ta gëzojmë festën të gjithë bashkë dhe të kujtojmë me meritë dëshmorët dhe martirët e këtij vendi”, tha Kodheli. Të pranishmit i përshëndeti edhe zv.kryeministri, z. Niko Peleshi. Në vijim, zv.kryeministri Niko Peleshi, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe autoritetet e tjera pjesëmarrëse në këtë ceremoni vendosën kurora me lule në monumentin kushtuar Konferencës së Pezës dhe bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve të Pezës. Eneida Jaçaj
 

Më të lexuarat