BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Tensionohen marrëdhëniet me Serbinë dhe Maqedoninë, Beogradi kritika mbi reagimet për Haradinajn, Nishani dhe Bushati i përgjigjen Shkupit

Tensionohen marrëdhëniet me Serbinë dhe Maqedoninë, Beogradi

Pas raporteve të tensionuara me Greqinë për shkak të çështjes çame dhe ligjit të luftës, ditët e fundit ka pasur edhe një tjetër tensionim. Këtë herë bëhet fjalë mbi raportet me Serbinë dhe Maqedoninë. Arrestimi i Ramush Haradinajt shkaktoi reagime të shumta nga Shqipëria, reagime të cilat nuk janë pritur aspak mirë nga Beogradi zyrtar. Dje ka qenë ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, i cili i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Interpolit. Sipas tij, kërkesa e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri, për të rivlerësuar urdhër-arrestin për Ramush Haradinajn, përfaqëson një ndërhyrje të rëndë dhe të papranueshme për sovranitetin serb. Sipas Stefanoviç, veprimet e Tiranës zyrtare janë të papranueshme pasi konsiderohen si ndërhyrje. “Kërkesa e Ministrit Tahiri përfaqëson një ndërhyrje të rëndë dhe të papranueshëm për sovranitetin shtetëror të Republikës së Serbisë, që është një anëtarë me të drejta të plotë i Interpolit”, ka thënë Stefanoviç. Ai gjithashtu i bën thirrje Interpolit të shmangë ndikimet e karakterit politik. “Jam thellësisht i bindur se një organizatë si, Interpoli, duhet të ruajë fokusin ligjor duke shmangur çështje me konotacion politik”, shkruan Stefanoviç, sipas agjencisë serbe Kurir. Nga ana tjetër, Prokuroria për Krimet e Luftës në Serbi deklaroi se nuk do të heqë dorë nga çështja kundër Ramush Haradinajt. Sipas kësaj prokurorie, Haradinaj ka rrëmbyer, torturuar dhe masakruar civilë serbe në vitet ’98-9’9. Ai akuzohet drejtpërdrejt për 63 vrasje, shkruan media serbe Kurir. Të gjitha këto reagime erdhën pas lirimit dje të Haradinajt, i cili u ndalua disa ditë më parë në Paris pas kërkesës së ministrisë së Drejtësisë së Serbisë për ekstradimin e tij.

Reagojnë Nishani dhe Bushati

Gjithashtu, një përkeqësim i raporteve me fqinjët vihet re edhe me marrëdhëniet me Maqedoninë. Pak ditë më parë, ishte ministri i Jashtëm maqedonas, Nikola Popovski, i cili deklaroi se Tirana po ndërhyn në punët e brendshme të Maqedonisë referuar takimeve që partitë shqiptare patën me drejtuesit e shtetit shqiptar. Në lidhje me deklaratat e tij kanë reaguar dje Presidenti Nishani dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. "Ka qenë një iniciativë e vetë faktorit shqiptar në Maqedoni për të informuar faktorët relevant në Shqipëri. Nuk ka asnjë ndërhyrje, sepse nuk ka asnjë inicim të iniciativave të posaçme për mënyrën se si Shqipëria duhet t’u tregojë shqiptarëve në Maqedoni se si mund të ndërtojnë ata qeverisjen e ardhshme, si duhet të vendosin ata në koalicione, si duhet të vendosin në mënyrën e emërimit të njerëzve që do t’i përfaqësojnë", deklaroi Presidenti Nishani. Ndërkohë, ndërhyrja në punët e brendshme të Maqedonisë është mohuar edhe nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë. "Shteti shqiptar nuk është përfshirë në çështjet e brendshme të një vendi mik dhe fqinj, siç është Maqedonia. Shteti shqiptar, qeveria shqiptare ka zbatuar një detyrim kushtetues që ka të bëjë me mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve, pavarësisht se ku ata jetojnë”, ka deklaruar Ditmir Bushati gjatë një interviste në mediat kosovare. Gjithçka nisi pas takimit që partitë shqiptare në Maqedoni zhvilluan në vendin tonë me drejtuesit e shtetit shqiptar.

Bujar Muçaku

 

Më të lexuarat