BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Thellohet lufta brenda PS, Veliaj bën për vete “gardën e vjetër”, a i nxori Xhafaj përgjimet për punësimet?

Thellohet lufta brenda PS, Veliaj bën për vete “gardën e

Aleancat brenda Partisë Socialiste po thellohen nga dita në ditë. Gazeta e tha pak ditë më parë se po krijohet një grup për të rrëzuar Ramën dhe sinjalet po jepen nga dita në ditë. Së fundmi ka nisur një përplasje e fortë politike në vend, ku Meta po godet Ramën, ndërsa qeveria po përballet dhe me sulme të brendshme. Çdo ditë që kalon Rama shton ankthin te Erion Veliaj, i cili ende nuk është konfirmuar për një mandat të dytë në Bashkinë e Tiranës. Por kryebashkiaku duket se po luan shumë fort në prapavijë për të goditur kryeministrin. Së fundmi është riaktivizuar garda e vjetër në PS, të cilët kanë nisur sulmet dhe akuzat ndaj Ramës. Arta Dade ishte e para, ndërsa pakënaqësi pati dhe nga Arben Malaj. Po ashtu pritet që në ditët në vijim të dalin në skenë dhe emra të tjerë të pakënaqur. Pra sinjalet janë se po krijohet një klan brenda PS, pjesë e të cilit janë shumë emra të larguar, por dhe deputetë dhe anëtarë aktualë. Veliaj është ndër emrat që lakmon kreun e PS dhe deri më tani ai ka gjetur mbështetjen e shumë emrave. Vetë Fatmir Xhafaj doli publikisht dhe kërkoi një mandat të dytë për të, ndërsa të njëjtën gjë kanë bërë dhe disa deputetë.

Lëvizjet

Veliaj duket se po forcon radhët në PS, për t’u bërë gati për një përballje me Ramën. Por sigurisht që ai po ndihmohet dhe nga persona të tjerë. Së pari është Ilir Meta që po godet hapur qeverinë dhe kryeministrin duke tentuar destabilizim. Të martën ai ktheu dy ligje, ndërsa po sulmon shumë ashpër qeverinë dhe kryeministrin. Por ditët e fundit qeveria ka marrë një goditje dhe nga Zëri i Amerikës, kjo sa i takon punësimeve në administratë. Media amerikane publikoi përgjimet që i janë bërë ish-drejtorit të burgjeve Arben Çuko, ku flitet mbi punësime klienteliste. Sigurisht që ky është një skandal i rëndë. Por dalja e dokumentit në këtë periudhë ka rritur dyshimet. Nëse kthehemi pas në kohë, operacioni për arrestimin e Çukos u bë nga Fatmir Xhafaj. Edhe përgjimet janë realizuar nga forcat e rendit në bashkëpunim me policinë. Madje në atë kohë u fol se Xhafaj iku pikërisht se nisi të arrestonte njerëzit e tij. Fakti që tani dolën përgjimet, tregon se dikush nga brenda së majtës i ka nxjerrë. Dyshimet bien mbi Xhafajn, i cili këto kohë ka qenë në hije, por e sigurt është se nuk po rri duarkryq. Ishte vetë ai që u mburr me operacionin për arrestimin e Çukos dhe Arben Ndokës dhe fakti që tani dolën përgjimet, rëndojnë mjaft pozitat e ish-ministrit.

Lufta e brendshme në PS

Faktet e mësipërme tregojnë se ka nisur një luftë mbijetese brenda PS. Së pari Veliaj dhe Xhafaj e kanë treguar hapur aleancën mes tyre, pasi Xhafaj mbështeti rikandidimin e tij dhe sulmoi kryeministrin një ditë pasi dorëzoi postin e ministrit. Së dyti, dihet që Veliaj është bashkë me Metën dhe Kryemadhin. Asnjë prej tyre nuk e ka sulmuar, por përkundrazi e kanë mbështetur. Së fundmi edhe ish-anëtarë të PS kanë dalë në skenë dhe kanë kritikuar kryeministrin, duke mbështetur idenë e drejtimit të PS nga Veliaj. Kjo tregon se kryebashkiaku po përgatitet për revolucion nëse shefi i PS nuk e rikandidon. Shpresat e Veliajt janë që PS në zgjedhjet e 2021 të humbasë zgjedhjet dhe Rama do mbajë zgjedhje në parti për postin e kryetarit. Nëse Veliaj rikandidon tani, në atë kohë do jetë kryebashkiak dhe e ka më të lehtë ta mundë Ramën. Por nëse nuk rikandidon, do jetë dobësuar. Por duke e ditur këtë, Veliaj po ecën me plan “B”, duke planifikuar revolucion nëse Rama e largon. Pra nuk është çudi që ai të mbledhë të pakënaqurit dhe të nisë që tani luftën me kryeministrin për ta rrëzuar.

Kliti Topalli

Më të lexuarat