BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Thellohet skandali me përgjimet, në Shqipëri u futën dy pajisje, pritet marrja në pyetje e ministrit Tahiri

Thellohet skandali me përgjimet, në Shqipëri u futën dy

Thellohet edhe më tej skandali i përgjimeve në vend. Hetimet e prokurorisë kanë nxjerrë të tjera fakte komprometuese për Saimir Tahirin dhe Haki Çakon. Gjatë kohës që është marrë në pyetje nga prokuroria, një zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit ka konfirmuar para grupit të prokurorëve se ka parë një tjetër pajisje përgjimi, e ndryshme nga “IMSI Catcher”. Ky konstatim tregon se në vend kanë qenë dy pajisje përgjimi dhe jo një, siç është folur e diskutuar deri tani. Ekzistenca e dy pajisjeve e përforcon edhe më shumë versionin që pre e përgjimeve mund të kenë qenë politikanë, drejtues të lartë të institucioneve, ambasadorë, diplomatë, analistë e gazetarë. Këto fakte e kanë rënduar edhe më tej pozitën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky i fundit vazhdimisht ka mohuar se në Shqipëri ka një pajisje përgjimi, teksa për rastin e pajisjes IMSI Catcher, Tahiri mbrojti idenë se ajo ishte përdorur vetëm për trajnime. Me këtë deklaratë, ministri doli blof, pasi ishte Haki Çako që në prokurori tha se pajisja ishte përdorur në mënyrë të paligjshme për përgjime në burgje dhe për kapjen e disa personave në kërkim. Duket qartë se Tahiri është i implikuar në këtë proces dhe nuk do t’ia hedhë më pezullimin e Çakos nga detyra. Ditët e fundit ka pasur  një koordinim të punës mes Prokurorisë së Përgjithshme, asaj të Tiranës, Krimeve të Rënda dhe Shërbimit Informativ në lidhje me çështjen e përgjimeve. Titullarët e këtyre institucioneve, Adriatik Llalla, Petrit Fushaj dhe Visho Ajazi Lika po rakordojnë informacionet e tyre dhe pritet që në ditët në vijim si i pandehur mund të merret edhe ministri i Mbrojtjes, Saimir Tahiri, teksa pritet të merret dhe në pyetje. Nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar dy ditë më parë një fakt tjetër, sipas të cilit, Tahiri ka takuar një prej efektivëve të vendosur në arrest shtëpie. Ky nuk është rasti i parë që Tahiri takon personat e akuzuar, pasi nga Berisha u akuza edhe në rastin e Emiliano Shullazit se takoi biznesmenët e kërcënuar prej tij. “Qytetari dixhital denoncon Saje qorrin për takime të kundraligjshme me oficerin e arrestuar për çështjen e përgjimit, me mbiemër Xhelili. Saje, pasi i shiti për të shpëtuar menderen e tij, përpiqet tani t'u mbyllë gojën dhe t'i zhysë kështu më thellë në krimin antikushtetues që kanë kryer në zbatim të urdhrave antikushtetuese të Ramës, Tahirit dhe Çakos”, tha ai.

Dëshmia

Por dëshmia e një tjetër zyrtari policie, i cili ka pranuar ekzistencën e dy pajisjeve përgjimi mund të fundosin Tahirin, pasi pajisjet mund të kenë përgjuar njëkohësisht çka do të thotë se teorikisht mund të jenë përgjuar një numër më i madh personash. Konkretisht, zyrtari i Policisë së Shtetit ka konfirmuar gjatë marrjes në pyetje nga prokuroria se Policia Italiane, në vitin 2015 ka ofruar ndihmë për ngjarjen e vendosjes së eksplozivit në farmacinë dhe makinën e babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Zyrtari i policisë, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, pranon se në atë kohë ka parë një pajisje dhe ajo ndryshonte në formë nga pajisja “IMSI Catcher”, që kishte ardhur për trajnim, në mars të vitit 2015. Ajo pajisje vazhdon zyrtari i lartë i policisë në dëshmi, ishte nga prodhues tjetër, por nuk ndryshonte në funksione. Kjo është një nga dëshmitë më të forta që ka Prokuroria për të konfirmuar dyshimet e saj se, “IMSI Catcher” është përdorur në përgjim. Nuk bëhet i ditur identiteti i oficerit të lartë të bluve, por sqarohet se ai ka dhënë detaje të vlefshme për hetimin. 

Bujar Muçaku

Bujar Muçaku

Më të lexuarat