BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Tom Doshi: Sajmir Tahiri mbushi policinë me tepelenas si Berisha me tropojanë, njerëzit nga rruga i ka bërë drejtues

Tom Doshi: Sajmir Tahiri mbushi policinë me tepelenas si Berisha me
Projektligji për “Policinë e Shtetit” ka përplasur në distancë deputetin socialist, Tom Doshi dhe ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, dje në Komisionin parlamentar të Ligjeve. Deputeti Tom Doshi ka shpërthyer në drejtim të ministrit Tahiri, duke e akuzuar se e ka mbushur policinë me tepelensa ashtu siç bëri ish kryeministri Sali Berisha me tropojanët. “Emërimet në Policinë e Shtetit janë politike. Të gjithë drejtuesit e policisë janë tepelenas. Po bëhet me tepelenasit siç bëri Berisha me tropojanët. I ka marrë nga rruga, i ka veshur drejtues të lartë policie. Nuk jam kundër që të punësohen, por të bëhet me konkurs”, u shpreh deputeti Doshi. Pra, sipas Doshit, emërimet në polici i ka miratuar Ministri i Brendshëm. Ai theksoi se po ndodh e njëjta traditë, siç ndodhi në kohën e Partisë Demokratike. Doshi ka vijuar me deklaratat e tij, që kanë shokuar deputetët në komision. “Thuhet se Policia e Shtetit është e pavarur, kurse unë them që Policia e Shtetit është politike. Emërimet i bën ministri dhe fakti tregon që të gjithë drejtuesit sot në polici janë tepelenas. Veriorët nuk ekzistojnë në Policinë e Shtetit. Atëherë, të gjitha këto propozime dhe emërime që bën ai, janë të gjitha politike. Nëse vjen puna, Ministri i Rendit është post politik. Kompetencat i ka Drejtori i Përgjithshëm. Atëherë, Drejtori i Përgjithshëm për mua nuk ka kompetenca. Edhe për një kapter duhet të marrë leje tek ministri”, tha Doshi. 
 
Debati për gradat
 
Deputetët socialistë kanë shprehur rezerva edhe për sistemin e gradave në Policinë e Shtetit. Kreu i Komisionit të Ligjeve, deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj dhe deputeti Pjerin Ndreu, thanë se ky projektligj kanë kundërshti substanciale. Sipas tyre, ligji për policinë ka kaos me gradat. “Në disa raste, grada dikton vendin e punës. Në disa raste të tjera, vendi i punës dikton gradën”, tha Xhafaj. Ministria e Brendshme theksoi se nuk do të ketë grada për ata që nuk kanë poste menaxheriale. “Nuk do ketë grada për ata që nuk kanë poste menaxheriale. Vendi i punës do të bazohet në nivelin e gradës”, ka bërë me dije Ministria e Brendshme. Më tej, MB ka sqaruar se nuk është e nevojshme që punonjësit në varësi të kenë grada. Sipas deputetit Pirro Lutaj nuk duhet të bëhen diferencime të efektivëve të policisë për shkak të strukturës që i përkasin. “Kush del nga shkolla e policisë, del me gradën inspektor”, tha Lutaj. Ndërsa deputeti Majko u ndal tek efektivet e policisë, duke u shprehur se duhet të respektohen gratë që janë pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit. “I futët gratë në polici, tani respektojini. S’mund të dalin femrat me barkun te goja të ruajnë demonstratën”, tha Majko. Deputeti Qefalia propozoi që punonjësit e policisë të mbajnë armë vetëm gjatë orarit të punës. “Punonjësit e policisë të mbajnë armë vetëm gjatë orarit te punës. S’kanë pse të mbajnë armë gjatë gjithë kohës. Parandalojmë ngjarje të renda”, tha Qefalia. Një ditë më parë, Spartak Braho, kreu i Komisionit të Sigurisë, njëherësh deputet i LSI-së, theksoj se duhet të hiqen dy kapituj nga projektligji. Një prej këtyre kapitujve ishte dhe ai që lidhej me gradat. Eneida Jaçaj
 

Më të lexuarat