BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Tom Doshi zbut tonet, afat Edi Ramës deri më 21 Qershor për të mbajtur premtimet

Tom Doshi zbut tonet, afat Edi Ramës deri më 21 Qershor për
Pas kritikave ndaj qeverisë dhe sulmeve ndaj kryeministrit Edi Rama, deputeti socialist, Tom Doshi, ka ulur dje tonet, ndonëse vijon t’u qëndrojë kërkesave të tij. Përmes një reagimi, ai ka sqaruar situatën duke thënë se asgjë nuk është personale, por bëhet për hir të elektoratit shkodran. Doshi ka sqaruar se qeveria nuk ka mbajtur premtimet e dhëna në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, ndërsa në një prononcim mediatik ai i ka lënë një afat kryeministrit që këto premtime duhet të realizohen deri në zgjedhjet vendore. “Kreu i qeverisë duhet të realizojë të gjitha premtimet që ka dhënë në qarkun e Shkodrës dhe për këtë ka kohë deri në 21 qershor”, ka thënë Doshi.
 
Që herët në mëngjes deputeti Doshi i është drejtuar elektoratit shkodran përmes rrjetit Facebook, ku i ka bërë sërish apel qeverisë që të mbajë premtimet, por këtë herë në një mënyrë më të moderuar. “Të nderuar bashkëqytetarë, e shikoj të arsyeshme që përballë jush të komentoj reagimin tim karshi kryeministrit dhe qeverisë. Unë jam deputet i Kuvendit, por mbi të gjitha jam përfaqësues i bashkëqytetarëve të mi. Premtimet e dhëna janë detyra jonë për t’u mbajtur dhe unë bëj pjesë në grupin e politikanëve që premtimet i japin sepse në qeverisje duan t’i shikojnë të realizuara. Nuk ndaj asnjë interes personal për reagimin sepse të gjithë e dinë që anën personale unë e kam pas të mirëmenaxhuar përpara se të bëhesha pjesë e politikës. Unë kam nevojë që t’ju shikoj drejt në sy ju që më besuat dhe ndaj jam i gatshëm gjithmonë që të reagoj. Me shumë respekt dhe mirënjohje Tom Doshi”, ka deklaruar në rrjetet sociale deputeti. 
 
Akuzat ndaj qeverisë
 
Deputeti socialist, Tom Doshi, ditën e enjte lëshoi akuzat më të ashpra në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, duke shprehur hapur pakënaqësitë e tij në rreth një vit e gjysmë qeverisje. Para selisë së Parlamentit, Doshi e cilësoi Ramën si mosmirënjohës dhe bukëshkalë. “Unë i kërkoj kryeministrit që t’i bëjë publike kërkesat e mia personale. Shqetësimet e mia kanë qenë për problemet që janë me bazën e Partisë Socialiste për premtimet që ai ka bërë në fushatë, që nuk ka dhënë asnjë investim për Shkodrën. I gjithë buxheti është përqendruar në jug. Kemi premtuar në fushatë për ujitjen e çdo bime. Në Shkodër, s’kanë ujë me pi. Pra janë disa komuna që i kemi premtuar bashkë, dhe i kam thënë që unë nuk vij më në fushatë për t’ju kërkuar më votën nëse ujësjellësat nuk bëhen deri në zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh Doshi dy ditë më parë.
 
Por ai nuk u mjaftua me kaq, duke deklaruar hapur se ka nisur një “luftë” mes tij dhe kryeministrit Edi Rama. Madje ai u shpreh se zotëron prova kundër qeverisë. “Do t’ia bëj me dije Edi Ramës që sot e tutje, mes meje dhe tij nuk ka më paqe dhe do ta shohin se kush është i humbur prej kësaj situate. Çdo gjë do t’ia bëj publike, por edhe ai t’i bëjë publike ato që thotë. Kur të flas unë, do t’i dridhen themelet maxhorancës dhe qeverisë”, vijoi ai. Por pavarësisht kritikave, Doshi ka thënë se do të vijojë të jetë pjesë e grupit parlamentar socialist dhe të përfaqësojë interesat e elektoratit të tij. Kliti Topalli 
 

Më të lexuarat