BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

Tre deputetë kontroll zyrave të Visho Likës, në sitë përgjimet, emërimet e të inkriminuarve dhe informacionet kundër qeverisë

Tre deputetë kontroll zyrave të Visho Likës, në sitë
Shefi i spiunazhit shqiptar, Visho Ajazi Lika, do të hetohet nga një grup parlamentar për përgjimin e qeverisë dhe deputetëve për llogari të Sali Berishës, për rikthimin e shikasve të Gazidedes në kupolën e SHISH, për tenderat klientelistë dhe korruptivë, për lidhjet e dyshimta me shërbimet jo partnere, për raportimin e sekreteve tek Sali Berisha etj. Mazhoranca qeverisëse i ka hapur rrugë dje zyrtarisht hetimit të veprimtarisë së shefit të shërbimit të spiunazhit shqiptar, duke hapur pas shumë vitesh dyert e institucionit më misterioz dhe të përfolur në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, mazhoranca ka nisur edhe procedurat për shkarkimin e Visho Likës dhe largimin e shikasve të Gazidedes, të njohur ndryshe si arkitektët e terrorit në ’96. Raportimi i Visho Likës për katër orë me radhë para ligjvënësve, duket se nuk ka mjaftuar për shumicën në pushtet, e cila ka vendosur të zbarkojë në zyrat e Shërbimit Informativ Shtetëror për të mësuar të vërtetën e përgjimeve dhe të veprimtarisë së dyshimtë të Visho Likës. Komisioni i Sigurisë Kombëtare, mes debateve dhe akuzave, ka miratuar dje ngritjen e një grupi hetimor, për hetimin e veprimtarisë së Visho Likës. Tre do të jenë deputetët, të cilët në një kohë shumë të shpejtë do të zbarkojnë në zyrat e SHISH. Ata janë Piro Lutaj, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu, të tre anëtar të Komisionit të Sigurisë dhe të pajisur me certifikatë sigurie. Tre deputetët në fjalë do të përgatisin edhe një plan kontrolli, mbi bazën e të cilit do të kontrollojnë në hollësi veprimtarinë e shërbimit. Pas kontrollit, deputetët do të paraqesin një raport në Kuvend me shkeljet e konstatuara. Sipas burimeve, në raportet nuk përjashtohet mundësia e rekomandimit për shkarkimin e kreut të SHISH dhe të bashkëpunëtorëve të tij. Pritet të ndiqet i njëjti skenar që u ndoq me Zana Xhukën. Nëse Presidenti Nishani nuk do të pranojë shkarkimin e SHISH, mazhoranca do të ndryshojë ligjin, duke i hequr Nishanit kompetencën për të dekretuar emërimin dhe shkarkimin e kreut të SHISH. 
 
Debatet 
 
Opozita ka refuzuar të propozojë dy emra në grupin e kontrollit që do të hetojë Visho Likën. Opozita e konsideroi të paligjshëm ngritjen e grupit hetimor, me argumentin se dyshimet u shuan pas raportit të kreut të spiunazhit në Komisionin e Sigurisë. Por, deputetët Luan Rama dhe Piro Lutaj e konsideruan të ligjshëm hetimin, ndërsa sollën në vëmendje edhe një precedent të ngjashëm në vitin 2007, ku ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kërkoi ngritjen e një grupi hetimor për kontrollin e SHISH, pas shqetësimit të disa deputetëve për përgjime nga SHISH. 
 
Opozita kundër 
 
Partia Demokratike është shprehur kundër hetimit të Visho Likës, ndërsa nuk ka pranuar të bëhet pjesë e grupit hetimor, me argumentin se më parë duhet të miratohet një ligj për kontrollin parlamentar të shërbimeve inteligjente. Sipas nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka, mazhoranca po sillet si të ishte në opozitë, pasi kërkon këtë grup hetimor menjëherë pasi kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi dha raportimin e tij në këtë komision. Ai tha se ky vendim vjen i pakonsultuar dhe pa u diskutuar me opozitën, çka është përthyer në braktisjen e kësaj mbledhjeje dhe në mos dhënien e dy emrave të opozitës që do të bënin pjesë në grupin hetimor që do të ushtrojë kontrollin ndaj SHISH. 
 
Opozita kërkon Kodhelin 
 
Deputeti demokrat, Flamur Noka, tha se ky komision ka shkelur ligjin dhe rregulloren me rrëzimin e kërkesës të opozitës për të zhvilluar një seancë dëgjimore me ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, përsa i përket një tjetër çështjeje, asaj të pretendimeve se Forcat e Armatosura janë të përfshira në trafikun e drogës. “Prej dy javësh kërkojmë seancë dëgjimore me ministren e Mbrojtjes, Kodheli. Shumica e alarmua rrëzoi kërkesën tonë për seancë dëgjimore me Kodhelin, ky është një precedent i rrezikshëm. Nuk mund të zhvillohen mbledhje të tjera për histori përrallash si kjo e sotmja pa u zhvilluar ajo me ministren e Mbrojtjes. Vendimi i mazhorancës për kontrollin e SHISH-it është i turpshëm”, tha ai. 
 
SHISH bandë që përgjon politikanët 
 
Menjëherë pas katapultimit të Bujar Nishanit në krye të Presidencës me vota të trafikuara në Kuvend, Shërbimi Informativ Shtetëror u kthye me shpejtësi në një bandë të rrezikshme që përgjon dhe përndjek deputetë, ministra, drejtorë, biznesmenë, pronarë mediash, gazetarë, analistë etj., për llogari të Sali Berishës. Institucioni kryesor i spiunazhit në Shqipëri sot është kthyer në një celulë në shërbim të familjes së Sali Berishës dhe që gjeneron rrezik për sigurinë kombëtare. Misioni kryesor i Shërbimit Informativ Shtetëror është survejimi dhe përgjimi i kundërshtarëve politikë të Sali Berishës si dhe raportimi tek ky i fundit i çdo informacioni të mbledhur, për t’u reflektuar më pas në formë akuzash ndaj mazhorancës në Parlament ose në konferenca shtypi. Gazetarë, biznesmenë dhe politikanë janë piketuar për t’u survejuar nga agjentët e SHISH sipas porosive të Sali Berishës, i cili me informacionet e SHISH shantazhon këdo që i del në rrugën e përfitimit. 
 
Spartak Braho kërkon hetimin e Flamur Nokës  
 
Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, ka shprehur dje shqetësimin për spiunimin e raportimit sekret para deputetëve të kreut të SHISH, Visho Lika. Braho akuzoi nënkryetarin e Komisionit të Sigurisë, Flamur Nokën, për dekonspirimin e mbledhjes sekrete, ndërsa kërkoi që të merreshin masa. Braho pohoi dje se do t’i kërkonte kryetarit të Kuvendit, Ilir Metës, që të merren masa ndaj deputetit Noka. “Dua të sqaroj jo komisionin por opinionin se Noka vazhdon me disinformime. Është për të ardhur keq. Dje theu dhe rregulloren dhe shkeli ligjin. Ndonëse mbledhja e djeshme kishte rëndësi të veçantë nxori të tëra materialet sekrete të nxjerra në komision. Do informoj Metën për shkeljen e rregullores”, tha ai. Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, ka pohuar se deputeti Noka ka konsumuar një shkelje të rëndë. “Prononcimi spekulativ dhe shpifës në media, jo vetëm nuk është etik dhe serioz, por dhe në shkelje të ligjit për sekretin shtetëror dhe të vendimit të Komisionit”, ka theksuar Spartak Braho. Adriatik Doçi