BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Tryeza e Rrumbullakët Ministrore: Jo turizëm të izoluar, por në bashkëpunim me sektorët e tjerë

Tryeza e Rrumbullakët Ministrore: Jo turizëm të izoluar, por
Në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare, zhvilloi punimet Tryeza e Rrumbullakët Ministrore me temë “Roli i Qeverive në Trajtimin e Sezonalitetit në Turizëm”. 
 
Ministra dhe përfaqësues të nivelit të lartë nga Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, Hungaria, Turqia, Portugalia, Zvicra, San Marino, Lituania dhe Shqipëria,vendi mikëpritës i Konferencës, diskutuan dhe ndanë mes tyre përvojat më të mira dhe strategjitë që Qeveritë e vendeve të tyre zhvillojnë dhe zbatojnë për ta kthyer turizmin në gjithëvjetor.
 
Në fjalën e saj, Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Znj.Eglantina Gjermeni theksoi se: “Sezonaliteti është një çështje që ne e konsiderojmë të një rëndësie të madhe në axhendën politike kombëtare. Sezonaliteti mishëron gjithçka që lidhet me turizmin, zhvillimin ekonomik dhe social, krijimin e vendeve të punës,  rritjen e numrit të turistëve, çështje mjedisore dhe trashëgiminë kulturore”.
 
Tryeza e Rrumbullakët Ministrore u përqëndrua në disa çështje, ku më kryesoret ishin roli dhe ndikimi i sezonalitetit në punësim; politikat kombëtare dhe praktikat më të mira për menaxhimin e sezonalitetit si: larmishmëria e tregut, zhvillimi i produkteve të reja turistike, promovimi dhe iniciativat nxitëse për biznesin; koordinimi dhe partneriteti mes Qeverisë Qendrore dhe asaj Vendore dhe partneriteti publik-privat.
Në Konferencën e Përbashkët për Shtyp, në fund të Tryezës së Rrumbullakët, Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni dhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Taleb Rifai dhe përfaqësuesit e nivelit të lartë të vendeve pjesëmarrëse arritën në përfundimin se: “Turizmi nuk mund të zhvillohet i izoluar, por në bashkëpunim me të gjithë sektorët e tjerë ç'ka do të ndihmojë edhe në menaxhimin e sezonalitetit”. 
 
Gjermeni: Turizmi ndikon në rritjen ekonomike
 
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO) organizuan në Tiranë, Konferencën Ndërkombëtare “Menaxhimi i Sezonalitetit në Turizëm”, ku morën pjesë Ministra dhe përfaqësues të nivelit të lartë nga 14 vende të Europës.
 
I pranishëm në këtë Konferencë, që u zhvillua në “Hotel Tirana” ishte Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit,  Eglantina Gjermeni dhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Taleb Rifai.
 
Në fjalën e saj përshendetëse, Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni foli për rëndësinë e Sektorit të Turizmit në rritjen ekonomike të vendit dhe strategjinë afat-gjatë për një turizëm gjithëvjetor. 
 
“Synimi ynë është krijimi i kushteve të favorshme për minimizimin e efekteve të sezonalitetit dhe kthimit të vendit në një destinacion turistik gjithëvjetor. Ne po punojmë të rigjallërojmë traditën, të forcojmë kapacitetet lokale, të përmirësojmë shërbimet dhe të rrisim investimet publike. Jemi të ndërgjegjshëm se duhet të zhvillojmë një model që kombinon rritjen ekonomike, zhvillimin social dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore", tha Gjermeni. 
 
Sipas saj ky sektor duhet të zhvillohet gjatë gjithë vitit. 
 
“ Turizmi jep ndikim në rritjen ekonomike. Ne e vlerësojmë bashkëpunimin”,  theksoi Gjermeni.
 
Sekretari i Përgjithëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Taleb Rifai vlerësoi potencialin turistik të Shqipërisë, kombinimin e bukur dhe befasues të maleve dhe detit, trashëgiminë kulturore dhe historike. Z. Rifai e konsideroi sezonalitetin si një sfidë ndërkombëtare, i cili mund të menaxhohet falë përpjekjeve të përbashkëta mes sektorit publik dhe privat.
 
“Politikat mbështetëse për të zgjatur sezonin turistik janë themelore për të ruajtur operacione të sukseshme biznesi, duke garantuar që komunitetet pritëse të jenë të angazhuara plotësisht, për të përfituar nga dobitë e mëdha të ofruara nga turizmi”,  u shpreh Rifai.
 
Edhe profesori Richard Butler, i Universitetit Strathclyde Business School, në Britaninë e Madhe  bëri një analizë të hollësishme të Sezonalitetit duke sygjeruar që bashkëpunimi mes sektorit publik dhe privat të jetë një element kyç për të shmangur pasojat e tij.
 
Pas hapjes së Konferencës u zhvillua Tryeza e Rrumbullakët Ministrore me temën “Roli i Qeverive në Trajtimin e Sezonalitetit në Turizëm”. Krahas kësaj tryeze  nisi  punimet paneli i drejtuar nga Drejtoresha e Përgjithshme e Turizmit në Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Znj. Sonia Popa. Tema e diskutimit e këtij paneli ishte; “Strategjitë për Menaxhimin e Sezonalitetit”.