BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Vërtetohet përgjimi i politikanëve dhe ambasadorëve, pezullohet Haki Çako dhe vihen në arrest 2 vartësit e tij, nën hetim dhe Saimir Tahiri

Vërtetohet përgjimi i politikanëve dhe ambasadorëve,

Merr fund telenovela e Saimir Tahirit me pajisjen e përgjimit. Gjykata ka vendosur dje pezullimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për kreun e Forcave Operacionale Artion Duka dhe specialistin pranë këtyre forcave Entiol Xhelilaj, si të përfshirë në skandalin e përgjimeve, pas një kërkese të Prokurorisë së Tiranës. Teksa u duk se Adriatik Llalla kishte mbyllur dosjen për këtë skandal, dje prokuroria ka bërë një njoftim surprizë, duke dhënë detaje mbi shkeljet që ka bërë policia e shtetit, por dhe mbi mënyrën se si është përdorur pajisja. Sipas prokurorisë, Haki Çako është pezulluar për shkak se akuzohet për shpërdorim detyre, ndërsa dy zyrtarë e tjerë përveç kësaj akuzohen edhe për pengim të hetimeve. Prokuroria ka njoftuar se fillimisht pajisja ka hyrë në vend në mënyrë antiligjore dhe është përdorur po në mënyrë antiligjore. “Kjo pajisje ka hyrë në territorin e vendit tonë pa iu nënshtruar regjimit doganor të përkohshëm dhe, për më tepër, pa marrë autorizimin përkatës nga Prokurori i Përgjithshëm, si autoriteti i vetëm që jep lejen për përdorimin e mjeteve të tilla”, ka njoftuar prokuroria. 

Akuzat ndaj Çakos 

Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar dje se gjatë marrjes në pyetje Çako ka mohuar se pajisja  mund të jetë përdorur për përgjime të paligjshme. Por sipas prokurorisë, disa të dhëna hetimore, kanë krijuar dyshimin se ky shtetas ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. “Në bazë të Marrëveshjes së vitit 2007 për mbështetjen teknike të Policisë Shqiptare nga ana e INTERFORZE-s italiane, u takon autoriteteve shqiptare që të ndërmarrin veprimet në përputhje me ligjin, siç janë hyrja e rregullt e pajisjeve të tilla në Republikën e Shqipërisë. Në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, shtetasi Çako rezulton që nuk ka marrë asnjë masë për të rregulluar hyrjen e pajisjes në territorin e Shqipërisë dhe, për më tepër, rezulton që ai nuk ka asnjë dijeni për regjimin doganor që aplikohet në këto raste”, ka njoftuar prokuroria.

Akzuat ndaj dy efektivëve 

Sa u takon akuzave që rëndojnë ndaj pjesëtarëve të forcave operacionale, në njoftim thuhet se kreu i tyre Artion Duka, nuk ka marrë masa për administrimin e pajisjes, si edhe për të siguruar që ajo nuk do të përdorej për qëllime të tjera, përveçse trajnimit. Sipas prokurorisë pajisja ka qëndruar në një automjet dhe ai ka dalë dy herë jashtë ambienteve të policisë i drejtuar nga Ention Xhelilaj. “Fakti që mjeti, së bashku me pajisjen “IMSI Catcher” ka lëvizur në të paktën dy herë nga një specialist shqiptar, është një prej arsyeve që e ngarkon me përgjegjësi titullarin e Forcës. Nga ana tjetër shtetasi Ention Xhelilaj, me funksion Specialist pranë Forcës Operacionale, ka kryer veprime të paautorizuara, siç është përdorimi i mjetit me pajisjen “IMSI Catcher” pa asnjë urdhër me shkrim”, tha prokuroria.

Roli i Tahirit 

Prokuroria e Tiranës ka dyshime se në këtë skandal është i përfshirë dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas burimeve, aktualisht kanë nisur verifikimet dhe për të dhe nëse konstatohen elemente të veprës penale apo që ai ka pasur dijeni dhe rol në këtë pajisje atëherë do të nisin zyrtarisht hetimet. Dyshimet janë se dhe vetë Tahiri ka pasur dijeni për këtë pajisje, teksa nga të dhënat e policisë rezulton se ajo është përdorur dhe nuk përjashtohet mundësia që të jenë vënë në përgjim politikanë, ambasadorë, apo biznesmenë. Eneida Jaçaj