BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Vangjel Dule: Janullatos do flasë greqisht në ritet fetare sa herë të dojë

Vangjel Dule: Janullatos do flasë greqisht në ritet fetare sa
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka dalë dje në mbrojtje të Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos, i cili flet greqisht në meshat kishtare. Duke reaguar pas kritikave të Moikom Zeqos në gazetën SOT, ndërsa ka pohuar se Kryepeshkopi mund të flasë greqisht sa herë të dojë.
 
“Në lidhje me disa ndërhyrje personash publik, por edhe të politikës në çështje të kishës Ordhodhokse dhe të jetës se saj si edhe disa artikujve nervozë që vijuan në disa media, por edhe në rrjetet sociale, shprehim edhe njëherë qëndrimin tonë konstant se këto çështje janë të një natyre shumë serioze, të ndjeshme dhe delikate dhe të gjithë e kemi për detyrë ti trajtojmë si të tilla. Në mënyrë të veçantë për sa i përket gjuhës adhuruese në jetën liturgjike të kishës Orthodhokse, të drejtat dhe detyrimet janë përcaktuar qartë në statutin e KOASH i cili është i njohur edhe nga shteti. Në këtë statut sikurse edhe në Kushtetutë dhe legjislacionin e vendit, minoriteteve që përfshihen në grigjën Orthodhokse, në veçanti besimtarëve nga radhët e minoritetit etnik grek, u njihet e drejta e përdorimit publik të gjuhës së tyre amtare, përfshirë edhe jetën kishtare, e drejtë kjo e sanksionuar që nga krijimi i shtetit modern shqiptar”, thekson Dule. Kreu i PBDNJ ka dhënë edhe argumente të tjera sa i takon përdorimit të gjuhës greke.
 
“Theksojmë sërish se të drejtat që u takojnë bashkëqytetarëve tanë, pjesëtarë të minoriteteve  që burojnë nga fryma dhe germa e dokumenteve përkatëse dhe praktikave ndërkombëtare, në veçanti europiane, nuk mund ti nënshtrohen mentaliteteve të kufizimit gjeografik. Logjikat që pretendojnë një situatë njëngjyrëshe në gjirin e kishës Orthodhokse në vend përbejnë një injorim naiv të realitetit për sa i përket përbërjen e grigjës të kësaj kishe dhe aventurizëm për nga pasojat e tyre”, shprehet Dule. Ai ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje në trajtimin e këtyre çështjeve.
 
“Trajtimi i çështjeve të kësaj natyre nga ana e Kryepiskopit Anastas, kanë garantuar një klimë të paprecedentë uniteti në gjirin e kishës, duke ruajtur konfigurimin e saj kompleks dhe respektuar njëherësh përkatësinë nacionale dhe veçoritë gjuhësore të besimtarëve të saj. E kundërta do të kishte për pasojë përçarjen dhe instalimin e rrymave kishtare të cilat do të prishnin përfundimisht koherencën e saj. Duke shprehur këto shqetësime u drejtohemi të gjithëve për më shumë seriozitet dhe vetëpërmbajte në trajtimin e çështjeve të kësaj natyre, informim real dhe kompetent të opinionit dhe jo shpifje dhe gënjeshtra. Shërbimi më i mirë që mund ti bëjmë simbiozës harmonike ndër-fetare është respektimi i pavarësisë së komuniteteve fetare, siç ajo sanksionohet në kushtetutë”, pohon Dule. 
 

Më të lexuarat