BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Veliaj: Deklaroni pagën reale dhe paguani sigurimet për të përfituar pension më të lartë nesër

Veliaj: Deklaroni pagën reale dhe paguani sigurimet për të
Mosdeklarimi i pagës së plotë apo mospagesa e sigurimeve shoqërore është vrastare për punonjësit sepse kjo përkthehet në një pension të ulët në të ardhmen. 
 
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, u ka bërë thirrje punëtorëve dhe kompanive që ushtrojnë funksionin e tyre në Shqipëri, të ndërgjegjësohen për të deklaruar pagën reale dhe të paguajnë sigurimet në mënyrë që të përfitojnë pensione më të larta pas 1 janarit 2015.
 
Këtë deklaratë, Veliaj, e bëri gjatë aktivitetit të kompanisë ANTEA Cement “1000 ditë pa aksidente në punë”, ku u shoqërua edhe nga Drejtori i Inspektoratit të Punës, z. Dritan Ylli. “Sot kemi shumë raste kur punonjësit punojnë ose në të zezë, ose nuk i deklarojnë sigurimet shoqërore, ose deklarojnë vetëm pagën minimale. Kjo është vrastare për jetën e një punëtori sepse do të thotë se në të ardhmen ai do të marrë një pension qesharak. Nëse dikush punon në të zezë, mund të mbijetojë për pak kohë, por nuk do të ketë se me çfarë të jetojë kur të dalë në pension”, u shpreh në fjalën e tij ministri Veliaj.
 
Ai theksoi se sigurimet e papaguara sot, do të rezultojnë në pension më të ulët nesër dhe se skema e re e pensioneve, që do të zbatohet nga janari 2015, vlerëson ato kompani dhe punonjës që paguajnë sigurimet shoqërore. “Sa më shumë vite pune dhe sa më e vërtetë rroga, aq më i lartë del pensioni”, shtoi ai.
 
Nga ana tjetër, Veliaj paralajmëroi se Inspektorati i Punës do të tregohet i rreptë me ato kompani që nuk paguajnë sigurimet shoqërore për punëtorët e tyre, si dhe u bëri thirrje punonjësve të raportojnë raste të tilla pranë inspektoratit apo ministrisë.  
 
“Detyra e shtetit është që të kemi një legjislacion të fortë. Kjo është arsyeja pse vetëm këtë vit kemi kaluar katër paketa të tjera ligjore që forcojnë legjislacionin, çka do të thotë se kemi instrumenta për të inspektuar edhe aty ku kompanitë nuk kanë sensin e etikës”, tha ai.
 
Sipas tij, këto ndryshime në legjislacion i mundësojnë inspektoratit të punës që të ketë akses në vendet e punës dhe të sigurohet se të drejtat e punëtorëve respektohen, si dhe aty ku nuk respektohen të gjobiten. 
 
Drejtori i Inspektoratit të Punës,  Ylli, nënvizoi se “ajo që ne po mundohemi çdo ditë është të rrisim ndërgjegjësimin e krijimit të një mjedisi të shëndetshëm në punë për punonjësit”.
 

Më të lexuarat