BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Veliaj fundos Tahirin për përgjimet, kamerat e bashkisë zbulojnë lëvizjet e makinës ku ndodhej aparatura, sekuestrohen serverat te forcat operacionale

Veliaj fundos Tahirin për përgjimet, kamerat e bashkisë

Skandali i përgjimeve të paligjshme që ka shpërthyer në vend ditët e fundit, ka nxjerrë në pah edhe një konflikt tjetër, atë mes Erion Veliajt dhe Saimir Tahirit. Rivalitetit i tyre për kreun e PS-së është i njohur tashmë, por Veliaj i ka dhënë një goditje të fortë duke i rënduar edhe më shumë pozitat e Saimir Tahirit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka vënë në dispozicion të prokurorisë menjëherë pamjet filmike të kamerave të sigurisë së Bashkisë së Tiranës të datës 13 maj, rreth orës 12:00, ku është identifikuar makina në të cilën ndodhej pajisja e përgjimit që kalon në rrugën ku ndodhet reparti i Forcave të Posaçme Operacionale. Këto pamje janë fiksuar pikërisht kur oficerët e policisë kanë shkuar për të sekuestruar makinën ku ndodhej pajisja. Por, ajo është larguar nga ambientet 10 minuta pasi hetuesit kanë shkuar në ndërtesë dhe ishin në pritje të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, që të firmoste sekuestrimin. Pamjet e kamerave të sigurisë së Bashkisë së Tiranës janë një provë mbështetëse e asaj që tregohet në librin e hyrje-daljeve, edhe kjo sekuestruar tashmë nga Prokuroria. Ndonëse ligji e detyron bashkinë të vërë në dispozicion të prokurorisë pamjet filmike të kamerave të sigurisë, ajo që bën përshtypje është gatishmëria e Veliajt, i cili ka shfrytëzuar rastin duke i dhënë një goditje Saimir Tahirit. Tashmë është konfirmuar që me pajisjen janë kryer përgjime të paligjshme dhe Veliaj dyshon se edhe ai mund të jetë përgjuar nga Tahiri, i cili e sheh si rival në PS, që në momentin që Erion Veliaj mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Pavarësisht pretendimit të drejtuesve të repartit të forcave të posaçme se kamerat e sigurisë nuk punojnë, mësohet se hetuesit e prokurorisë kanë sekuestruar serverin pasi dyshohet se është ndërhyrë për fshirjen e tyre. Ky repart, është nga më të monitoruarit pasi agjentët e tyre, merren me vëzhgimin, ndjekjen, arrestimin e personave të kërkuar dhe që janë trajnuar sipas policisë me aparaturën e përgjimit “IMSI Catcher”.

Kamerat te forcat operacionale

Oficerët e policisë gjyqësore kanë zbarkuar dje në Drejtorinë e Forcave Operacionale ku kanë sekuestruar serverët e kamerave të sigurisë. Drejtuesit e saj kanë pretenduar më herët se kamerat atë ditë nuk funksiononin, por dyshimet janë se materialet e filmuara janë fshirë. Sipas prokurorisë, janë librat e regjistrit të hyrje-daljeve në repart, ato që provojnë se brenda këtij institucioni që ndodhet në zonën e njohur si “21 dhjetori” makina ku ndodhet e instaluar pajisja e përgjimit “IMSI catcher” figuron që ka hyrë në të paktën dy raste. Nga këqyrja e këtyre librave, rezulton se mjeti ku ndodhet pajisja është drejtuar nga shefi i IT-së së këtij reparti, tashmë i arrestuar dhe izoluar me masën e sigurisë “arrest shtëpie” Ention Xhelilaj. Ndërkohë si provë mbështetëse e këtyre librave të hyrje-daljeve, prokuroria ka marrë në dorëzim pamjet e kamerave të sigurisë së Bashkisë së Tiranës, ku vërehet makina në të cilën ndodhej pajisja e përgjimit. Ndërkohë, pasi ka sekuestruar serverin qendror të Repartit të Forcës së Posaçme operacionale në Policinë e Shtetit, Prokuroria ka hedhur dyshime se mund ketë pasur ndërhyrje dhe mund të jenë fshirë pamjet e kamerave të sigurisë së Repartit të Forcave të posaçme, duke hequr pamje të cilat mund të komprometonin pozitat e personave përgjegjës për përgjimet.  Bujar Muçaku

Më të lexuarat