BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Veliaj në Berat: Fondi i nxitjes së punësimit, u gjen punë personave në nevojë

Veliaj në Berat: Fondi i nxitjes së punësimit, u gjen punë
Pas Gjirokatrës, Lezhës dhe Vlorës, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj, ishte sot në Berat për t’i uruar “Punë të mbarë” 60 zonjave të punësuara në kompaninë fason “Berat Konfeks”, si pjesë e programeve të Fondit të Nxitjes së Punësimit.
 
“Ato para nga taksat që ne po ia ofrojmë bizneseve nëpërmjet Fondit të Nxitjes së Punësimit, shkojnë në ndihmë të njerëzve nevojtarë, të cilët bëjnë një punë shumë më fisnike se sa dërdëllitjet e përditshme nga zyra e Shqupit. Për të gjitha ato deklarata, përgjigja jonë është me punë dhe jo me llafe”, deklaroi z. Veliaj pasi u takua me përfituesit konkretë nga fondi i punësimit.
 
Sipas ministrit Veliaj, programet e Fondit të Nxitjes së Punësimit janë të rëndësishme pikërisht pse punësohen njerëz, të cilët njëkohësisht dalin nga skema e Ndihmës Ekonomike dhe angazhohen në punësim real. “Skema e Ndihmës Ekonomike është diçka e përkohshme për të përballuar një situatë të vështirë. Por, mënyra e vetme për të jetuar me dinjitet është puna”, tha ai.
 
Nga ana tjetër, ai kujtoi se në vjeshtë do të fillojë edhe shpërndarja e fondit prej 5 milion dollarësh, si pjesë e paketës fason, e cila do të jetë ekskluzivisht për biznesin fason.
Fondi i Nxitjes së Punësimit në Berat ka financuar 5 biznese me rreth 20 milion lekë të reja, nga e cila kanë përfituar 155 punëkërkues të papunë. Kompania “Berat Konfeks” e ka filluar aktivitetin e vet prodhues për prodhim, përpunim dhe ambalazhim produkti të konfeksioneve në vitin 2003 me 40 punëtorë. Sot kompania ka kontrata të sigurta pune me firma të njohura europiane si "Liabel", "D.C", “Original Marines" dhe "Coop".
 

Më të lexuarat