BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Vjedhja e Bankës së Shqipërisë vë në lëvizje Arvizu, ambasadori i përcjell Prokurorisë dhe Parlamentit çështjen Fullani

Vjedhja e Bankës së Shqipërisë vë në lëvizje
Megaskandali i vjedhjes së 7 miliardë lekëve në Bankën e Shqipërisë, ka marrë karakter ndërkombëtar. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vënë në lëvizje pas një ngjarjeje të tillë që ka shokuar opinionin publik dhe pas debatit për shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, dje në orët e para të mëngjesit ka takuar guvernatorin Fullani në zyrën e këtij të fundit. Takimi i Arvizu me Fullanin vjen në një moment kur shoqëria civile dhe disa deputetë kanë kërkuar dorëheqjen e Fullanit dhe të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, duke i bërë përgjegjësit kryesorë për vjedhjen e thesarit, për mënyrën se si kanë menaxhuar funksionimin e këtij institucioni në shmangien e këtij skandali. Pas takimit që zgjati përreth 1 orë, ambasadori Arvizu në një prononcim për mediat, ia përcolli Prokurorisë dhe Parlamentit çështjen Fullani. Gjithashtu, Arvizu theksoi se hetimet janë shumë të rëndësishme aktualisht, për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të dalë në pah përgjegjësitë. “Ka procedura për këtë, ai është Guvernatori i Bankës, por është bordi, është një mekanizëm mbikëqyrës, Parlamenti ka një rol. Nuk është diçka që më takon mua të vendos, nuk besoj se është një vendim që i takon një personi të vetëm. Gjeja e rëndësishme është që banka të vazhdojë të operojë profesionalisht, zyrtarisht e pavarur në interes të vendit. Kështu që nuk është në pozicionin e SHBA që të adresojë këtë lloj problemi. Por mesazhi që SHBA kërkon të japë është se stabiliteti i vendit është shumë i rëndësishëm, njerëzit janë kuptueshëm të mërzitur. Mua më duket se ka një proces që po vepron, së pari duke adresuar akuzat kriminale, por edhe në tërësi për të rregulluar procedurat dhe populli do të ketë besim te banka”, u shpreh ambasadori Arvizu.
 
Shifra e vjedhur, e vetëraportuar
 
Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, tërheq vëmendje se shifra e vjedhur është vetëraportuar nga Banka e Shqipërisë. Kështu, Arvizu hedh dyshime se kjo shifër nuk është reale. Ai thekson se në këto momente është shumë i rëndësishëm stabiliteti i bankës ndërsa hetimet të vazhdojnë. “Vjedhja e Bankës është një çështje serioze, është e rëndësishme të rikthehet besueshmëria në operacionet e brendshme të bankës, mbikëqyrjen e brendshme dhe aftësitë e tyre. Dua të theksoj se vjedhja është vetëraportuar. Është e rëndësishme të kujtojmë disa gjëra. Së pari është një hetim në vazhdimësi për krimin pasi jemi përballë një çështje serioze. Së dyti, janë problemet e kontrolli të menaxhimit të brendshëm. Kjo ngjarje nënvlerëson rëndësinë e asaj se çfarë ndodh në kontrollin e brendshëm dhe kjo bankë funksionon në bazë të modeleve të bankave perëndimore dhe ka marrë praktikat më të mira nga bankat e tjera. Por dukshëm sistemi mund të përmirësohet, kjo është e rëndësishme për të parë në të ardhmen. Së treti, është normale që ka implikime politike të brendshme, por Banka e Shqipërisë ndërvepron me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, BERZH dhe shumë banka të tjera. Stabiliteti i Bankës është shumë i rëndësishëm ndërkombëtarisht, siç është i rëndësishëm për rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare”, u shpreh Arvizu.
 
Fullani kërcënon mediat: Nuk jap dorëheqjen nga BSH
 
Pavarësisht se vjedhja në Bankën e Shqipërisë ka tronditur edhe ndërkombëtarët, Guvernatori Ardian Fullani, me papërgjegjshmërinë dhe paturpësinë kërcënon mediat për akuzat ndaj tij. Ai ka deklaruar se nuk jep dorëheqjen, pasi cënohet stabiliteti bankar. “Në këto ditë dhe javë kanë qarkulluar shumë të pavërteta. Të pavërteta që më kanë prekur mua, familjen time, fëmijët e mi. Unë punoj prej 40 vitesh dhe në këto 4 dekada, kam pasur mjaft pozicione të rëndësishme, në sektorin publik dhe atë privat, të cilat jo rrallë më kanë vendosur në qendër të vëmendjes mediatike. Karriera ime nuk fillon dhe as mbaron në Bankën e Shqipërisë. Ju siguroj, që s’do të lejoj asnjë spekulant të njollosë emrin tim. Interesi i bankës, ka dominuar mbi të gjithë. Në këtë kuptim, përkundrazi, vijimi im si guvernator i bankës është tregues përgjegjshmërie në raport me rolin që ka ky post në garantimin e sistemit bankar dhe sigurimit të pavarësisë së bankës qendrore”, është shprehur Fullani.
 
Paloka ironizon Fullanin: Po qëndron për “stabilitetin bankar” 
 
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ironizon deklaratat e Guvernatorit Ardian Fullani mbi qëndrimin në këtë detyrë për shkak të garantimit të stabilitetit banker. “Pas intervistës të Guvernatorit, shpreh veçse mirënjohje dhe falenderim për “sakrificën” që po bën duke ndenjur në detyre e duke “garantuar se stabiliteti i sistemit bankar është shumë i rëndësishëm me qëllim që njerëzit të kenë besim tek bankat!!! Kur u vodhën 7.3 milionë dollarë tonat, të shqiptarëve a thua se nuk ishte ai Guvernator!! Më mirë të mos lodhet e të sakrifikojë kaq shumë, se ndryshe do fillojnë shqiptarët të protestojnë jo “Fullani ik”, por “Fullani rri”!!! “Rilindja” u more e vazhdojnë të merren me shampanjën e djalit të Fullanit, Erikut, dhe jo me kostumet e kryeministrit 5 mijë euro, që gjithë jetën ka marrë rrogë 1 milion lekë”, shkruan Paloka në një koment në rrjetin social.
 
Braçe: Fullani s’ka kryer detyrën, fajtor për vjedhjen e bankës
 
Deputeti i PS, Erjon Braçe, deklaron se moskryerja e detyrës nga ana e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, dhe ka garantuar moszbulimin e saj për 4 vjet. Duke iu referuar deklaratës së Fullanit se nuk jep dorëheqje pasi nuk mban përgjegjësi ligjore për skandalin e vjedhjes, Braçe interpreton ligjin për Bankën e Shqipërisë dhe kompetencat e detyrat e guvernatorit. Sipas Braçes, është tërësisht përgjegjësi e administrative e ligjore e guvernatorit, vjedhja në Bankën e Shqipërisë. “Unë i referohem vetëm ligjit! Ky është neni për statusin, detyrat dhe përgjegjësitë e guvernatorit: Guvernatori vepron si drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i Bankës së Shqipërisë, i ngarkuar për mbarëvajtjen e veprimtarisë së përditshme të Bankës së Shqipërisë. Në rast se guvernatori mungon ose është në pamundësi për të vepruar, zëvendësguvernatori i parë vepron në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv të Bankës së Shqipërisë”, thotë Braçe.
 
Ndoka: Fullani po bashkëpunon me drejtësinë
 
Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, gjykon se Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani është një Guvernator i klasit europian dhe se ai është duke bashkëpunuar me drejtësinë në këto momente, për të dhënë dorëheqjen pikërisht pas përfundimit të tyre. Duke bërë një analizë të dorëheqjeve të politikanëve shqiptarë dhe atyre europianë, Ndoka ka bërë një analizë të rasteve dhe rëndësisë së momentit dhe ka vlerësuar sesa larg qëndrojnë ato nga njëra-tjetra. Pikërisht, duke bërë këto dallime dorëheqjes, ai shpreh bindjen fund e krye se Fullani i përket njerëzve me integritet të lartë moral dhe me kulturë e edukim europian. “Më mirë një dorëheqje për moral apo një qëndrim në detyrë si detyrim ligjor? Precedenti Fullani nuk është i pari, as në Shqipëri, as në rajon. Raste të ngjashme kemi shumë, madje disa kane mbetur edhe si filma të pëlqyeshëm nga publiku. Në raste të tilla në Europë, guvernatorët nuk kanë dhënë dorëheqjen, por kanë bashkëpunuar me sistemin e drejtësisë”, shkruan Ndoka në Facebook. Eneida Jaçaj
 

Më të lexuarat