BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Vjedhja në Bankën e Shqipërisë, Braçe thërret Fullanin në Parlament

Vjedhja në Bankën e Shqipërisë, Braçe thërret
Ditën e mërkurë është kërkuar paraqitja në një seancë të posaçme e guvernatorit të Bankës Qëndrore Ardian Fullani për të dhënë informacion lidhur me vjedhjen e disa milionave dollarë nga Thesari. Kërkesa për paraqitje është bërë nga deputeti socialist dhe njëherësh Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe.
 
Mësohet se zoti Braçe ka nisur të martën një shkresë zyrtare duke shfrytëzuar hapësirat ligjore që parashikojnë varësinë e bankës nga Parlamenti si dhe faktin qe Inspektoriati i Përgjithshëm i Bankës Qëndrore i cili ka për detyrë pikërisht kontrollin e brendshëm emërohet nga Parlamenti.
 
Vjedhja në thesar u denoncuar nga vetë Banka por fakti që punonjësi i saj Ardian Bitraj ka rrëfyer se ka tërhequr para në mënyrë të vazhdueshme për katër vjet me radhë ka ngritur shumë pikëpyetje për funksionimin e mjaft hallkave dhe strukturave të Bankës.
 
Ndërkohë mësohet se nga ana e tij guvernatori i përgjithshëm Ardian Fullani ka urdhëruar ngritjen e dy komisioneve që do të bëjnë verifikimin dhe inventarizim e kasafortës që ndodhet në qendrën së emisionit të parave.
 
Ndërsa Prokuroria e Tiranës ka kërkuar nga Bankat e nivelit të dytë që të bllokojnë llogaritë e të afërmve të dy personave të arrestuar deri tani për këtë megaskandal, Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia. Sipas këtij urdhri llogaritë e 20 të afërmeve janë kërkuar që të ngrihet nga bankat,deri në sqarimin e burimit të këtyre parave. Mes personave të cilët i janë bllokuar llogaritë janë fisi më i afërt i Bitrajt dhe Bruzia si vëllezër,motra, kushërinj të parë dhe të afërm të tjerë. Gjithashtu Prokuroria ka kërkuar nga Banka e Shqipërisë listën me emrat e të gjithë punonjësve të qendrës së emisionit të parave,e cila ndodhet në Linzë të Tiranës.
 

Më të lexuarat