BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Vjedhja në BSH, Fullani mbledh sot Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë për ndarjen e përgjegjësive

Vjedhja në BSH, Fullani mbledh sot Këshillin Mbikqyrës të
Pas vjedhjes së 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë, Guvernatori Ardian Fullani pritet të mbledhë sot Këshillin Mbikqyrës, ku do të diskutojnë mbi përgjegjësitë që u takojnë mbi këtë ngjarje të turpshme. Guvernatori do të zhvillojë një takim me tre anëtarët e Këshillit Mbikqyrës të Bankës, për herë të parë pas tre javësh nga zbulimi i aktit të krimit. Mbledhja do të fokusohet në një analizë të përgjithshme të funksionimit të Bankës së Shqipërisë, me synim evidentimin e çdo shkelje apo përgjegjësie që përfundoi me skandalin e vjedhjes së rreth 713 milion lekëve në dikasterin më të lartë financiar në vend.
 
Kjo mbledhje vjen dhe si presion i politikës, ndonëse në qëndrimet e saj ka qenë e ndarë, ku një pjesë bën përgjegjës Këshillin Mbikqyrës duke përjashtuar Guvernatorin, një pjesë tjetër fajëson Guvernatorin ndërsa pjesa elitare e politikës hesht, duke e lënë këtë ngjarjen në rrjedhë të natyrshme. Mbledhja pritet të zhvillohet në debate të forta, kjo e reflektuar dhe në deklarata publike të disa prej anëtarë të Këshillit Mbikqyrës. Ermelinda Meksi, në përgjigje të kërkesës politike të Kryetarit të Komisionit parlamentar të Sigurisë Spartak Braho, ka lënë të kuptohet se përgjegjës për këtë skandal është Guvernatori Ardian Fullani dhe jo këshilli Mbikqyrës.
 
Sipas saj, Guvernatori dhe Zv.guvernatorët janë punonjës me kohë të plotë në Bankën e Shqipërisë si administratore dhe përgjegjës për Bankën dhe kanë detyra ekzekutive, ndërsa anëtarët e tjerë të Këshillit Mbikqyrës janë “par-time” në këtë funksion duke ushtruar detyra joekzekutive. Gjithashtu, Meksi ka theksuar se me dorëheqjen e anëtarëve të Këshillit nuk do të zgjidhet situata, madje sipas saj do ta fuste institucionin monetar qendror në një ngërç institucional, duke e lënë pa kuorumin e nevojshëm për marrjen e vendimeve aq të nevojshëm kurdoherë, sidomos në situatën aktuale.
 

Më të lexuarat